back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Pse qeveria shqiptare nuk ekzekuton vendimin e Gjykatës Kushtetuese?! – Deklaratë Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit

Gazeta

Teatri Kombëtar - Ku ka qënë dhe si ka qënë...
Teatri Kombëtar – Ku ka qënë dhe si ka qënë…

Pse qeveria shqiptare nuk ekzekuton vendimin e Gjykatës Kushtetuese?!

 Deklaratë Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit

Dje para sheshit të Teatrit bëmë këtë deklaratë
.
Dje Këshilli i Ministrave të Republkës së Shipërisë nxori një VKM të re për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të truallit të Teatrit Kombëtar. Ky veprim ndodh pikërisht pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e cilësoi VKM e mëparshme të qeverisë për kalimin në pronësi të Bashkisë të Teatrit Kombëtar antikushtetuese.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me VKM në e mëparshme të qeverisë shqiptare thotë që prona e Teatrit Kombëtar përfshirë edhe truallin e Teatrit Kombëtar t’i rikthehej Ministrisë së Kulturës. A ndodhi kjo? Si mund Këshilli i Ministrave të rimarrë një vendim të ri pa u zbatuar më parë Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me VKM – në e mëparshme të qeverisë për të njejtën çështje?
Ligji thotë që mbarëvajtjen e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese duhet ta bëjë vetë qeveria, e cila fatkeqsisht e ka dëshmuar hapur që ka për qëllim zhdukjen e nocionit Teatër Kombëtar dhe marrjen e territorit të tij për të ndërtuar një teatër të ri, projekti i të cilit nuk u bë kurrë publik. Pse? Atëhere si mund t’i varen mëlçitë ujkut në qafe? Kush e zgjidh këtë ngërç?
Është SPAK ai që duhet të hetojë pse qeveria shqiptare nuk po e ekzekuton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por del me një VKM të re të njejtë në thelb me të parën, që u rrëzua.
.
Avni Delvina - Teatri Kombetar 2019
Avni Delvina – Teatri Kombetar 2019
Prej mëse tetë vjetësh komuniteti europian dhe ambasada amerikane u investua në reformën për drejtësi në Shqipëri. Ata na trumbetuan me forcë që kjo është rruga e vetme që shqiptarët duhet të besojnë. Dhe ne besuam e denoncuam hap pas hapi korrupsionin e qeverisë shqiptare në lidhje me Teatrin Kombëtar. Jo vetëm kaq. E paralajmeruam Delegacionin Europian në Tiranë, se qeveria do ta shembte Teatrin Kombëtar, i cili na premtoi që nëse kjo do të ndodhte do të reagonte. Madje nëse Teatri Kombëtar do të përzgjidhej nga Europa Nostra në shtatë monumentet më të rrezikuara të vitit 2020 ata do të rreshtoheshin në mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Edhe pse kjo nuk ndodhi kurrë, ne vazhduam të besonim në vlerat europiane të Kulturës, sepse e dinim që një burokrat europian nuk mund të jetë përfaqësuesi i vlerave europiane të demokracisë.
Me sensibilizimin që i bëmë kësaj çështjeje arritëm që isntitucioni i Presidencës e çoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese, e cila mori vendimin që prona e Teatrit Kombëtar t’i rikthehej Ministrisë së Kulturës. Kjo nuk po ndodh. Madje qeveria shqiptare del me të njejtin VKM që trualli t’i kalojë bashkisë.
Zotërinj ndërkombëtarë, si do na bindni që e keni seriozisht reformën në drejtësi tek ne? Gjykata Kushtetuese foli. Po ju që e mbështetetët reformën, nëse realisht jeni të interesuar që reforma në drejtësi në Shqipëri të fuksionojë normalisht duhej minimumi interesoheshit që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të zbatohej. Ju lutemi bëjeni!! Ky është momenti të vërtetoni që e keni seriozisht reformën në drejtësi në Shqipëri.
Nëse nuk e bëni ju, do ta bëjmë vetë ne.
Do t’i shkruajmë Presidencës së Bashkimit Europian, Qeverive Europiane, Komisionerit për të drejtat e njeriut në Strasburg, Senatit Amerikan, sepse vlerat shekullore të demokracisë nga vendet tuaja na frymëzuan të bëjmë të njejtën gjë në përballjen me pushtetin mafjoz në Shqipëri, që duke shembur Teatrin Kombëtar do të zhbëjë demokracinë dhe të na rrëshkasë në diktaturë me apo pa ndihmën tuaj.
Ne jemi të vendosur që duke rikthyer Teatrin dhe mposhtur qeverinë në këtë përpjekje të mbrapshtë, të vendosim një standart të ri në demokracinë shqiptare.
Me respekt dhe përulësi
Një grup mbrojtësish të vlerave të trashëgimisë, humane dhe demokracisë në Shqipëri që luftojnë prej thuajse katër vjetësh që vlerat të fitojnë mbi antivlerat.
.
Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit
.
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.