A është ndjerë ndonjiherë në faj kjo shoqëri për çfarosjen e pjestarëve të familjes së vet?! – refleksion nga Ilir Prifti

Ilir Prifti

Ilir Prifti

A është ndjerë ndonjiherë në faj kjo shoqëri

për çfarosjen e pjestarëve të familjes së vet?!

refleksion nga Ilir Prifti

Kur familja vritet mes vedit, mendoj, bëhet pjesë e një tragjedie.
Kapllan Resuli, gjendet një ditë, padashjen e tij n’mes personazheve tragjike së epokës komuniste n’Shqipri. Ndoshta me dashjen e tij, sepse rrezikoi për t’ardhë me jetu n’tokën amë… Por gjuha e thepisur s’mund t’rezistonte gjatë n’atë epokë. Duhej patjetër me e “lëmnue” pak. Kapllani jetoi në nji vend ku nën trysnira e tortura shqiptarët padisnin shokun, dëshmonin vëllai kundër vllait, ndahesh prej burrit apo gruas “armike”, ku vetë nëna denonconte t’birin. Kjo është tragjike e sidomos duke fol për nji popull që ka strehu e ka mbrojtë prej vdekjes t’huaj, pa kurrë përfitimi madje edhe ushtarë pushtues të pambrojtur. Gjama e komunizmit la vrraga t’hidhta n’moralin tonë; popull me veti t’admirueshme bese, preku caqet e shpërbërjes morale.
Kapllani që n’vitin ’70 e deri në rënien e shtetit komunist jetoi i premë bese. U “arratis” prap, tashma nga toka amë, iku me një barrë brengash e hidhnish. Ndoshta s’gjente njeri me i drejtu gishtin; ishin shumë, ishte gati nji shumicë kundër tij, ishte nji popull ku gjysma vriste gjysmën ku edhe gjysma e vrarë mundohej të shpëtonte nga nga pjesa saj e dobët. Kjo është tragjedia e komunizmit, ku fajtori është shpërndarë, madje gjendet i gjithë rreth teje dhe ti s’mundesh me e tregu sepse të duket absurde: shumica s’ka qenë ndonjë herë e fajshme!

Kapllan Resulbegoviq (1934-2022)

Kapllan Resulbegoviq (1934-2022)

Kthehesh për nga Autori i gjamës, ai s’duket, veçse ndihet kudo në sindromën e urrejtjes që pluskon mbi kryet e njeriut postkomunist. Pakkush sot fajëson “korifejt” e dikurshëm, ata që me veprat e tyre e estetizonin atë tragjedi, madje lëvdohen. Kapllan Resuli barti me vete pjesën e tij të tragjedisë së komunizmit.
Në vite t’hershme, kur m’ra n’dorë romani “Tradhëtia” jam mahnitur e tronditur. Deri atëherë na kishin mësu se Kosova ishte nji vend që ekzistonte vetëm dikur në të kaluarën dhe kaq. Ndërkohë djali i tij Arbeni, dikur heroi i romanit, punonte fushave të Tërbufit duke mbajt dhe damkën “djali i tradhëtarit”, e bija që kishte një trishtim të thellë në shpirt “bija e tradhëtarit”!!
A është ndjerë ndonjiherë në faj kjo shoqëri për çfarosjen e pjestarëve të familjes së vet? Shpesh u kërkohet llogari viktimave si pjesë e tragjedisë. Jam ndjerë fort keq kur kam rastis me lexu shkrime apo intervista të Kapllanit t’erës postkomuniste. Dëshpëruese… të hidhta!
Na duhej ta thërrisnim prap tradhëtar! Ngjan me një faj ku edhe ti që akuzon ndihesh po aq fajtor. Kjo është pjesë e tragjedisë sonë t’përbashkët. Zoti t’mëshiroftë Kapllan!
14 gusht 2020

.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook