At Zef (Giuseppe) Valentini (1900-1976) – Shqiptarët

At Zef (Giuseppe) Valentini (1990-1976)

At Zef (Giuseppe) Valentini (1990-1976)

Zef (Giuseppe ) Valentini (1 Korrik 1900-16 Nentor 1979)

Giuseppe Valentini (shqip Zef Valentini) (Padova, 1 korrik 1900 – Milano, 16 nëntor 1979)
ka qenë prift jezuit, albanolog italian dhe profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe
Universitetin e Palermos…
*** 
“At Valentini mbrriti në Shqipní në shtatorin e vjetës 1922.
N’at muej t’âmbël e të praruem vjeshtor,
Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtësinë e rrugëve të saj gjarpnuese,
rrethue me gjethet e zverdhuna të lulvileve n’agoní e me aromat e fshehta
që asokohe vërshonin prej s’mbrendshmi në rrugë,
tue ardh’ prej matanë mureve të nalta t’oborreve të mbylluna”…
Ernest Koliqi

***

“Shqiptarët janë nji popull i çuditshëm.
Të huejve u duket se kanë nji tânsí ligjesh e parimesh qi kundërshtojnë njena-tjetrën,
konflikte të pashërueshme, grindje të mbrendshme ku ndryshimet fetare,
rajonale dhe kulturore,nxisin impulse të papërmbâjtshme shkatrruese,
mirëpo mbas ksaj, kur bâhen gati të shprehin nji gjykim negativ
mbî mundsitë e mbijetesës kombtare, vrejmë se si shpërthen papritmas
prej thellsive të shpirtit të tij nji ndjenjë e fortë vllaznimi qi të shtang e të magjeps…”.
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Aforizma e ditës  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook