Dr. Robert Elsie dhe Dr. Vinçenc Golletti nё njё intervistё tё 29 viteve tё shkuara – Sa pak ka ndryshuar Shqipёria!!

Revista Arbëria 10 -1993

Revista Arbëria 11 -1993

Dr. Robert Elsie & Dr. Vinçenc Golletti nё njё intervistё,

29 vite tё shkuara - Sa pak ka ndryshuar Shqipёria!!

Botuar te Arbёria 9 – (Themelues Vinçenc Golletti Baffa)

(5, 1989, 1) – 1 Tetor 1992 – Tiranё

Intervistё me Dr. V. Dr. Robert Elsie dhe Dr. Vinçenc Golletti nё njё intervistё tё 29 viteve tё shkuara – Sa pak ka ndryshuar Shqipёria!!
Pёrmendёsh na e mёsuan pёrrallёn pёr miqtё e shumtё qё populli shqiptar kishte tejendanё botёs, paçka se populli ndёshkohej absurditisht nёse takohej e fliste qoftё edhe njё çast tё vetёm me “miqtё”.
Por mё nё fund, oktapodёt e monizmit 50 vjeçar i vrau bija monstruoze qё vetё e rritёn: Diktatura.
Duke mos e harruar dot pёrrallёn, pёr njё çast besuam vёrtetё se do ta kishim tё lehtё ndёrtimin e demokracisё. Po ku janё miqtё e djeshёm? Thuajse tё gjithё tymtuan. Kjo do tё thotё se ata nuk ishin miq tё popullit, por drekangrёnёs tё PPSH-sё, tё asaj partie qё shestoi dredhi e sendёrtoi gёnjeshtra nga mё tё ndryshmet pёr tё mundёsuar pёrjetёsimin e diktaturёs envero-ramiziane.
Njё ndёr miqtё mё realё tё popullit tonё ёshtё albanologu dhe pёrkthyesi i shquar i letёrsisё shqipe, Dr. Robert Elsie, kanadez me banim nё Gjermani. Nga pohimi i tij bёhemi me dije se qёllimi kryesor i tё mёsuarit shqip ishte qё letёrsinё dhe kulturёn shqiptare ta bёnte tё njohur nё botё. Pёr ata tё paktёt qё s’e njohin, unё dua tё jap lajmin e bukur se tashmё Dr. Elsie ёshtё ngjitur nё zenitin e zotёrimit tё gjuhёs shqipe.
Veç artikujve tё panumurt qё ka botuar pёr kulturёn shqiptare, ka publikuar edhe “Leksion i letёrsisё shqipe” nё New York, nё tё cilin pёrfshihen 500 shkrimtarё. Pastaj paraqet nё gjermanisht njё antologji poetike, ku prezanton gjerёsisht nё tё poezitё e Migjenit. Veprёn poetike tё Migjenit e botoi kohёt e fundit edhe nё anglisht. Ndёrkohё lajmerohemi se sapo ka pёrfunduar sё shkruari “Historia e letёrsisё shqipe” nё gjuhёn angleze.
Duke parur parasysh kёtё kontribut tё madh tё tij, Shoqata e Shkrimtarёve tё Kosovёs e shpalli Dr. Robert Elsien anёtar nderi tё saj.
Duke qёnё shpesh nё Shqipёri, ai u pёrball me mungesёn e gjёrave, ose mё saktё, me mbretёrimin e asgjёsё. Ky realitet i thekshёm e bёri tё themelojё shoqatёn humanitare “Evropa pёr Shqipёrinё”, e ndihmave tё grumbulluara t’u prijё vetё gjer nё Shqipёri.
E them me bindje se kaq sa shkrova ёshtё vetёm njё grimcё nga moria e faqeve mirёnjohёse qё duhen shkruar pёr tё. Ёshtё detyrё e çdokujt qё e njeh kёtё personalitet tё shquar tё shkruaj qoftё edhe pak rradhё pёr tё, pёr ta bёrё sa mё tё plotё tek populli portretin e kёtij miku tё vёrtetё. Thashё edhe detyrё, por nuk ёshtё vetёm kёshtu. Ёshtё edhe gёzimi i madh, edhe krenari e pamatё. Qoftё ky veprim shprehje e dashurisё sё ndezur ndaj kёtij njeriu, qё gjithnjё e mё shumё po na fut nё borxh nё mirёsinё e tij
Mjerimi tё bёka tё urresh shumё, por edhe tё duash mё shumё.
Intervistoi Ferdinand Laholli
Ferdinand Laholli

Ferdinand Laholli

1.Tashmё ёshtё bёrё rutinё fjala qё paraqet aktualitetin shqiptar: katastrofale. Shkrimtari Ismail Kadare e ka quajtur “orё e ligё”. Mjerisht shtypi i sotёm ёshtё infektuar keqas nga armiqёsitё individuale apo grupale tё mbarsura me fyrje e pamendim nё vend tё njё debati tё gjerё e tё prirё nga urtёsia pёr shёrimin e kёsaj gjendjeje: Pra “ora e ligё” po vazhdon ligёsisht. Si e gjykoni ju kёtё situatё?
.
Dr. Vinçenc Golletti - Natyrisht kjo ёshtё ora e ligё pёr monistёt e kompani, pёr ata qё deri dje jetuan nё kurriz tё popullit. Pёr tё tjerёt kjo ёshtё ora e sё vёrtetёs, ora e emancipimit. Vetёkuptohet pra se ora e emancipimit, ora e sё vёrtetёs ёshtё çdoherё tepёr e vёshtirё, por ёshtё ora nё tё cilёn i mituri hyn nё moshёn madhore e ka pёrgjegjёsi tё drejtpёrdrejtё pёr jetёn e vet e pёr zhvillimin e shoqёrisё.
Deri dje populli shqiptar, kёshtu thuhej, kishte nevojё pёr udhёheqje e udhёheqja ishte e pagabueshme e vepronte sipas parimeve shkencore tё marksizёm-leninizmit. Kjo udhёheqje kontrollonte tёrё jetёn dhe mbarё popullin; ajo ka, pёr rrjedhim, pёrgjegjёsi unike pёr fatalitetin e “socializmit shqiptar”. Totalitarizmi e absolutizmi shqiptar meritonin njё dёshtim tё plotё, tёrёsor e absolut. Ramiz Alia nuk e kuptoi situatёn e nuk ndёrmori asgjё pёr t’u larguar nga katastrofa, e udhёhoqi tёrё popullin pёr nё greminё.
Por siç dihet, kur politikani bёn idiotёsira e marrёzira, populli i thjeshtё paguan, e paguan çdoherё njё çmim tejet tё lartё. Dua tё kujtoj kёtu ç’pagoi Italia pёr fashizmin, Gjermania pёr nacional-socializmin, Rusia pёr stalinizmin etj.
Megjithatё, kjo nuk ёshtё ora e ligё pёr Shqipёrinё; gjendja mund tё na duket katastrofale, por unё personalisht jam i sigurt se Shqipёrisё i duhej njё katastrofё e atillё, dmth njё mёsim konkret e i drejtpёrdrejtё pёr t’ia hapur sytё, mё nё fund tё fillohet njё jetё e re.
E nuk tremebm fare tё them se unё i gjykoj shumё pozitive ngjarjet qё ndodhin sot nё Shqipёri, megjithёse vuajtjet e popullsisё janё e do tё jenё edhe pёr ca kohё tё pamatshme. Jeta ёshtё kёshtu: kush nuk di se politikani duhet kontrolluar me vёmendje tё madhe, i dorёzohet atij e nuk ka asnjё tё drejtё tё qahet.
Pёr sa u pёrket, pra armiqёsive individuale, grupale etj., qё kanё dalё e po dalin nё shesh, fjala ime ka qenё prej kohёsh e qartё: njё njeri si Enver Hoxha pёrfitoi nga kёto armiqёsi e hasmёri, e nesёr njё individ tjetёr mund tё pёrfitojё pёrsёri nga ato, nёse hasmёria e armiqёsia nuk zbuten e nuk bёhen rivalitete demokratike, fisnike e bujare pёr tё mirёn e Shqipёrisё. Ky ёshtё kusht i domosdoshёm: populli shqiptar nuk ekziston e s’ka tё drejtё tё ekzistojё, nё qoftё se ndjenja e urrejtjes midis tё ashtuquajturvet “shqiptarё” ёshtё aq e pёrhapur.
Vetёkuptohet se pas njё diktature idiote dhe tё gjatё, si qe ajo e hoxhenverianёvet, urrejtja nuk mund tё zhduket menjёherё, e sot debati nuk mund tё rregullohet ende nga urtёsia. Nё çdo rast, duhet ca durim e pra urrejtja shuhet vetvetiu, pёrndryshe asnjё sistem demokratik s’ёshtё i mundur. Siç kam thёnё aq herё, urrejtja ёshtё parim krejt negativ e çdo parim negativ bёhet vdekjeprurёs me kalimin e kohёs. Por sot pёr sot armiqёsitё qё ju kujtoni, na tregojnё se shqiptari ka nevojё tё shfrejё; e kёshtu polemikat tё mbarsura me fyerje mua mё duken tё natyrshme pёr ca kohё: demokracia e toleranca nuk bien nga qielli menjeherё. Demokracia mёsohet, si çdo gjё tjetёr, vetёm pak nga pak e duke e ushtruar atё praktikisht e duke bёrё gabime. Kёshtu qe, pa pёrjashtim, edhe nё vendet e tjera.
Nё fund tё fundit s’ka mёsues mё tё mirё se jeta vetw, por jeta ёshtё mёsuesja qё do honorarin mё tё lartё.
.
Dr. Robert ElsieFatkeqёsisht, fjala “katastrofale” i shkon pёr shtat gjendjes aktuale nё Shqipёri. Shqipёria dhe shqiptarёt gjenden nё njё situatё mjaft tё rёndё, qё kёrkon shumё forcё dhe shumё durim nga tё gjithё. “Ora e ligё”, siç e ka quajtur Ismail Kadare, do tё vazhdojё edhe njёfarё kohe, sepse nuk ka asnjё rrugёdalje tё lehtё. Problemi ёshtё para sё gjithash ekonomik, dmth. transformimi i ekonomisё shqiptare nga njё ekonomi shtetёrore e centralizuar – nё njё ekonomi tё tregut. Ky transformim do tё shkaktojё shumё-shumё vuajtje, do tё jetё me shumё dhimbje, por ёshtё si njё operacion qё duhet bёrё pёr shёrimin e vendit.
Zgjidhja e problemit shqiptar kёrkon kohё dhe kjo kohё e kёrkuar nёnkupton durim. Thuhet se durimi ёshtё njё virtyt lindor, oriental, dhe shpresoj qё shqiptarёt do tё kenё mёsuar nga 5 shekujt e zaptimit turk tё paktёn kёtё: durimin oriental.
Situata me siguri do tё ndryshojё. Siç e thashё nё njё intervistё nё vitin e kaluar, Shqipёria ёshtё njё pjesё e Evropёs, dhe pasuria ёshtё njё çikё si uji: ku ka njё vrimё do tё futet.
.
Prof. Vinçenc Golletti-Baffa

Prof. Vinçenc Golletti-Baffa

2.Shumica e shqiptarёve e kanё humbur besimin tek e sotmja, ndёrsa dihet qё e sotmja ёshtё themeli i sё nesёrmes. Ky mosbesim shihet nё mbretёrimin e eksodit. Ikja nga atdheu ёshtё plaga mё dhimbjeshumё nё historinё e popullit tonё. Ç’medikamente na duhen tё shpёtojmё nga kjo plagё, pra si mund tё rifitohet besimi?

.

Dr. V.Golletti – Ashtu ёshtё, me sa duket: ca shqiptarё, ndoshta edhe shumё shqiptarё, nuk kanё dhe nuk mund tё kenё mё asnjё besim tek e sotmja e vendit tё tyre. Kёtu, mendoj unw se kjo ёshtё, pjesёtarisht, karakteristika e fiseve shqipfolёse: historia shqiptare e dokumentuar s’ёshtё ende mijёvjeçare e na mёson se kёta njerёz kanё pasur shpesh vёshtirёsi tё rёnda e kanё njohur ndendur pushtues e shkelёs tё huaj, pak a shumё tё egёr. Studimi i gjerё e i thellё i gjuhёs shqipe na zbulon se shumё shtresa kulturore mbizotёruan nё Ballkan e nё tokat shqiptare e na jep sqarime pёr njёmijёvjeçar tjetёr, duke na hapur derёn edhe pёr ca ngjarje parahistorike, tё cilat na shpjegojnё se gjuha shqipe ёshtё patjetёr indoevropiane me prejardhje qё nuk mund tё pёrcaktohet me lehtёsi.
Dua tё them se tёrё historia e shqiptarёvet ka qenё luftё kundёr fqinjvet (fjala rrjedh nga latinishtja), kundёr gjitonёvet, (fjala buron nga bizantishtja) e kundёr komshijvet (fjala vjen nga turqishtja), e ndonjё herё, kjo duhet theksuar: edhe bashkёjetesё miqёsore ose gjysmёmiqёsore.
Historia e gjeografia nuk kanё qenё tё favorshme pёr fiset tona e kjo shkaktoi njё rrymё pesimiste nё mentalitetin shqiptar, rrymё qё nuk mungon tek asnjё popull. Mirёpo, sot, kёshtu mё duket mua, situata evropiane e pёrgjithёshme ёshtё bёrё mё pak e keqe, e shqiptari do tё fillojё tё ketё besim tek e ardhmja nё Shqipёri, sa tё vёrtetojё se politikanёt e tij janё njerёz tё mirё moralisht e tё aftё pёr detyrёn e tyre.
Para sё gjithash qeveria e re shqiptare duhet tё premtojё pak, po duhet t’i mbajё premtimet; me fjalё tё qarta, duhet tё jetё realiste dhe e ndershme. E, sipas mendimit tim, e para detyrё e qeverisё sё re, ёshtё njё sjellje serioze, e sigurt dhe e vendosur. Administrata dhe policia duhet tё veprojё sipas ligjit e duhet tё tregojё çdoherё se ato janё vёrtet nё shёrbim tё qytetarёve.
Medikamenti mё i efekshёm kundёr ikjes nga mёmёdheu ёshtё funksionimi legal e i mirё i shtetit, e kjo pёrfshin nё vend tё parё mbrojtjen e punёs, tё iniciativёs individuale e tё lirisё sё mendimit e tё folurit. Pёrdorimi i forcёs fizike i pёrket vetёm administratёs, e cila e ushtron kёtё pёrdorim demokratikisht vetёm kur ёshtё e nevojshme, pёr tё luftuar p.sh. kundёr kriminalitetit qё ёshtё dhunё private e qё nuk duhet lejuar.
Vetёkuptohet se do tё ketё shpesh herё edhe njerёz qё dёshirojё tё ikin pёr shkuar nё “vendet e pasura”, pёr t’u begatuar menjёherё e pa shumё punё, etj. etj. Njerёz tё atillё nuk mungojnё nё asnjё shoqёri e çdokush ёshtё i lirё ta shfrytёzojё lirinё e vet si do ai, sepse jeta njeh edhe marrёzira, gabime, aventura etj.
Dua tё kujtoj se mё 1945 shumё, po shumё gjermanё dёshironin tё linin pёrgjithmonё atdheun, por pra, kur jeta zu fill e u rregullua pak, tё gjithё e harruan pesimizmin e tyre. E sa njerёz, sidomos arbёreshё, e lanё Italinё pas vitit 1945?
Njerёz me miliona lanё Italinё nё fundin e shekullit tё kaluar e nё njёzetvjeçarin e parё tё kёtij shekulli. E kjo vlen pёr shumё vende tё tjera. Pushtuesit anglezё shkatёrruan ekonomi, kulturё, gjuhё, fe e pothuaj gjithçka nё Irlandё, e numri i irlandezёvet qё lanё atdheun e tyre ёshtё tepёr i madh. Mund tё thuhet se historia e mirёfilltё ёshtё vetёm histori e emigrimeve. Arbёreshi kёtё e di shumё mirё e njeh njё fjalё tё urtё qё na shpjegon gjithçka: “Ik ka dheu i keq, po mos ik ka rregji i keq!”
“Rregji” ёshtё, vetёkuptohet, mbreti, mbreti i njё rregjёnie. Fjalёn “rregjёni” e kuptojnё edhe sot shumё shqiptarё: Rregj rrjedh drejtpёrdrejt nga latinishtja (rex, regis), kurse fjala “mbret” rrjedh nga dalmatishtja, qё ishte gjuha romake qё flitej nё ish-provincёn e Ilirisё, e vjen nga “imperator”. Dalmatishtja u zhduk pak nga pak nёn ndikimin e kroatishtes dhe tё shqipes.
Kjo fjalё e urtё na shpjegon se shumё njerёz dheun e keq e lёnё e duan ta lёnё edhe sot, kurse rregji, mbreti, qeveritari i keq nuk duhet lёnё, sepse njё herё vjen vdekja e e merr rregjin e keq. Por, çdo fjalё e urtё ka nevojё pёr shpjegime e komente: sa herё rregji i keq qё qeveris shumё gjatё bёn tё keq edhe dheun?
E tani ёshtё e qartё se Shqipёria ёshtё estetikisht e bukur pёr peisazhin e historikisht shumё interesante. Ka edhe ca begati natyrore e s’ёshtё nё asnjё rast vend qё e ka dёnuar varfёria pёrgjithmonё. Bukuria e peisazhit mund tё shfrytёzohet pёr turizmin jo tё tepruar, ashtu si pasuritё e nёntokёs pёr njё industri tё specializuar e me teknologji tё pёrparuar. Interesi historik do tё jetё pёrherё shumё i fortё e do t’ua ngjallё studiuesve mё tё shquar tё mbarё rruzullit tokёsor dёshirёn e studimit tё gjuhёs shqipe e tё historisё shqiptare e ballkanike. Si deri mё sot, gjuhёtarё e historianё tё mёdhenj do tё na shpjegojnё gjithnjё e mё mirё nё cilёn mёnyrё dhe nё cilat vende shqiptarёt u shpёtuan nga romantizimi, bizantinizimi, sllavizimi, turqizimi etj. etj., e do tё polemizojnё pёrzemёrsisht me njёri tjetrin e do tё zhvillojnё teori tё reja e shumё mёsimdhёnёse.
Sot pёr sot shqiptarit i nevojiten vetёm pak njerёz tё ndershёm e punёdashёs, tё cilёt vendin e qeverisёn me durim, qёndrueshmёri, tolerancё e forcё shpirtёrore, e eksodi do tё mbarojё vetvetiu. Mirёpo qeverisё sё re demokratike i nevojitet sё paku njё periudhё kohe prej pesё vjetёsh pёr ta zotёruar vёrtet situatёn shqiptare e pёr tё filluar ta pёrmirёsojnё atё. Me fjalё tё qarta, kush kёrkon sot nga Sali Berisha sukses tё bujshёm e imediat, vuan tejet fort nga çrregullime tё rёnda shёndetёsore e duhet tё shkojё nё tё parёn çmendinё.
.
Albanologu Robert Elsie

Albanologu Robert Elsie

Dr. Robert ElsieHumbja e besimit nё Shqipёri ёshtё diçka krejt e kuptueshme nё kёtё situatё. Çdo besim, çdo ideal ёshtё shembur, ёshtё shkatёrruar dhe ёshtё e qartё se njё tjetёr shoqёri, e lirё, nuk krijohet brenda njё dite. Unё nuk jam dakord qё ikja nga atdheu ёshtё plagё nё historinё e popullit shqiptar. Veçanёrisht sot, ikja aftgjatё nga atdheu do tё ndihmojё shumё. Populli shqiptar ka qёnё i izoluar pёr njё gjysmё shekulli dhe pёr kёtё arsye, pёrvoja qё ne nё perёndim e gjykojmё si tё zakonshme, normale, nuk e ka patur. Ikja nga atdheu, pra qёndrimi pёr njёfarё kohe nё botёn e jashtme do tё thotё ndёr tё tjera edhe mbledhje e pёrvojёs, e diturisё.  Ikja nga atdheu bёhet tragjike nё rast se njerёzit mё tё aftё ikin dhe vetёm njerёzit mё tё paaftё rrinё. Por nuk besoj se po ndodh kёshtu. Unё kam pёrshtypjen se shumё nga intelektualёt qё tani pёr tani mbajnё mbi supe peshёn e rёndё tё sё sotmes e ndёrkohё tё ardhmёrisё shqiptare, janё nё Shqipёri, duke punuar ndёrgjegjshmёrisht pёr rindёrtimin e jetёs.

3.Zor se pёrsёdytet madhёshtia e pritjes qё populli shqiptar i bёri Zotit Bejker. Kjo ishte shprehёse e besimit tё madh pёr ndihmё qё populli ynё kishte tek Amerika. Ndihma qesharake prej 6 milionё dollarёsh na shtyn tё pohojmё se ishte veç ironia e Amerikёs ndaj punistёve nё pushtet. Sa qёndron ky pohim nё gjykimin tuaj?

Dr. Vinçenc Golletti - Pyetja mua mё duket shumё mёsimdhёnёse. Para sё gjithash “madhёshtia e pritjes” qё shqiptarёt i bёnё njё ministri amerikan, mё ngjalli mua neveri, nё fillim. Po pra, si njeri me durim, zura fill tё mendoja e mendja mё tha: nga mund ta njohin mirё Amerikёn kёta shqiptarё? Nga mund t’i marrin informimet pёr vendet e huaja? Deri mё sot politika ёshtё bёrё nё Shqipёri praktikisht vetёm me duartrokitje, brohoritje dhe apllauz. Nga mund tё nxёnё se politika bёhet vetёm me gjakftohtёsi tё mprehtё e me llogari?
Pёrsa i pёrket politikёs sё brendshme, Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs vuajnё nga probleme shoqёrore kolosale. E vetmja superfuqi ushtarake e sotme ka sё paku dhjetё milion qytetarё qё jetojnё mё keq se shqiptarёt, sё paku dhjetё milion banorё qё jetojnё mё keq se shqiptarёt, sё paku dhjetё milion njerёz qё jetojnё pak mё mirё se shqiptarёt. Numri i milionervet e i miliarderёve ёshtё i madh e rritet vit pёr vit nё Amerikё afro 25000 qytetarё. E, nga ana tjetёr, liberalizmi amerikan flet qartas: kush ёshtё i varfёr s’mund tё jetё njeri i mirё, e kush nuk ёshtё i mirё, s’ka tё drejtё pёr ndihmё sociale etj. Kjo natyrisht, s’ёshtё e gjitha; Shqipёria sot s’ka rёndёsi strategjike, s’ka shumё vajgur e… interesi politik pёr Shqipёrinё qe njё herё i fortё, kur mendohej se ajo ishte hallka mё e dobёt e sistemit sovjetik, e kjo nё vitet pesёdhjetё.
E kёshtu, si nё Shqipёri u praktikua me sukses karikatura e socializmit, ashtu shqiptarёt meritojnё karikaturёn e ndihmёs. Ç’duan mё kёta shqiptarёt?! Pyesin amerikanёt.
Kush pret mё shumё nga Shtetet e Bashkuara, gabon rёndё. Njё superfuqi planetare s’do tё ketё kokёçarje vulgare pёr njё shtet tё vogёl tё Ballkanit, i cili, nё fund tё fundit, nuk meriton asgjё. E, duke pёrsёritur se politika njeh vetёm gjakftohtёsi, them shprehimisht se sё paku 20-30 pёr qind tё popullsisё botёrore jetojnё edhe mё keq se shqiptarёt e sotёm, e se pёr kёtё Shtetet e Bashkuara nuk kanё shpeshherё pёrgjegjёsi.
 
Dr. Robert Elsie - Ndihma nga Amerika ёshtё nё tё vёrtetё shumё e kufizuar. Ky kufizim mund tё jetё edhe njё ironi ndaj PPSH-sё.
Ndihmё, megjithatё, do tё ketё dhe do tё vijё, por njё ndihmё ndryshe, jo shtetёrore. Shqipёria duhet tё krijojё lidhje me tё gjithё vendet e botёs. Pёrmes lidhjeve tё krijuara do tё ketё tregti, do tё ketё ndihmё tё ndёrsjelltё. Baza e sistemit perёndimor, nё fund tё fundit, ёshtё egoizmi. Çdo njeri punon pёr vetveten. Nё rast se vendet e perёndimit do tё gjejnё njё fitim nё Shqipёri, do tё vijnё shumё shpejt dhe do tё ndihmojnё.
Ndihma pa interes mund tё ketё: ca ushqime. Lёmoshё! Por kjo lloj ndihme ka pёr tё qёnё shumё e kufizuar dhe s’ka pёr tё mjaftuar kurrё. Por nuk duhet harruar se Shqipёria ka shumё pёr tё ofruar edhe nё fushёn e ekonomisё e tё tregtisё. Pёrmes tregtisё do tё vijё ndihma qё duhet pёr vendin.
 
4.Partia Demokratike fitoi nё zgjedhje. Fitorja e PD-sё ёshtё tregues i mençurisё popullore, tregues i etjes sё madhe qё ky popull ka pёr demokraci dhe i besimit tashmё tё patundur tё tij se demokracinё nuk e bёjnё diktatorёt. Fitorja e demokratёvet nё zgjedhje ёshtё veçse hapi i parё nё kёtё rrugё tejet tё vёshtirё, nё kёtё rrugё qё kёrkon sakrifica tё mёdha e pёr tё cilat populli ndёrgjegjshmёrisht votoi. Sa duhet dhe sa do tё na ndihmojё bota nё kёtё fillimecje?
 
Dr. Vinçenc Golletti – Nё pyetjen 4 harrohet menjёherё pesimizmi i pyetjeve 1 e 2, e ngrihen shumё çёshtje vёrtet interesante duke buthtuar ca optimizёm: etje pёr demokraci, besimi i patundur i shqiptarёvet se demokracinё nuk e bёjnё diktatorёt, rruga e re kёrkon sakrifica e, sidomos, ndihma qё bota do t’u japё shqiptarёvet. Dua tё ndalem vetёm nё pikat kryesore.
Me vonesё, me shumё vonesё shumica e shqiptarёvet kuptuan se Partia Komuniste e kishte mashtruar popullin. Me siguri diktatorёt nuk duan tё ndёrtojnё kurrё demokracinё; por, nё rastin mё tё mirё pёr popullin, ata bёjnё njё demokraci formale, kur populli ka ca zgjuarёsi. Mirёpo, sipas mendimit tim pёrgjegjёsinё mё tё madhe pёr diktaturёn e ka çdoherё populli.
Fjalёn latine “poeta nascitur, orator fit”, unё e shndёrrova kёshtu “poeta nascitur, dictator fit”, e dua tё them shkoqur se politikani kupton mё parё e pa vёshtirёsi se populli demokracinё s’e njeh, e, pёr rrjedhim, politikani bёhet lehtazi diktator me ndihmёn e popullit tё vet. Kёshtu fjala vjen nё Gjermaninё nacional-socialiste etj. etj.
Tani vjen çёshtja e ndihmёs. Parimisht unё jam pёr ndihmё ekonomike, kulturore etj. kur njё individ ka pengesa trupore ose shpirtёrore, nё raste tё tjera nuk duhet lejuar mё se ndihma pёr vetёndihmёn. Parimi i ndihmёs pёr vetёndihmё unё e marr nga sistemi pedagogjik i Maria Montessori-t. Kjo grua e shkёlqyer na ka thёnё hapur se fёmija duhet mёsuar qё nga fillimi tё ketё shumё pak ndihmё nga i rrituri: pёr t’u bёrё vёrtet i pavarur fёmija ka nevojё vetёm pёr po atё ndihmё e cila fёmijёn e vё nё gjendje tё veprojё vetё. Ky parim vlen edhe mё mirё pёr shoqёrinё njerёzore, shtetet etj.; e nёse sot shqiptari nuk di se ç’ёshtё jeta politike, se ç’ёshtё pavarsia: me njё fjalё, shqiptari ende nuk ёshtё e nuk do tё bёhet i rritur moralisht e politikisht.
E kjo ёshtё vetёm njё anё e realitetit. Bota s’ka asnjё detyrё ta ndihmojё Shqipёrinё: bota ka pothuaj kudo probleme tё rёnda, nё ish-Jugosllavi, nё vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, nё Lindjen e Afёrt, nё shtetet e shumta tё Afrikёs etj. etj. Nga ana tjetёr cili shtet ёshtё i aftё ta ndihmojё efektshёm Shqipёrinё? Unё pёrjashtoja sa mё parё Italinё e Greqinё. Kёto janё dy vende qё nuk kanё shumё sukses nё politikёn e brendёshme, e, nё politikёn e jashtme duan tё bёjnё imperializmin si deri dje. P.sh. revista Spektёr qё botohet me ndihmёn e Italisё bёhet numёr pёr numёr mё italiane e, dulcis in fundo! Tani ajo pёrmban edhe horoskopin!
E pra nёse ndikimi i Italisё bёhet pak mё i fortё, do tё pёrhapet sё shpejti nё Shqipёri ndonjё organizatё kriminale mafiose! Jam i sigurt se uria e murtaja janё dёme shumё mё pak tё kёqija se infektimi nga kriminaliteti mafioz italian, i cili lulёzon nё shkallё tё gjerё nё Italinё demokristiane e ёshtё, me sa dёgjojmё, edhe mё i fortё se shteti. Natyrisht bashkёpunimi me ndonjё ndёrmarrje serioze italiane duhet lejuar.
E me Greqinё nevojitet shumё kujdes: pjesёn ortodokse tё Shqipёrisё ajo e kёrkon prej kohёsh. Nga ana tjetёr nuk besoj se Greqia e sotme ёshtё nё gjendje t’u mёsojё shqiptarёvet asnjё teknologji tё pёrparuar, asnjё administrim racional tё vendit.
Vetёm ndihma nga Evropa qendrore e veriore mund tё ishte e mirё pёr Shqipёrinё; e, nё kёtё rast, ndihma duhet tё studiohet mё parё vёmendshёm me qёllim qё shqiptari tё veprojё sё shpejti nё mёnyrё tё pavarur.
Rruga demokratike pёr njё jetё tё re, pёr tё cilёn populli shqiptarё votoi “me ndёrgjegjshmёri”, kёrkon sakrifica tё mёdha, por sidomos shumё durim, shumё zgjuarsi e shumё punё tё mirё. Mirёpo, kjo s’ёshtё e gjitha. Sipas mendimit tim e para detyrё e qeverisё sё re shqiptare qёndron te sinqeriteti ndaj qytetarёvet: ёshtё e domosdoshme t’u shpjegohet shkoqur njerёzvet se demokracia nuk ka nё dispozicion asnjё shkop magjik e se edhe ndihma e huaj mё e madhe e mё zemёrgjerё nuk do ta shndёrronte Shqipёrinё aty pёr aty nё njё vend qё zhvillohet ekonomikisht shpejt e mirё, nёse shqiptari vetё nuk mundohet pa masё e nuk vepron me ndershmёri. Pёr fat tё keq kam informime qё mё shqetёsojnё: shumё shqiptarё po presin mrekulli nga demokracia, e shumё pёrgjegjёs pёr ekonominё shqiptare vazhdojnё ta shfrytёzojnё situatёn si njё herё, e nuk dallohen fare p.sh. as kolegёt e tyre tё shthurur nё shtetet e reja afrikane as nga punistёt e djeshёm.
Nuk ёshtё e papёrshtatёshme tё supozohet se shqiptarёt qё deri dje ndёrtuan me sukses tё madh karikaturёn e socializmit, tani janё duke kryer nё mёnyrё tё shkёlqyer karikaturёn e sistemit demokratik, janё duke vёnё nё jetё me sukses kolosal farsёn e ekonomisё sё tregut.
Fati i punon vetёm atij qё sillet me mend nё kokё.
 
Dr. Robert Elsie - Fitojra e PD-sё ёshtё vetёm njё fillim, dhe rruga do tё jetё mjaft e vёshtirё. Asnjё parti politike, asnjё qeveri nuk ёshtё nё gjendje tё pёrballojё brenda njё kohe tё pakёt problemet e shumta tё Shqipёrisё. Parlamenti i tanishёm ёshtё mё pluralist se parlamenti i mёparshёm, megjithatё, pluralizmi i mendimeve duhet tё ketё gjithnjё e mё shumё hapsirё pёr sigurimin e demokracisё.
 
5.Poezia e disa poetёve shqiptarё me banim nё trojet e veta nё Kosovё qё kanё njohur botime nё Tiranё, s’i ka shpёtuar nё asnjё rast etikёs: “Poezi kosovare”. Pёr poetin tonё tё shquar Ali Podrimjen, ndёr tё tjera ёshtё shkruar. “Poeti kosovar…” sikur Podrimja t’i pёrkiste njё kombi tjetёr. Kёshtu edhe me poetё tё tjerё. Tё vazhdojmё mё tej. Njё tiranas e sapoardhur nё Gjermani tregon: “Nё avion ishim dy shqiptarё dhe njё kosovar”. Ndёrkohё nё Shqipёrinё e sotme pa Kosovё e Çamёri ka filluar “larja e hesapeve tё vjetra” sipas njё logjike tё palogjiktё: Kjo pra ёshtё njё pasqyrё e vockёl e realitetit tonё marrёzisht tragjik, e kёtij realiteti tё dhimbshёm gjer nё gjak. Nё kёtё kohё pluraliste, mё tepёr se kurrё e mbi gjithçka na duhet pajtimi kombёtar. Si e mendoni realizimin e kёtij pajtimi dhe a do tё pёrbёnte ky pajtim atё qё mund tё quhet Rilindja e Shqipёrisё?
 
Dr. Vinçenc Golletti – Fjala “shqiptar”, siç dihet, ishte e ndaluar nё Serbi e pra nё Jugosllavinё monarkike, si edhe nё Jugosllavinё e Plakut Broz pёr shumё kohё. Mirёpo, jeta konkrete ёshtё mё e fortё se tiranёt e pushtuesit e egёr, e sot “kosovar” ka njё kuptim shumё tё saktё, e ky ёshtё “shqiptar nga Kosova”; ca herё “shqiptar nga Jugosllavia”. Kёtej del se shumё herё “shqiptar” ёshtё shprehje e shkurtёr pёr “shqiptar nga Shqipёria politike”.
Unё vetё pёrdor shpeshherё fjalёt “shqiptar”, “kosovar” me kuptimin e porsapёrcaktuar, e nuk mendoj se ka nevojё pёr sqarime tё mёtejshme.
E ç’mund tё thuhet tani pёr “pajtimin kombёtar”? Mos po piqet koha pёr tё bashkuar politikisht tё gjithё shqiptarёt?! Enkas them dhe e pohoj nergut se kusht paraprak dhe e domosdoshёm i njё bashkimi mbarёkombёtar (ose pothuaj mbarёkombёtar) ёshtё shndёrrimi i ish-republikёs popullore socialiste tё Shqipёrisё nё njё shtet qё funksionon e meriton respekt nga shtetet e tjera evropiane. Sot pёr sot nuk jam i bindur, pёr fat tё keq, se kosovari (shqiptari nga Kosova) ka shumё interes tё bёhet qytetar i njё shteti shqiptar qё nuk funksionon mirё. Jam edhe i mendimit se “kosovari” ёshtё sot kulturalisht mё i pёrparuar se “shqiptari”, se jetё e histori “kosovari” i njeh mё mirё se “shqiptari”, e kjo pse pёrvoja historike e shoqёrore e “kosovarit” qe mё e pasur se tё “shqiptarit”.
Sot ёshtё e vёshtirё tё besohet se kosovari do t’u nёnshtrohet shqiptarёvet, nёse kёta nuk buthtojnё mё qartas se kuptuan ç’ёshtё politika. Krahasimi i kulturёs “kosovare” me kulturёn “shqiptare” bie nё favor tё Kosovёs: primitivizmi kulturor, naiviteti politik e mitologjizmi qesharak janё ende tё pёrhapur gjerёsisht midis intelektualёvet “shqiptarё”. E kjo vlen edhe pёr sektarizmin. Shumё e shumё evropianё mendojnё se krijimi i njё shteti modern nё Shqipёri do tё jetё punё tejet ё vёshtirё.
“Shqiptari” duhet tё mёsojё shumё nga “kosovari” e nga shqiptari i Maqedonisё. Nga ana tjetёr shpresoj me zjarr se shqiptari (shqiptari i Shqipёrisё sё sotme politike) duhet tё mёnjanojё sa mё parё veset mesjetare pёr tё hyrё me sukses nё erёn moderne.
Detyra e klasёs intelektuale sё re duket sheshit, e mund tё pёrshkruhet saktёsisht me njё fjalё: interesat mbarёkombёtare e shoqёrore duhet ta mposhtin egoizmin materialist e vulgar.
Vetёm kёshtu do tё hapet rruga pёr nё njё rilindje tё vёrtetё tё shqiptarisё: nuk u bёnё kurrё pёrparime me shpresa tё kota.
 
Dr. Robert Elsie - Kuptohet se pas njё diktature aq tё tmerrshme qё ka ekzistuar nё Shqipёri, njё pajtim kombёtar nuk mund tё vijё menjёherё. Ashtu sikurse rindёrtimi i ekonomisё, ky pajtim kёrkon kohё. “Larja e hesapeve” do tё vazhdojё dhe do tё jetё njё fakt mjaft i hidhur. Kjo “Larje” do tё kёnaqё mjaft njerёz qё kanё vuajtur shumё nёn diktaturё, por kjo nuk ёshtё aspak njё rrugёdalje drejt qёllimit final.
Veçanёrisht nё Shqipёri, ku diktatura ka kёrkuar bashkёpunimin e tё gjithёve qё ishin jashtё burgjeve dhe internimeve, larja e hesapeve do tё kёrkojё ende ekzistencёn e do tё jetё pёr ca kohё dukuria mё negative. Ёshtё e kuptueshme, por qё pengon pёr njё rilindje tё Shqipёrisё.
 
6.Pluralizmi solli kohёn e artё pёr shkrimtarёt dhe artistёt: tashmё ata kanё tё drejtё tё krijojnё vepra tё mirёfillta e jo mё politikё PPSH-je. Mendoni se shumё nga punimet e realizmit socialist do t’i shpёtojnё rёnies nё humnerёn e harrimit?
 
