back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

6 korrik 1957 – 6 korrik 2017 John Lennon takon Paul McCartney – nga Matthias Luconi

Gazeta

Adoleshentë - John Lennon & Paul McCartney (1957)
Adoleshentë – John Lennon & Paul McCartney (1957)

6 korrik 1957 – 6 korrik 2017

John Lennon takon Paul McCartney

nga Matthias Luconi

Mendojeni vedin në Liverpool, bash në nji ditë si kjo e sodit, më 6 korrik, po gjashtëdhjetë vite ma parë. Liverpooli i vjetit 1957, ishte tuj u përpjekë me e marrë vedin mbas bombardimeve të Luftës së Dytë Botnore, e cila e kishte përgjunjë jo pak. At mbasdite në lagjen Woolton, ishte festa e famullisë në kishën e Shën Pjetrit, ishte nji mbramje e organizueme me mbledhë fonde, po edhe me dëshmue grupet muzikore lokale. Ishte e periudha e skiffle-s, nji lloj Rock’n’Roll i lindun me instrumente të improvizuem nga njenit prej grupeve që kishte me u paraqitë së pari, e që at ditë kishte dhanë dy koncerte, dhe grupi quhesh Quarrymen. Kangëtari po këndonte nji pjesë të Dell Viking, “Come go with me…” Kangëtari ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, dhe quhej John Lennon. Midis të pranishmëve, në festë ishte edhe nji djaloç i ri, i cili pak kohë ma parë kishte mbushë 15 vjetët, nji prej të paktëve të pranishëm që e donte fort muzikën njaq sa John Lennon, por që deri njat herë as njiheshin mes tyne. Quhej Paul McCartney. Ndodhi pikërisht kështu, në takimin e parë midis të dyve. Paul, qe shoqnue në at festë nga nji mik i përbashkët: Ivan Vaughan, i cili mbeti i hipnotizuem menjiherë prej Johnit, që edhe pse i dehun, mbrriti me ndejtë në mënyrën ma të përkryeme në skenë… edhe pse s’e njihte krejt mirë as tekstin dhe as akordet e sakta muzikore të kangës… Falë mjeshtrisë së vet, ai ia doli, me qenë krejt i besueshëm për publikun pjesmarrës.
.
John Lenno & Paul McCartney - Korrik 1957
John Lennon & Paul McCartney – Korrik 1957
Gjatë pauzës midis dy koncerteve, Vaughan e solli Paul-in në backstage dhe ia paraqiti Johnit.
Menjiherë ata nisën bisedën rreth muzikës, dhe John mbeti i mrekulluem prej njohurive që Paul kishte rreth Rock’n’Roll. Ai dinte çdo gja për krejt artistët dhe kangët e tyne, prej akordeve muzikore deri te tekstet. Për t’parën herë në jetën e tij John gjeti dikënd që jo vetëm kishte të njajtin pasion, po edhe aftësinë me shkrue kangë. Ajo çka e lshoi shkëndijën e parë, ndodhi kur Paul mori kitarën e tij, që edhe pse mëngjarash, luejti mjeshtërisht në at kitarë, që ishte për ata që i bien me dorën e djathtë, nji Twenty Flight një rock i përsosun i Eddie Cochran.
John u ndje përballë nji udhëkryqi: nga njena anë talenti Paulit ishte krejt i qartë, dhe ai e kish dishrue nji djalë kaq ekspert në grupin e tij, po nga ana tjetër ai e kuptoj se kështu do t’i duhej me e nda udhëheqjen e grupit s’bashku me të. Ai e mendoi kët gjà për disa ditë dhe mandej dërgoi bateristin Pete Shotton me e pyetë n’se dishronte me iu bashkue grupit. Edhe Paul e mendoi për rreth nji javë kët gjà dhe vendosi ti bashkohej! Mandej gjithçka tjetër… asht histori e Beatlles-ve.
.
Lennon & McCartney
Lennon & McCartney

Mattia Luconi

Me origjinë torinez, por tashma i transplantuar prej disa vitesh në at vend të mrekullueshëm ku kanë lindun muzikantët ma të mëdhenj italianë: Emilia.
Idealist dhe andrrimtar nga natyra, me një sindromë të fortë Peter Pani dhe me nji dashni të madhe që nis nga Brit Rocku e duke kalue te ajo me Shirita dhe Yje, e mbrrin te interpretuesit e mëdhenj italianë. E gjithë kjo e gatueme me nji pasion të pastër, të vërtetë dhe tejet dinamik për muzikën live.
Përgatiti Jozef Radi
.
Marre http://www.spettakolo.it/2017/07/06/the-quarrymen-lincontro-john-lennon-paul-mccartney

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.