back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

At Shtjefën Gjeçovi O.F.M. nga Fritz Radovani

Gazeta

At Shtjefen Gjeçovi (1874-1929)
At Shtjefen Gjeçovi (1874-1929)

At  Shtjefën  Gjeçovi O.F.M. nga Fritz Radovani

At  Shtjefën  Gjeçovi ka lé
140 vjetë ma parë (1873)

Kanuni i Lekë Dukagjinit
Asht botue 80 vjet ma parë (1933)

At  Shtjefën Gjeçovi
në vitin 2014 ban 85 vjetë,
që e vranë tradhëtarët…

Kanuni i Lek Dukagjinit
Kanuni i Lek Dukagjinit

Vllazën e Motra Shqiptarë!
Në prag të 85 vjetorit të vrasjes së Martirit
dhe dijetarit të madh të trojeve tona Shqiptare,
të gjithë Bashkatdhetarëve që kanë humbë
njerzit e tyne të dashtun e të shtrenjtë,
u drejtoj këtë thirrje: Falni Gjaksorët…!

Kuvendoni pranë atyne oxhakëve të nderuem
dhe rreth sofrave bujare si vllazën…
dhe falni gjaqet!

Ju lutem, dueni flamurin e Gjergj Kastriotit!
Ndër ato male janë çerdhet e shqipeve!
Jepni besën e burrave si asht kenë zakoni!
e mos u ngujoni bre burra, t’atyne bjeshkëve…
Mos ia bani qejfin hasmit tuej shekullor…!

Shqipnia e shumvuejtun kurrë,
kurrë, asnjiherë s’mund të rindertohet
pa faljen dhe pajtimin tuej!

Gjergj Fishta, Karl Prennushi, Justin Rrota, Shtjefen Gjeçovi
Gjergj Fishta, Karl Prennushi, Justin Rrota, Shtjefen Gjeçovi

Ja, çka u tha para pushkatimit At Mati Prennushi,
një vlla i At Shtjefën Gjeçovit,
vrasësve të vet, sllavokomunistë,
në Zallin e Kirit të Shkodrës:
“Jam i pafajshëm,
po vdes në krye të detyrës s’eme.
Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa,
Rrnofshin katolikët, Rrnoftë Shqipnia.
Ua baj hallall gjyqit dhe ata që do të shtijnë
mbi trupat tonë të pafajshem.”
(arkivi M. P. Mbrendshme, Tiranë, dosja 1302)

Klerikë shqiptarë të të gjitha besimeve!
U prini, i drejtoni dhe i ndihmoni edhe ju,
shoqatat e grupet atdhetare,
që do të punojnë per faljen
dhe pajtimin e gjaqeve në vitin 2014!

Ju lutem nana, motra e vajza me futa të zeza…
Hapni rinisë dyertë e ngujueme ndër shula…!
Fëmijët kanë nevojë per me mësue
dhe me luejtë…
Banje kët vepër atdhetare e fetare në vitin 2014,
në vitin e 85, të vrasjes së martirit
At Shtjefën Gjeçovi!

Kujtoni, ju lutem, nga At Fishta:
“Prandej, o zot, prej qiellet
ti priri sytë mbi né,
e ban që puna t’kthjellet,
si asht mirë për atme e fé…
e gjaku i këtij meshtarit
t’ kjoftë falë për komb t’shqiptarit.”
1914, (mbi vorr të At A. Paliq, ofm.)

Me respekt e shpresë… autori
Melbourne, 24 dhjetor 2013.

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.