back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Ajo që i ndodh dikujt mund t’i ndodhë gjithkujt! – nga Elona Caslli

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli

Ajo që i ndodh dikujt mund t’i ndodhë gjithkujt!

nga Elona Caslli

Shpesh herë ti thua: – Nuk mendoja se kjo gjë mund të më ndodhte mua…! ndonëse të njëjtën gjë e ke parë t’i ndodhë dikujt tjetër. Dhe pse mos të të ndodhte ty…?
Dije pra se çdo gjendje mund të ndryshojë dhe gjithçka që u ndodh të tjerëve mund të të ndodhë edhe ty pasi siç thotë Publili:
-Ajo që i ndodh dikujt mund ti ndodhë gjithkujt…
Shkëputur nga Dialogje – Seneka
.
Klithma e një nëne
Klithma e një nëne
Njeriu është i prirur që qoftë sëmundjen, qoftë vdekjen dhe qoftë padrejtësinë ta shohë gjithmonë një hap larg vetes. Për sa kohë ka prekur fqinjin, qoftë sëmundja, qoftë vdekja dhe qoftë padrejtësia janë të huaja për ne.
Nuk di shumë gjëra në këtë botë, por diçka e di me siguri: Nuk do të doja të isha në vendin e kësaj gruaje sot. Nuk do të doja të ndihesha kaq e vogël, përballë një terrori kaq të madh.
Nuk e di se cila Kushtetutë Botërore, mund të përligjë të tillë terror kundrejt një qytetari. Në vitin 2019, të gdhihesh si çdo ditë për të shkuar në punë, për të çuar fëmijët në shkollë, për t’u kujdesur për shtëpinë, për të fjetur dhe për t’u ringritur përsëri të nesërmen për të bërë të njëjtën gjë dhe të përballesh me një paragraf të akullt në një format A4 që përmbys të gjithë jetën tënde dhe të thotë:
-Jeni përjashtuar nga procesi i legalizimit. Banesa juaj do të shembet për shkak të zgjerimit të rrugës. Keni 1 muaj kohë!
4 fjali të Diktatit Shqiptar janë të barabarta me 4 jetë të një familjeje. Një fjali është e barabartë me një jetë.
4 fjali të Diktatit Shqiptar janë të barabarta me 22 vite jetë në atë banesë dhe me kredinë e paguar në fundin e çdo muaji që do ende shumë vite të mbarojë.
4 fjali të Diktatit Shqiptar janë të barabarta me 22 vite premtime në çdo fushate elektorale për legalizimin e këtyre banesave.
Ndërkohë që në verën zhuritëse, Kryeministri jepte shfaqje duke ndarë personalisht “Çertifikatat e Legalizimit” në mes të dimrit familje të tëra rrezikojnë të dalin në qiell të hapur.
Përpara Ligjit janë të gjithë të barabartë. Në dijeninë time, nuk di të ketë një Ligj që funksionon në bazë qytetesh apo lagjesh. Ligji nuk është çerdhe fëmijësh. Vetëm çerdhet e fëmijëve parashikohen për zona të caktuara në çdo qytet.
Nesër kjo gjë mund të më ndodhë edhe mua. Nesër mund të zgjerohet rruga edhe pranë banesës sime dhe unë të përballem me 4 fjali të Diktatit Shqiptar.
Në rastin më të mirë, do të dëmshpërblehem me një shumë parash që nuk përkon aspak me vlerën reale që unë kam investuar në banesën time dhe në rastin më të keq, do të nxirrem në qiell të hapur dhe ta do ta bind veten që tashmë jam veçse një e “Pastrehë” me kredinë për t’u paguar, në pritje të dëmshpërblimit që nuk dihet në do të vijë ose jo.
.
Post scriptum: Mbaje mend! Ajo që i ndodh dikujt mund t’i ndodhë gjithkujt. Klithma e kësaj gruaje sot, do të jetë klithma jonë nesër!
.
Marrë nga Muri i Fb i Elona Casllit, 24 janar 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.