Apropos Mehmet Gjevori nga Hazir Gashi

Mehmet Gjevori - mesues

Mehmet Gjevori – mesues

Apropos Mehmet Gjevori

nga Hazir Gashi

Sa mirënjohës ju jemi Beqir Kastratit,
Mehmet Gjevorit, Tajar Hatipit e shumë mësuesve (200)
pishtarë të arsimit në Kosovë, që me urdhër të atëhershëm
ministrit të arsimit të Shqipërisë Ernest Koliqi, në vitin 1941,
erdhën dhe mbetën në Kosovë!
Sa injorantë, sa primitivë dhe sa mospërfillës
u treguan institucionet dhe pushtetet e Kosovës së pas luftës së fundit,
në respektim dhe kujtim të këtyre kolosëve të arsimit në Kosovë!
Flamur Goranci (fb)

Prizren - 13 korrik, 1941 Rreshti i parë në këmbë, i katërti majtas, Kryetari i misionit, Ali Hashorva

Prizren – 13 korrik, 1941 Misioni i mesuesise ne Kosove,
Kryetari i misionit, Ali Hashorva

Para tre-katër vitesh pyeta në rrjetin social facebook miqtë e mi si në mahi, se a e dinte kush se kush ishte Beqir Kastrati? Edhe pse shumicën e miqve i kam bashkqytetarë nga Prishtina e shumë edhe moshatarë e më të vjetër se unë, prapseprap nuk mora as edhe një përgjigje të vetme!

U befasova dhe qebesa edhe u dëshpërova, por e lashë të ikë dëshpërimin pa e ba më të madh se ishte për mu personalisht!
-Sot kur pashë pamjet e intervistës së vjetër të Jeta Xharës me Mehmet Gjevorin, m’u kujtua ky episod dhe ftyra e plakut të kërrusur siç e kam në mendje që nga koha e mësimit në shkollë fillore e të mesme, më dual përpara!
E ndjej veten të lumtur, me fat e krenar që kam pas mundësinë si fëmi ta njoh pak atë pionier të arsimit shqiptar në Kosovë! Beqir Kastrati ishte një nga 200 mësuesit e famshëm që erdhën në Kosovë me urdhër të Mehdi Frashërit, për të hapur e ndërtuar bazamentin e mësimit dhe shkollimit në gjuhën shqipe!

Koliqi - Camaj - Maloki

Koliqi – Camaj – Maloki

Një hap i madh e revolucionar për atë kohë, për një popull të zhytur në varfëri e të shtypur kombtarisht në shekuj nga pushtuesi turk e në dekada të tmershme ekzistence nën e nga regjimi serbosllav!
Beqir Kastrati, që ishte shok banke në shkollë i Migjenit tonë të madh, kishte dhe rrezatonte një kulturë, dijeni dhe njerëzi që rrallë herë e kam parë e kam ndie tek njerëzit më pas në jetën time!
Fjalët dhe këshillat dilnin si sheqer nga goja e tij! Ai ishte Bibliotekist gjatë viteve të fundit të punës në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë dhe më pas poashtu vullnetarisht e pa pagesë mbante Bibliotekën e shkollës së Kulturës (Normale) në Prishtinë!
Mua nuk më ka dhënë mësim, por kam mbajtë kujtimin për te edhe nga fjalët e bijës së tij, Arsimtares së Gjeografisë, Zonjës Lirije Kastrati!
-Po i përmend me mall e respekt këta emra sepse ishin të mëdhenj si njerëz e viganë si mësues! Po i përrmend se kur po i shoh e vërej mësimdhënësit e sotëm po më duken si nxënës të këqinj të klasës së parë fillore! E sot, emri i këtij pishtari të arsimit shqip në Kosovë, nuk përmendet kund dhe nuk kujtohet as nuk përkujtohet me emër e ndonjë monument historik! Dhe mu këtu qëndron mjerimi dhe tragjedia jonë shoqërore e kombtare! Mu këtu qëndron mizerja jonë kulturore e arsimore! Mu këtu qëndron arsyeja e PISA-s sonë! Mungesa e respektit, mirënjohjes dhe përcjelljes e përhapjes së njohurive mbi të kaluarën tonë na tregon e dëshmon se çfarë njerëzish jemi ne!

Mësuesit e parë shqiptarë në Tetovë (1941-1944)

Mësuesit e parë shqiptarë në Tetovë (1941-1944)

Në një shtet me traditë kulture e qytetarie si Franca, edhe personaliteteve negative u ngritën monumente për t’u dëshmue gjeneratave të ardhshme të kaluarën e tyre kombtare e në vendin tonë, as pishtarëve të parë të arsimit nuk u ngrehim përmendore, as monumente dhe u harrojmë emrin krejt!
Këta jemi ne!
Për fat të keq e për turpin tonë!
Marre nga https://www.ballikombetar.info/2016 (21 dhjetor 2016)

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook