back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

“Andrrimi i nji kroni…” nga Lazër Radi (“Normalisti” prill 1936)

Gazeta

Lazër Radi 1940
Lazër Radi 1940
“Një dhuratë e veçantë për Jozef Radin!
Një shkrim i babës së tij, i vitit 1936, te gazeta Normalisti,
kur ka qenë nxanës i Gjimnazit të Shkodrës…”
Agim Morina

“Andrrimi i nji kroni…”

nga Lazër Radi (“Normalisti” prill 1936)

Lazer Radi - Revista "Normalisti", prill 1936
Lazer Radi – Revista “Normalisti”, prill 1936
Porsi në nji prendim triumfues shuhen dalë-nga-dalë tringujt e kumbonve dhe në qiellin e kaltër nuk u mbetet as ma e vogla gjurmë, sepse flladi i dërgoi në të pasosun; njashtu acarija dimnore largohet tue i lëshue vendin lumnís prendverore: e gjeth, e lule, e kangë, e erna, e haré kumbojnë në të katër anët e rruzullimit…Dola me shetitë…
N’ograjën ma të kandshme, nën hijen e pemës lulzueme rrinte blegtori e tue i ra zamares gëzonte ambëlsin predverore…
Prej pemës së gjelbrueme buçitte kanga e mrekullueshme e bylbylit. Kjo syrenë shprehej me hov lyrik e me nji melodi gjithherë të ndryshme… Para kësaj symfonije qiellore çdo gjâ binte në fashë… Natyra merrte frymë mâ hovshëm dhe ndigjonte me vërejtje të madhe… Qielli sikur ulej për të kuptue diçka nga ajo poezi e këndueme prej poetit të mëshefun në mes të lumnis: në gjiun e pemës së lulzueme… Por, bylbyli këndonte… e këndonte…
Aromat ma te kandshmet, në shêj evarijet, naltoheshin drejt horizonteve të kaltëra. Kjo erë e lumnueshme dilte prej luleve të natyrshme të krijueme për nji paralajmim gëzimi, lumnije dhe shprese… ishin vjollcat të cilat mbulojshin shtigje, ograja e kodrina të blerueme…
Ndigjohej edhe nji gurgullimë e kronit, i cili rrjedhte ambëlsisht në mes të pyllit. Siç duket… këndonte andrrat e vdekuna… i këndonte zanës të cilën dimni ia kish dbue… me shpresë, po, me shpresë të madhe këndonte dhe pritte që t’ia shofi rishtas fëtyrën e ndritun… e pritte… e pritte tue pshërti dashunisht…
Me dritë argjanti agimi i shpërndau retë e murrme prej horizontit… Dallëndyshat me flatrat e njoma çojshin ajrin e freskët te mëngjesit…
Ndërkaq ndij pranë meje nji baritje të lehtë… zgjohem trembshëm, shikoj:
– Jam Prandvera, më tha …
Atbotë, oh! sa me gëzim ia nisën kangës currilat: bylbylat këndojshin lumnisht; blerimi dhe lulzimi mbuloj pyje dhe orgraja… Kroni nuk andrron ma… sepse… zana me kambë argjanti e fëtyrë kristali erdh me e përshendet…
“Bashkë me të vobegtit Prendvera buzqesh”
(Revista “Normalisti”, Viti VII, prill 1936, Nr. 4, 22-23)
Marrë nga muri i Fb i Agim Morinës, 3 shtator 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.