Arsyet e nji mungese – nga Ernest Marku

Ernest Marku

Ernest Marku

Arsyet e nji mungese

nga Ernest Marku

Në 150-vjetorin e dhuratës së Zotit për shqiptarët, nuk kiem hala të denjë për te.
Shumë kombe ma të mdhej e ma të fuqishem se na, nuk e paten fatin e nji dhurate të tillë. Grekët antikë paten Homerin, romakët Virgjilin, italjanët Danten, gjermanët Gëten, anglezët Shekspirin, zviceranët Shilerin, spanjollët Servantesin, indianët Rabridanath Tagoren, kinezët Konfucin, tibetianët Budën, rusët Tolstoin e Dostojevskin, francezët Balzakun, malazeztë Njegoshin dhe… ne patëm Gjergj Fishtën.
Na 50-vjeçarët e ma nelt, nuk kena m’e pasë shansin m’e pritë 200-vjetorin e Lindjes. Ky kje rasti jonë dhe na dështuem. Unë dështova. Ai na msoi me kenë shqiptarë. Ai na bani krenarë. Kurse na dështuem. Ndoshta për me tregue pse bate mirë edhe kur na fshikullote me sarkazëm, tue na vue n’bisht t’Lahutës. Dështuem t’perpjetës s’Parnasit.
.
Fëmijë të Klubit të Letrave “Ndoc Gjetja” Lezhë, në përkujtim te 150 vjetorit të Gjergj Fishtës

Fëmijë të Klubit të Letrave “Ndoc Gjetja” Lezhë,
në përkujtim te 150 vjetorit të Gjergj Fishtës

1.Unë dështova dhe na dështuem në shpalljen e vitit të Fishtës. Ky vit ishte 30 dhjetor 2020 – 23 tetor 2021, por qeveria shqiptare nuk e pa t’arsyeshme nji gjà të tillë.
Përkujtime pati gjithandej, por pa nji krye a nji logjikë organizative.
2.Unë dështova dhe na dështuem si Klubi i Letrave “Ndoc Gjetja” Lezhë. Dikush gjeti kohën e gabueme për me u dorhjekë, dikush tjetër quejti ma të randsishëm faktin se kush nuk duhej me u ba kryetar, nji tjetër hezitoi ma shumë se duhej për t’u ba. Të tjerët kien e mbeten kalimtarë. Unë dështova për me ruejtë ekuilibrat.
3.Unë dështova dhe na dështuem si Bashki Lezhë, për me afrue shoqninë civile në nji përkujtim të përbashkët letraro-artistik. Mndyra ma e keqe për me ba dishka, asht me i ra gozhdës kur tjetri i bjen patkoit. Mndyra ma e mirë për me zhvlersue nji vlerë, asht m’e nderue bashk me vlerat e zakonshme apo edhe me antivlerat. Unë dështova për me negociue. Nuk ruejta koherencë dhe gabova me 27 dhjetor 2020.
4.Unë dështova dhe na dështuem për me terhjekë vëmendjen e mediave drejt ksaj ngjarje. Unë dështova në promovimin e Fishtës.
Dikush mundet me thanë se nuk u ba nami. Dikush tjetër se boll bame apo se ja kalueme krejt mirë. Dakort. Nuk e kanë të tanë merakun tem. E teprova? Ndoshta… Por askush tjetër nuk kie ma afër shpirtit të tij, kto katër vjet studime e promovime. E ndjeva forcën, por edhe dhimbten e shpirtit të Tij. Dhimbta e tij u ba dhimba jeme… Nuk pres me m’kuptue.
Shka me ju thanë tjetër?!…
Jeta vazhdon…
Thrras kohën në ndihmë… me m’largue dhimbten!
.
Marrë nga muri i Fb i Ernest Markut, 23 tetor 2021
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook