back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Albanët e Kaukazit dhe Përplasja e Albanologëve nga Altin Kocaqi

Gazeta

Jakob Philipp Fallmerayer
Jakob Philipp Fallmerayer 

Albanët e Kaukazit dhe Përplasja e Albanologëve

nga Altin Kocaqi

Albanët e Kaukazit janë një histori e cila në vendin tonë nuk është studiuar siç duhet ndaj edhe në mënyra nga më të ndryshmet verbale i përqasën si paraardhësit tanë. Sot shumë studiues mundohen të na përqasin me Albanët e Kaukazit, por kjo nuk është mbështetur në ndonjë studim shkencor, i cili do të zbardhte të gjitha detajet.
Në librin e Panajoti Kupitorit, “Studime Shqiptare”, kjo çeshtje ze një hapsirë të konsiderueshme duke përmendur e gjykuar të gjitha të dhënat e njohura deri atëhere, pra 1879.
Po si qëndron e vërteta shkencore?
Ceshtja e gjuhës shqipe dhe e prejardhjes së saj ka provokuar prej kohësh studime të ndryshme  përreth autoktonisë në trojet tona.
Të parët ishin studiuesit e kishës katolike, Le Qouinn dhe Asemmani, ata.. që për t’iu kundërvënë autoktonisë sonë përhapën idenë se ne jemi pasardhës të Kaukazëve dhe i mbajmë këto troje pas shek. të VII e.s, pra, sipas tyre ne kemi ardhur në këto troje pak pas ardhjes së sllavëve. Këtë shkrim të tyre e përdor propoganda serbe dehe sot… ndërsa Tirana veç i bën tifo në mënyrë teë çuditshme.
Ndërkohë që albanologjia gjermano-austriake vërtetonte të kundërtën, se ne jemi autoktonët e vetëm në këto troje, në horizont shfaqet një shovinist grek i quajtur Jorgos Nikoklis. Ky krijon përplasjen e famshme të përbindashve të albanologjisë – përplasje që mohohet dhe lihet në harresë nga Tirana akademike!! Nikoklis i vërsulet Hahn-it  duke u munduar të rrëzojë çdo lidhje të shqiptarëve me lashtësinë…
Dorashkën  e hedhur nga Nikoklis, e ngre menjëherë Jakob Philipp Fallmerayer
dhe mohimit të autoktonisë sonë nga Nikoklis, i përgjigjet me botimin e tij “Elementi shqiptar në Greqi” duke rrëzuar në mënyrë shkencore gjithçka që pretendon Nikoklis dhe jo vetëm…

Harte e Kaukazit
Harte e Kaukazit

Fallmerayer me botimin e tij i tregon Nikoklis-it se ata që nuk egzistojnë në të vërtetë janë grekët. Në lidhje me egzistencën tonë në këto troje Fallmerayer-i e rrëzon Nikoklis-in me të dhënat nga Hartat e Ptolemeut, në të cilat shfaqet Albanopolis që në shek. II. Në këtë mënyrë Nikoklis del në pension, pasi rrezikonte të humbte më shumë nëse do të vazhdonte të ndihej më…
Por kjo përplasje-zinxhir e Albanologjisë – që injorohet në Tiranë – nuk ndalet këtu.
Filologu arvanitas Panajoti Kupitori i hyn debatit dhe pasi pranon pjesërisht Fallmerayer-in dhe nëpërmijet tij e injoron Jorgo Nikoklis-in, pra ai: Kupitori, nxjerr të dhëna nga antikiteti të cilat tregojnë se “lidhjet mes Albanëve të Kaukazit dhe Shqiptarëve egzistojnë jo në trajtën e lidhjeve të reja, por si lidhje ndërpellazgjike që nga prehistoria. Për Albanët e Kaukazit, ai nxjerr të dhëna nga Antikiteti që i tregojnë si Pellazgë dhe të shpërngulur nga Thesalia për në Kaukaz.
Personalisht, unë mendoj ashtu si Kupitori dhe shtoj se “alba” dhe “Albanë”  kishte në Romë dhe në Skoci… Këta rrjedhin nga popullsia pellazgjike paragreke dhe janë autoktonët e parë në trojet tona… (Material i marrë nga Muri i fb Altin Kocaqi, 30 janar 2015),

i cili gjatë komentesh e diskutimesh të gjata vazhdon: Miq, për kënaqësinë tuaj… një pjesë nga mënyra se si e shtron Kupitori çeshtjen e autoktonisë shqiptare…

Nga shumë e shumë analiza është vërtetuar se tetë janë bazat e treguese të gjuhës shqipe, greqishtja, latinishtja, gjermanishtja frengjishtja, sllavishtja, turqishtja, italishtja dhe greqishtja e re.
Gjuha e pellazgëve ose e grekolatinëve dhe emrit të ri “grekolatinëve” gjendet mbi të gjitha tepër e vjetër, origjinale, fillestare dhe partipike(prototipon), që egzistonte nga fillesat e etnisë. Brenda saj ajo shpreh gjallësinë dhe karakterin e saj të vjetër dhe etnik.
—-
145)Carlos O. Myller, Historia e filologjis greke, vepra I f 3, e përkthimit në greqisht.
146)Aristoteli, Meteor. libri I, kreu 14
147)Xylander f 317

Parësisht gjuha shqipe si e para dhe e ndjekur e detyruar nga gjermanishtja, në një pjesë e vogël e saj si edhe një pjesë akoma më e vogël nga frengjishtja. Ndërsa katër të tjerat i gjej të huaja dhe të prodhuara në kohë më të reja nga sllavishtja dhe turqishtja.
E para aspak e rrallë dhe dyta e përhapur shumë ndër Gegët, të cilat mbeten në këtë gjuhë nga pushtimi i Shqipërisë nga kombet me të njejtin emër: sllavët për më se 100 vjet dhe turqit për pese shekuj deri më sot. Ndërsa fjalët italiane dhe neogreke hynë paqësisht nga vendet me të njëjtin emër, nga shtegetarët e shpeshtë shqiptarë dhe se në vendet fqinje egziston përzierja dhe tregëtia me italianët. Ku ja vlen të përmendet se në këtë përzierje fjalësh mbizotrojnë Shqiptarët e Siqelisë, ndërsa fjalët neogreke nga Shqipetarët e Greqisë.
Gjithashtu gjindet dhe një pjesë e vogël e gjuhës latine në gjuhën shqipe jo nga familjariteti fillestar, por nga kohët e reja dhe të ndërfutura nga despotët brengosës romakë, të cilët për shekuj e zotërojnë Epirin dhe Ilirinë. Këto fjalë gjenden të pandryshuara në gjuhën shqipe ashtu si fjalët turke e sllave.
Parësisht të dhënat pellazgjike ose grekolatine dhe paragrekolatine që përbëjnë bërthamën dhe themelet e gjuhës shqipe, këto të dhëna ndërhyjnë jo veçorisht në kohët e mëvonshme, të ndara nga gjuhët greke e latine dhe të varura nga lënda e lloji, të përziera në rrënjën e fjalëve në fundoret e pjesës së fjalëve shqipe, si të pashqyera dhe të pandara nga parahistoria e pellazgëve ose grupit grekolatin, më parë se ky të ndahej në degët greke e latine dhe në dialektet e tyre.
Mbijetuan gjithashtu edhe tipe gjermanë e francezë në kohën që ky grup vepronte së bashku.
Kështuqë sipas mendimit tim gjuha shqipe është pellazgjishtja e shumvjetër ose grekoitalike e grupit grekolatin ose paragrekolatin si motra e parë e gjuhës së vjetër greke e latine. Të njëjta në lloj dhe në lëndë, të së njejtës rrënjë dhe trup, e njejtë me greqishten në lloj dhe në lëndë, ndërsa me latinishten lënda e fjalëve siç duket është e përzier me lloje të gjermanishtes dhe frengjishtes, për sa kohë bënte pjesë ky grup iafetik dhe indoeuropian i gjuhëve të së njejtës rrace e familje, ashtu si greqishtja e vjetër dhe latinishtja. Gjallesa dhe karakteri kryesor i gjuhës shqipe është pellazgjik ose grekoitalik, me një fjalë paragrekolatin.
Shqiptarët ishin rracë e shumë e vjetër ose grekolatine nga popujt grekolatinë, i cila u veçua para ndarjes në raca të Grekëve e Latinëve Autoktonë dhe banorë të atij atdheu të Shqipërisë së Europës vendbannime ku i gjeti vetë historia. Ne, nuk u mjaftuam me kaq, por morëm në shqyrtim dhe mendimet e të tjerëve.
Pamvarsisht fjalëve dhe përdorimit të tyre… kjo është rruga me e drejtë që na nxjerr të autoktonia jonë paragrekolatine = më parë se të dalloheshin veçmas grekët dhe latinët.

Veper e J. Rixter von Xylander
Veper e J. Rixter von Xylander

Gentjan Suli
Xylanderi nënvizon: “Fjalët e gjuhës shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga rrënja, i gjejmë edhe në gjuhët e tjera, si në greqishten e vjetër dhe greqishten e re (këtë e kam vërtëtuar), në latinisht, në gjuhët romane, gjermanishten e vjetër e të re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër…”. Xylanderi shton me tej se: “…prapashtimi i nyjes shquese dhe fleksioni i saj është më i zhvilluar se ne baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjenden në ndonjerën prej atyre gjuhëve të popujve që kanë ndikuar mbi shqipen. Gjithashtu shton se përputhjet me sanskritishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërta me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori. Të njejtën gjë vëren edhe Franc Bopp-i.

Altin Kocaqi
Von Xylander… sipas Kupitorit është ky!

Midis këtyre dy mendimeve të mësipërme, thuajse pas pak kohe, një vlerë të kundërt vendosi të sjelli Kalorësi J. Rixter von Xylander me një botim të vlefshëm deri më sot, ”Gjuha e Albaneve ose e Shqiptareve” (Die Sprache des Albanesen oder Schkipetaren, Frankfurt 1835)
Xylander nuk e mësoi gjuhën shqipe mes Shqiptarëve duke e dëgjuar atë dhe as që e pa këtë vend e këtë popull, por e mësoi gjuhën shqipe përmes Biblës dhe duke e studiuar atë. Njëkohësisht i mbështetur tek vepra e Leake asnjë gjë me rëndësi nuk do na kishte sjellë nëse nuk do ndeshej rastësisht me një kopje të përkthimit në shqip të Dhiatës së Re, e cila u botua në të dyja gjuhët, greqishten e re dhe gjuhën shqipe, nën përkujdesjen e kryepeshkopit të Evias Grigorit, në Korfuz më 1827.
Kjo gjetje e pashpresë dhe e pasur i dha çeshtjes një rrjedhë të përgjithshme e të re dhe e përtëriti atë për njohjen e gjuhës shqipe në një rreth më të gjerë dhe për zhvillimin e saj. Sepse Leibnic kishte në përdorim 100 fjalë shqipe, Thumani jo më shumë se 1200 fjalë shqipe dhe Leake rreth 2100, ndërsa Xylander edhe pse nuk kishte përpara vetes fjalorë e gramatika të njohura deri atëherë, ai i dha çështjes një drejtim të ri me bazën prej 3500 fjalësh
Xylander ishte filolog dhe njohës i hollësirave gramatike, përkujdesjen dhe ndërtimin e imazhit të vendit e të shqiptarëve, karakterin e etnisv dhe historinë e kohës dhe të shkuarës, e la tek të tjerët, ai vetëm mblodhi lëndën gramatike sipas të tretëve, i dalloi kritikën, dhe në mënyrë shkencore e rreshtoi dhe deri më sot në përgjithesi shumën e njohurive të perëndimit e vuri në jetë.
2 shkurt 2015

Fjalor Greqisht-Shqip i Panajot Kupitorit (Niko Stylos)
Fjalor Greqisht-Shqip i Panajot Kupitorit (Niko Stylos)

Panajot Kupëtori, (1821-1881)
ka qenë një shkrimtar Arvanit nga ishulli i Hydra. Ai studioi letërsi në Universitetin e Athinës dhe më vonë qe drejtor i një serë shkollash. Ai organizoi edhe një shkollë nate ku flitej gjuha arvanite. Kupitori është autor i “Meletai peri tis glossis kai tou ethnous Alvanias” (Studime për gjuhën dhe shqiptarët), botuar në Athinë më 1879. Ai ka publikuar një fjalor Greqish-Shqip, gjithashtu një abetare për gjuhën shqipe në 1879 dhe shkroi një fjalor etimologjik shqip, që s’është botuar ndonjëherë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.