Afar i Kryer: Brics krijojnë fondin Bankar prej 100 bilion $

Fortaleza - Brazil 2014

Fortaleza – Brazil 2014

Afar i Kryer: Brics krijojnë fondin Bankar prej 100 bilion $,

për t’u shkëputur nga dominimi Perëndimor…

Presidenti i Rusisë: Vladimir Putin, Kryeministri Indisë: Narendra Modi, Presidentja braziliane – Dilma Rousseff, Presidenti i Kinës – Xi Jinping dhe presidenti i Afrikës së Jugut – Jacob Zuma kanë bashkuar duart e tyre gjatë fotografisë zyrtare në Samitin e 6-të, të vendeve Brics në Fortaleza, të Brazilit, më 15 korrik të 2014

Brics - Summit i të Pestëve

Brics – Summit i të Pestëve

Grupi i vendeve në zhvillim, nënshkruan dokumentin e shumpritur për krijimin e Bankës së Zhvillimit Brics me 100 bilion $: një depozitë monetare me vlerë mbi 100 miliardë dollarë për të kundërshtuar ndikimin e institucioneve Perëndimore me bazë  kredidhënien e dollarit.
Banka e re do të sigurojë para për infrastrukturën dhe projektet e zhvillimit në vendet Brics. Ministrat e financave të këtyre vendeve nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit në Fortaleza, të Brazilit të martën, në ditën e parë të samitit të 6-të të vendeve Brics si dhe dokumentet e bashkëpunimit midis agjencive të kredive të eksportit Brics duke nënshkruan një marrëveshje të re bashkëpunimi.
Çdo anëtar Brics pritet të fusë një kuotë të barabartë në krijimin e kapitalit fillestar prej 50 miliardë dollarësh me synimin për të arritur te shifra 100 miliard $. Banka Brics do të jetë me seli në Shanghai dhe India do të kryesojë presidencën në vitin e parë, ndërsa Rusia do të jetë kryetare e përfaqësuesve. Secili vend do të dërgojë ministrin respektiv të financave në karrigen e Bankës Qendrore të bordit përfaqësuesve të kësaj banke.

Brics - Fortaleza 2014

Brics – Fortaleza 2014

Krerët nga të pesë vendet: Presidenti i Rusisë – Vladimir Putin, ai i Brazilit – Dilma Rousseff, ai i Kinës – Xi Jinping, ai i Indisë – Narenda Modi dhe ai i Afrikës së Jugut – Jacob Zuma, ishin të gjithë të pranishëm në Samit.
Fondi akumulues prej 100.000.000.000 dollarësh kreditim, i quajtur edhe Kontigjenti i Rezervave të Marrëveshjes (CRA), është themeluar tashmë. Kina do të kontribuojë me pjesën më të madhe, rreth 41 miliard $, Rusia, Brazili dhe India do të kontribuojnë me 18 miliard $, kurse Afrika e Jugut, anëtari më i ri i bllokut ekonomik, do të kontribuojë me vetëm 5 miliard $.
Nisma e madhe e bankës Brics është hapi i parë për të thyer dominimin e dollarit amerikan në tregtinë globale, si edhe institucionet e dollarit të mbështetura nga organizma të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, me bazë në SHBA, ku institucionet e vendeve të Brics kanë fare pak ndikim.
Anëtarësimi nuk mund të jetë i kufizuar vetëm në shtetet Brics. Në të ardhmen mund të përfshihen anëtarë edhe nga vendet me tregje në blloqet e tjera në zhvillim, të tilla si Meksika, Indonezia apo Argjentina, mbasi ato të kenë sistemuar  bilancet.
Grupi ka krijuar tashmë Aleancën e Aksioneve Brics, një nismë për të kaluar te lista e derivateve dhe për t’u hapur rrugën investitorve ndërkombëtarë të interesuar në tregjet në zhvillim.

Brics - Brazil-Indi-Rusi-Kina-Southafrika

Brics – Brazil-Indi-Rusi-Cina-Southafrika

Brics përfaqëson 42 për qind të popullsisë së botës dhe afërsisht 20 për qind të ekonomisë botërore në bazë të GDP-së, dhe 30 për qind të GDP-së në botë në bazë të PMB, për një lexim më të saktë të ekonomisë reale. Gjithsej tregtia midis vendeve është $ 6.14 trilion, ose rreth 17 për qind e totalit të botës.
marre nga http://www.theeventchronicle.com

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Përkthime  Etiketat: , , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook