Armiqësia e Ministrisë së Arsimit me Havzi Nelën… dhe jo veç me të – nga Altin Meçja dhe Jozef Radi

Busti i Havzi Nelës (1934-1988)

Busti i Havzi Nelës (1934-1988)

Armiqësia e Ministrisë së Arsimit me Havzi Nelën,

dhe jo vetëm ndaj tij…

nga Altin Meçja dhe Jozef Radi

Altin Meçja – Status i datës 22 shkurt 2022
Shfletova tekstet e letërsisë nga klasa e VI deri në klasën e XII në gjimnaz… Asnjë poezi nuk gjeta të Havzi Nelës, poetit të lirisë i pushkatuar nga regjimi komunist…
Por më e keqja ishte se kur pyeta katër (4) mësues të letërsisë, më dëshmuan se nuk e njihnin.
Më vinte të qaja, sa fillova këpusja thonjtë nga inati!
Nuk ka ngelë zhgarravinë komuniste pa u botuar në tekstet shkollore, apo promovuar në media.
Komunizmi tek në është mentalitet, sepse ne jemi një shoqëri parazite dhe kotherexhij serialë.
Marrë nga Muri i Fb nga Altin Meçja, me 22 shkurt 2022

Havzi Nela me kostum popullor

Havzi Nela me kostum popullor

Jozef Radi – shënim në faqen e Altin Meçjes
Ky është ai produkti real i demon-kracisë! Ky është krimi më i madh i ketij pushteti 30 vjeçar, po edhe i gjithë shoqatave të lehësve publikë, edhe i gjithë një shoqërie që ka bërë në paqe me krimet e djeshme dhe në superkrimet e e sotme… Kjo është ajo politika sistematike e rrënimit të vlerave të një kombi që është i xhveshur nga çdo moral dhe çdo e vërtetë hiistorike… Kjo është ajo kambanë alarmit që ky pushtet i ka shkulur gjuhëzën e klithmës që rri pezull mbi të nesërmen… E pra ky është turp i përbashkët, po më së shumti i atyre që kanë marrë përgjegjësi për t’i shërbyer këtij vendi që doli nga diktatura më e egër e lindjes e që sot bën shoë me dramat e vuajtjes gjysëmshekullore…
Marrë nga Muri i Fb nga Altin Meçja, me 22 shkurt 2022

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook