back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

78 gjyqtarë dhe prokurorë që Gjermania kërkon të ndiqen penalisht – nga Adriatik Doçi

Gazeta

Drejtësia që nuk është...
Drejtësia që nuk është…

78 gjyqtarë dhe prokurorë

që Gjermania kërkon të ndiqen penalisht

nga Adriatik Doçi

Bundestagu gjerman ka miratuar disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.
Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”.
Gjermania u referohet njerëzve të drejtësisë të shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin.
Meqenëse kushti nuk është emergjent, plotësimi i tij pritet të jetë një sfidë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, të cilat pritet të ngrihen në fillim të vitit 2020. Gjermania u referohet njerëzve të drejtësisë të shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin. Lista të cilës i referohet mesazhi i Bundestagut nis me anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të shkarkuar me vendime të formës së prerë për mosjustifikim pasurie dhe lidhje me krimin.
Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, u konfirmuan në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por u shkarkuan nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për probleme me pasurinë, me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut.
Pjesë e listës të të shkarkuarave nga detyra janë edhe ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, Artan Broci, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi, si dhe ish-anëtarët e Kushtetueses Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari dhe Fatos Lulo. Më pas vijnë krerët e gjykatave dhe prokurorive, të cilët janë verifikuar me prioritet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nuk kanë arritur të kalojnë skanimin e trefishtë të Vetingut kryetarët e gjykatave në Tiranë dhe rrethe si: Alma Liçaj, Admir Belishta, Luan Dervishi, Agron Vavla, Alltun Çela, Arben Zefi, Alfred Gjoni, Pashk Gjaci, Dritan Seci, Izet Kadana, Hysni Demiraj, Petrit Çeno, Alfred Gjoni, Entela Prifti, Fehmi Petku, Albina Spaha, Roland Jaupaj, Fuat Vjerdha, Enkeledi Hajro dhe Valbona Durraj (Seknaj). Janë shkarkuar gjithashtu krerët e prokurorive në rrethe si Hysni Vata, Artan Bajrami, Çlirim Shahini, Edison Ademi, Ferdinand Elezi, Alketa Nushi, Arben Pasho, Alfred Agolli, Hysen Keta dhe Ardian Ylli. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale hetojnë çdo veprimtari me pasoja penale të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, duke përfshirë edhe njerëzit e drejtësisë në organet me të larta të sistemit. Në fokus të SPAK-ut janë edhe rreth 18 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe fshehjes së pasurive.
.
Gjykata Kushtetuese - që mungon prej kohrash që s'mbahen mend
Gjykata Kushtetuese – që mungon prej kohrash që s’mbahen mend

Subjektet e shkarkuar nga Komisionet e Vetingut

1.Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
2.Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë
3.Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë
4. Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë
5.Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
6.Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë
7.Bashkim Dedja, kryetar i Kushtetueses
8.Fatmir Hoxha, anëtar i Kushtetueses
9.Altina Xhoxhaj, anëtare e Kushtetueses
10.Gani Dizdari, anëtar i Kushtetueses
11.Fatos Lulo, anëtar i Kushtetueses
12.Antoneta Sevdari, anëtare e KLP
13.Gentian Osmani, anëtar i KLP
14.Alma Liçaj, kryegjyqtare e Apelit Vlorë
15.Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Tiranës
16.Luan Dervishi, kryegjyqtar i Apelit Shkodër
17.Agron Vavla, kryegjyqtar Berat
18.Alltun Çela, kryegjyqtar Sarandë
19.Arben Zefi, kryegjyqtar Shkodër
20.Alfred Gjoni, kryegjyqtar Kurbin
21.Pashk Gjaci, kryegjyqtar Përmet
22.Dritan Seci, kryegjyqtar Tropojë
23.Izet Kadana, kryegjyqtar Pukë
24.Hysni Demiraj, kryegjyqtar i Apelit Tiranë
25.Petrit Çeno, kryegjyqtar Durrës
26.Alfred Gjoni, kryegjyqtar Kurbin
27.Agron Vavla, kryegjyqtar Berat
28.Entela Prifti, kryegjyqtare e Apelit Korçë
29.Fehmi Petku, kryegjyqtar i Apelit për Krimet e Rënda
30. Albina Spaha, kryegjyqtare Gjirokastër.
31.Roland Jaupaj, kryegjyqtar Fier
32.Fuat Vjerdha, kryegjyqtar i Apelit Civil Shkodër
33.Enkeledi Hajro, kryegjyqtare e Tiranës
34.Valbona Durraj (Seknaj), kryegjyqtare e Administratives
35.Hysni Vata, kryeprokuror i Matit
36. Artan Bajrami, kryeprokuror i Apelit për Krime të Rënda
37.Çlirim Shahini, kryeprokuror Lushnjë.
38.Edison Ademi, drejtues në Prokurorinë e Sarandës
39.Ferdinand Elezi, kryeprokuror i Apelit Durrës
40.Alketa Nushi, kryeprokurore Kukës
41. Arben Pasho, kryeprokuror Gjirokastër
42.Alfred Agolli, kryeprokuror i Apelit Gjirokastër
43.Hysen Keta, kryeprokuror Përmet
44.Ardian Ylli, kryeprokuror Vlorë
45.Dhurata Haveri, gjyqtare e Krimeve të Rënda
46.Gjovalin Përnoca, gjyqtar i Krimeve të Rënda
47.Gurali Brahimllari, gjyqtar i Krimeve të Rënda
48.Fatos Qato, gjyqtar
49.Idriz Mulkurti, gjyqtar
50.Rovena Gashi, prokurore
51.Bledar Abdullai, gjyqtar
52.Elsion Sadiku, prokuror
53.Arben Nela, prokuror
54.Bujar Hoti, prokuror
55. Ervin Metalla, gjyqtar
56.Dritan Rreshka, prokuror
57.Ahmet Jangulli, gjyqtar
58.Sotiraq Lubonja, gjyqtar
59.Ramadan Troci, prokuror
60.Artor Ylli ndihmës ligjor
61.Shpëtim Kurti, prokuror
62.Artur Selmani, prokuror
63.Fatos Qato, gjyqtar
64.Ana Golloshi, ndihmëse ligjore
65.Eugen Beci, prokuror
66.Shkëlzen Cena, prokuror
67.Irma Balli, prokurore
68.Fatmir Lushi, prokuror
69.Arqilea Koca, prokuror
70.Adriatik Cama, prokuror
71.Artan Lazaj, gjyqtar
72.Luan Kaloçi, prokuror
73.Gentian Trenova, prokuror
74.Besim Trezhnjeva, gjyqtar
75.Besa Nikëhasani, prokurore
76.Anila Guri, gjyqtare
77.Ilir Mustafaj, gjyqtar
78.Luan Hazneziri, gjyqtar
.

Dhanë dorëheqjen

1.Arjana Fullani, anëtare në Gjykatën e Lartë
2.Aleksandër Muskaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
3.Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë
4.Andi Çelikut, anëtar i Gjykatës së Lartë.
5.Evelina Qirjako, anëtare e Gjykatës së Lartë
6.Guxim Zenelaj anëtar i Gjykatës së Lartë
7.Besnik Imeraj, anëtar i Kushtetueses.
8.Vladimir Kristo, anëtar i Kushtetueses.
9.Sokol Berberi, anëtar i Kushtetueses.
10.Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.
11.Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.
12.Ilir Çeliku, gjyqtar Apeli Vlorë.
13.Brunilda Kasmi, gjyqtare
14.Merita Xhani, gjyqtare
15.Ilir Pashaj, gjyqtar Elbasan.
16.Erlindi Basha, ndihmës ligjor
17.Eritan Shehu, ndihmëse ligjore
18.Adnand Berdica, ndihmës ligjor
19.Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore
20.Metush Saraçi, kryegjyqtar i Apelit në Tiranë
21.Genci Sinjari, kryetar i Administratives Durrës
.
Marrë nga B.K./Shqiptarja.com
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.