back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

A do të ketë një Ditë Kujtimi për heronjtë e vërtetë shqiptarë? – nga Artan Kafexhiu

Gazeta

Babe e bir Isuf e Ibrahim Sokoli
Babe e bir Isuf e Ibrahim Sokoli

A do të ketë një Ditë Kujtimi për heronjtë e vërtetë shqiptarë?

nga Artan Kafexhiu

Në SHBA kjo fundjave është Memorial Weekend.
Quhet Dita e Kujtimit, në nder dhe kujtim të atyre që dhanë jetën për Amerikën. Ka një traditë mbi një shekull e gjysmë, në lidhje me këtë event të përvitshëm honorifik përkujtimor.
Për mua merr një sinjifikancë tjetër, më afër, më personale. Kujtimet më çojnë larg, përtej Atlantikut, në Shqipëri. Kujtoj të afërmit e mi të persekutuar nga komunizmi në Atdheun e parë.
Para gati dhjetë vjetësh, duke hulumtuar arkivat e CIA-s online, hasa në një dokument të sapo deklasifikuar nën aktin e hapjes dhe deklasifikimit dokumentar të krimeve të kryera kryesisht nga nazistët. Por çfarë zbulova, për habinë time, ishte terrori dhe krimet që i kishte shkaktuar atyre që konsideroheshin armiq të “pushtetit popullor”, e të rrethit të tyre familjar, regjimi i Hoxhës në Shqipëri.

Dokumente të CIA-s për Shqipërinë e Diktaturës*
Dokumente të CIA-s për Shqipërinë e Diktaturës*

Atje gjeta të përmendeshin midis emrave të tjerë, emri i gjyshit dhe dy prej dajave të mi. Ky dokument do të më kishte hyrë në pune, vite më parë, kur me duhej të siguroja qëndrimin tim në SHBA. Pavarsisht, nën ndriçimin e yllit tim fatlum, aftësive e kontributit tim faktik në fillimet e ndryshimeve në Atdhe, unë sigurova qytetarinë amerikane edhe pa këtë dokument, për të cilin s’kisha se si të kisha dijeni.

Qemal Dracini (majtas), daja tjeter, Ramadan Sokoli (ne mes), Myzafer Pipa (djathtas)
Qemal Dracini (majtas), daja tjeter, Ramadan Sokoli (ne mes), Myzafer Pipa (djathtas)

Në dokument përmenden në mënyre të veçantë, Qemal Draçini dhe Myzafer Pipa (vëllai fatkeq i Arshi Pipës), të dy miq të afërt të familjes Sokoli. Këta dy intelektualë, njëri profesor, tjetri avokat, përfunduan në vdekje tragjike, të torturuar çnjerëzisht nga njerëzit-shtazë, që sapo kishte krijuar ardhja në fuqi me dhunë e komunistëve. Disa nga detajet e fundit të tyre tragjik, nuk janë të sakta, por thelbi i të vërtetës është dhënë.
Ndër emrat të tjerë, përmendet edhe Musine Kokalari. Përmendet nga profesor Draçini, të cilin në fakt, edhe mund ta kenë transferuar gjatë hetuesisë, midis burgut te Tiranës dhe Shkodrës. Nuk kam njohje të detajuar në procesin e Draçinit, por historia është kaluar gojë më gojë, nga një i burgosur në një tjetër, kështu që edhe ndonjë pasaktësi është lehtësisht e shpjegueshme. Personi i intervistuar nga CIA ishte një ish-ushtarak italian, i riatdhesuar në Itali në vitin 1952. Italiani dëshmon për ngjarje, që kanë ndodhur disa vite më herët se 1952, pra më herët se viti i kthimit të tij në Itali, ku informacionet janë të kaluara gojë më gojë.

Dokumente të CIA-s për Shqipërinë e Diktaturës**
Dokumente të CIA-s për Shqipërinë e Diktaturës**

Dokumenti jep shumë detaje të tjera të situatës së asaj kohe në Shqipëri, dhe emëron kush ishin ata që bënin terrorin, kryenin torturat dhe ekzekutimet.
Në listën e gjatë të emrave të njerëzve të arrestuar, të dënuar, apo të pushkatuar, siç kuptohet dhe siç unë jam i mirëinformuar, shumica ishin ajka intelektuale veriore, pinjollët prej familjeve historike apo me emër në Shkodër, e në Veri, përgjithësisht. Siç shihet, komunistët e sapo ardhur me dhunë në pushtet, nuk diskriminonin, të arrestuarit ishin myslimanë dhe katolikë.

Zef Pllumbi " Live to tell"
Zef Pllumbi ” Live to tell”

Pater Zef Pllumi, në librin e tij, Rrno Për Me Tregue, përmend në mënyrë të veçantë edhe arrestimin e dajave të mi, Brahimin dhe Ramadanin, ndër arrestimet e para të bëra në Shkodër.
Pyetja ime është e thjeshtë: A do të ketë një Ditë Kujtimi për heronjtë shqiptarë, të vërtetët, jo të fabrikuarit; apo do të vazhdohet me 5 Majin e “heronjve” të kuq?
Dokumenti i CIA-s Online: https://www.cia.gov/…/OBOPUS%20BFIEND%20%20%20VOL.%2021…

Pjesë nga libri "Live to tell" ku përmenden Sokolët
Pjesë nga libri “Live to tell” ku përmenden Sokolët

*Lista e njerëzve të arrestuar apo pushkatuar, ku mund të lexohet emri i familjes Sokoli.

**Ndër të tjera, dokumenti permënd Myzafer Pipen, që merret pyetje dhe torturohet pasi nuk pranon të denoncojë apo inkriminojë njerëz të tjerë. Myzaferi torturohet çnjerëzisht, duke i thyer shumicën e gjymtyrëve dhe pastaj e hedhin nga dritarja e katit të dyte mbuluar krejt në gjak e të gjymtuar.

***Profesor Qemal Draçini, i mbajtur fillimisht në burgun e Tiranës, lexon në muret e burgut, shënimet e Musine Kokalarit rreth torturave që i janë bërë kësaj femre shqiptare heroinë.

Dokumente të CIA-s për Shqipërinë e Diktaturës
Dokumente të CIA-s për Shqipërinë e Diktaturës***

© AK

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.