back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Akrobacitë majmunore të politikës shqiptare – Profesor Luzaj i shkruan Presidentit Regan

Gazeta

Isuf Luzaj Cikago shkurt 1993
Profesor Isuf Luzaj – Chicago, shkurt 1993

Akrobacitë majmunore të politikës shqiptare

Profesor Isuf Luzaj i shkruan Presidentit Ronald Regan

Isuf Luzaj i ka shkruar Presidentit Amerikan Ronald Regan,
ku ndër të tjera Regani e pyet se: çfarë është e nevojshme në Shqipëri?!
Profesor Luzaj, i cili shërbente në Universitetin e Illinoisit,
i shpjegon me hollësi përmes kësaj letre.
Ishte pikërisht Presidenti Ronald Regan
ai që i dha Dekoratën më të lartë në USA: Profesor i Amerikës!
 
Profesor Isuf Luzaj (1913-2000)
Profesor Isuf Luzaj (1913-2000)

Ju kërkoj ndjesë ekselencë, që të keni durim të lexoni memorandumin tim pak të gjatë dhe të përgjigjem këtu pikës dytë të letrës tuaj, me 12 përgjigje: Ç’është e nevojshme në Shqipëri? – pyesni shkëlqesia juaj.

1.Në Shqipëri, pikë së pari është e nevojëshme, abrrogimi i konstitucionit komunist të viteve 1956.
2.Tërheqja e deklaratës që shteti shqiptar dhe populli janë ateistë.
3.Shpërndarja e Partisë Komuniste si aparat i shtetit.
4.Largimi nga detyra të oficerave, komandantë të ushtrisë e të komisarëvet politikë ndanë tyre.
5.Zhdukja e kooperativave dhe e kuadrovet të tyre.
6.Resturecioni pronarëvet atyre që e punojne dhe atyre që e kanë pasur para vitevet 1944.
7.Libreza e lirë, ndërmarrja e lirë tregtare, e çdo aktiviteti industrial-tregtar-agrar.
8.Dorëheqja dhe largimi i Ramiz Alisë si kryetar shteti dhe eleminimi nga çdo fuqi e Nexhmije Hoxhës, që në fakt është drejtore e policisë së politikës sekrete gjaksore, pa dalë ajo në shesh si fytyrë në aparatin e shtetit.
9.Zgjedhje të reja Pluri-partiak, si në USA, të kontrolluara në çdo lagje, katund e fusha e male nga Misioni asnjanës Ndërkombëtar i kryesuar nga personalitete Euro-Amerikane.
10.Lirija e mërgatës shqiptare, të qeverisë shqiptare në mërgim të hyjë në Shqipëri të mbrojtur nga departamenti i shtetit Amerikan që të kenë mbrojtje personale fizike, për arrestimin apo vrasjen e tyre misterioze siç është taktika e kancerit të kuq.
11.Radio-Televizioni i Tiranës më shërbim të inkondicionar të Partive demokratike brenda në Shqipëri dhe Partitë politike të mërgatës.
12.Akses në radio “Zëri Amerikës” për qeveritë shqiptare në mërgim t’i përkasë popullit shqiptarë të një procesi për një politikë shqiptare pluri-partiarke drejt lirimit të popullit nga diktatura e kuqe.
.
Ronald Reagan (1911-2004)
Ronald Reagan (1911-2004)
I ndershëm shkëlqesë,
Më falni që po zgjatem më tepër, por është e nevojshme të kini një pikturë të qartë për politikën shqiptare, sepse më falni, kërkoj ndjesë, politikanët amerikanë nuk i kanë njohur problemet e Europës, aq më pak problemet e të varfërit popullit shqiptar që është vetëm 3 milion banorë në një skutë të Ballkanit.
Pranimi i shtetit shqiptar nga bashkimi i lidhjes së Helsinkit, për të drejtat njerzore, është tragjikomedia më e turpshme e diplomacisë europiane është një krijesë e abortuar impotente, dhe me kriter anakronik. Historia nuk këthehet kurrë prapa. Trashëgimi terrorist i tragji-komedisë Enveriane, Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, synon në perpetuacionin e atij regjimi kanceroz, nën një maskë të qelqët si qeveri reformiste dhe si e qelqtë që është, lejon të shihet qartazi akrobacia majmunore e tyre për të mashtruar diplomacinë euro-amerikane, diku naive, diku për qëllime të pakompensueshme. P.sh: Italia pranon për shfrytëzimin e nëndheut, Gjermania për markatin importonjës, Franca për politikën socialiste. Frika gangsteriane e Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, për mburojë të veteranëve gjaksorë, duke përfituar nga gabimet e Ruzveltit inkopetent morën fuqinë në dorë në 1944, kur presidenti juaj, shkëlqesë, ja fali Europën Lindore dhe Juglindore Stalinit në Teheran. Ajo frikë, tani në fillimin e mbarimit të jetës tyre, po mundohen me taktika makia-enveriste të shpëtojnë lëkurën e tyre dhe miliona dollarë që i vodhën popullit depozituan në bankat e Zvicrës, Gjermanisë, Italisë dhe Kubës.
Duhet të jetë turp i madh i diplomacisë Europiane “Europienë” që është një term demagogjik pa vlerë filozofike ku politikanët naivë dinë të thonë “Revolucionarizimi i popullit komunist” Kjo është e pamundur! Vetëm ata që nuk njohën Filozofinë e Historisë, Epistemollogjinë e Politikës e Psikollogjinë e Historiografisë, vetëm ata politikanë naivë, ose insensibël mund të mbajnë iluzionin e Kimerës së mirazhit të Saharës dhe këta popuj edhe 50 vjet nën gangsterizmin e policisë seksrete mund të demokratizohen qoftë me reforma politiken superficiale, qoftë me një revolucion sociollogjik pa një revolucion radikal. E dimë këtë, po dimë dhe rreziqet që do binte një revolucion në Shqipëri. Në kongreset e popujve Latino-amerikanë, kundër intervecionit sovjetik në Amerikën Latine celebruar në Rio De Zhanero, Brazil, Buones Aires etj, bile në Angli, në Peru, Guatemala, në vitet 1954-1958, si në librin tim, botuar në gjuhën spanjolle “Lumenjtë zbresin të kuq” botuar në Spanjë me titulli “Los Rios Lajan Rojos” e kam thënë 33 vjet më parë që pllaneti ynë është një vullkan në erupsion këtë dua tua komentoj juve duke ju dërguar arkivat e Kongresevet, ku figuron emri im dhe diskutimet e mia…
E di mirë që sot është vonë, porse, nëse ka ndonjë tru, që ose për interesa të pakompesueshme, ose për injorancë të historisë, ose për ndonjë ide e pa pjekur politike, beson akoma në demokratizimin e popullit shqiptar, këta ndryshime duhet të bëjë populli ynë Iliro-thrak në kuptimin kronologjik për të filluar udhëtimin e gjatë të lirisë.
Zoti u dhëntë juve shkëlqesë ndjenjat e sinqertë, inspiracionin e shënjtë dhe vullnetin e mirë, për t’i ndihmuar popullit shqiptar.
Me shumë nderime, miku dhe admironjësi juaj,
Dr. Isuf Luzaj Chikago,

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.