Dr. Vinçenc Golletti - Pak vepra tё “realizmit socialist” janё me vlerё estetike, e kjo sepse shumica e shkrimtarёvet punёn e tepruan pa masё.
Tani dihet se kudo nё botё ka njerёz me fuqi politike, ekonomike e financiare, e se ca herё ёshtё e nevojshme tё shkruhet njё fjalё e mirё pёr kёta njerёz, se kёshtu mund tё lehtёsohet botimi i vepravet tona.
Pёr fat tё keq shkrimtari shqiptar u bё pa ngurruar vegёl e verbёr e vulgare e sistemit politik: klasa intelektuale ishte pas Luftёs sё Dytё Botёrore tepёr e vogёl dhe politikisht e papёrvojё. Mund tё thuhet me siguri se faqet me vlerё artistike qё u shkruan nё epokёn hoxhenveriane duhen zbuluar nё kohёn tonё pluraliste, duke kujtuar se kjo qe periudhё kalimtare e nevojshme dhe e rёndёsishme nё jetёn e shqiptarёvet. Para Luftёs sё Dytё Botёrore analfabetizmi, siç dihet, ishte shumё i pёrhapur nё Shqipёri e numri i atyre qё merreshin me krijime letrare ishte vёrtet i vogёl.
Njё sistem politik mё pak idiot e mё pak feudal kishte qenё mё i favorshёm pёr zhvillimin e letёrsisё dhe tё artit, por edhe sistemi mё i mirё kishte njohur vёshtirёsi nё fillim e kishte ecur nё terr pёr shumё vjet.
Ne sot nuk duhet tё veprojmё si enverhoxhianёt duke dёnuar nё mёnyrё tё prerё e tё paapelueshme pёr mbarё letёrsinё shqiptare tё “realizmit socialist”. Pёrkundrazi, unё jam i mendimit se ёshtё mirё nёse ata qё nё tё kaluarёn shkruan ca faqe tё bukura, sot mund tё vazhdojnё punёn e tyre si shkrimtarё. Nё fillim ata do t’i pranojnё demokracinё e pluralizmin me hir a me pahir, e, mё vonё, ndoshta edhe me bindje tё plotё.
Meqё bie fjala, dua tё kujtoj se pёrvoja e sё kaluarёs, qoftё pozitive, qoftё negative, shёrben pёrherё si mёsim pёr njerёzit e urtё dhe injorimi i plotё e qёllimor i letёrsisё sё “realizmit socialist” do tё ishte gabim trashanik jo vetёm pёr studiuesit, por edhe pёr qytetarin normal.
Natyrisht, epoka e pluralizmit duhet tё na tregojё konkretisht, se tash po fillon njё letёrsi, njё kulturё, njё art e njё shkencё vёrtet mё e pasur e mё e vleftё, e se, mё nё fund, krijimet e hulumtimet e shqiptarёvet pajtohen me kёtё kohё.
 
Dr. Robert Elsie - Unё mendoj se letёrsia e “realizmit socialist” do tё gjykohet nё njё mёnyrё mjaft tё ashpёr, dhe me tё drejtё duhet dёnuar, por nuk duhet harruar, sepse pёrbёn njё pjesё tё kulturёs shqiptare, njё pjesё tё historisё sё Shqipёrisё.
Nuk duhet harruar se çdo krijues shqiptar qё ka shkruar e botuar nё kohёn e diktaturёs socialiste, ka punuar nё kushte jashtёzakonisht tё vёshtira, dhe nuk ёshtё aspak pёr ne nga perёndimi tё gjykojmё. Me gjithё atё terror, me gjithё ato kufizime, me gjithё censurёn e paskajshme, ka patur njё letёrsi, ka patur njё zhvillim kreativ.
Shkrimtarёt e perёndimit, po tё kishin jetuar e punuar nё kushte tё tilla, me siguri do tё kishin heshtur dhe nuk do tё kishin krijuar asgjё.
Letёrsia e periudhёs socialiste pёrbёn, megjithatё, njё hap nё zhvillimin e kulturёs shqiptare. Njё hap i vogёl ndoshta, por njё hap qё ёshtё bёrё.
 
7.Jemi me dije se poeti Dritёro Agolli ёshtё distancuar nga njё sёrё veprash nё tё cilat ka himnizuar diktatorin. Unё mendoj se poemat prej tё cilave ёshtё distancuar nuk e kanё kёtu krimin. Fundja, poetёt duan e na vendosin nё kёngёt e tyre siç duhet tё ishim. Veç historia tregon: Agolli i kёndoi njё Shqipёrie prej 28 mijё kilometrash katrorё, duke mohuar kёsisoj Kosovё e Çamёri. Pa to Shqipёria ёshtё e pavёrtetё: A nuk e pёrbёn ky fakt krimin prej tё cilit poeti duhet tё distancohet prerё e mbi tё gjitha?
 
Dr. Vinçenc Golletti - Nuk kuptoj a ёshtё kjo pyetje naive apo provokuese (provokuese me kuptimin pozitiv). Mjerisht nuk kam informime tё sakta pёr sjelljen e sotme tё kёtij shkrimtari: them, megjithatё, se njё njeri si Dritёro Agolli qё di tё shkruajё nё mёnyrё shembullore, nuk duhet tё distancohet nga vepra e tij tё sё kaluarёs: kjo do tё ishte fare pak. Sot Dritёro Agolli ka detyrёn morale (nesё tani ёshtё bёrё njeri me pjekuri morale) tё pranojё se Partia e Punёs e Shqipёrisё dёshtoi plotёsisht e se kjo parti nuk ka mё asnjё tё drejtё para historisё.
Kёtё Dritёro Agolli nuk mund ta kuptonte mё 1951 (ishte njёzetvjeçar!), por pas vitit 1961 (ose 1971) edhe njё njeri me pak mend kishte kuptuar shumё gjёra. Ky burrё, ky shkrimtar i madh, u bё shёrbёtor i paturp i sistemit e nuk meriton asnjё konsideratё.
Nga ana tjetёr unё dua tё largohem sa mё shumё nga enverhoxhianёt e mendoj se zemёrbutёsia ёshtё nё çdo rast mё e mirё se gjakmarrja e i them kёtij hoxhenveriani t’i pranojё sa mё parё e sa mё plotёsisht marrёzitё e idiotёsirat si edhe krimet e veta tё shumta e tё fillojё tani tё punojё pёr Shqipёrinё e re. Nuk ёshtё shumё plak (61 vjeç), di tё shkruajё, njeh mirё ngjarjet e sё kaluarёs e mund tё na jetё vёrtet i dobishёm pёr tё hulumtuar historinё shqiptare.
Natyrisht, askush nuk mund tё dijё a do tё veprojё me sinqeritet njё njeri si Dritёro Agolli. E kёshtu çdo shqiptar i ri e i mirё do t’i hapё sytё e do t’i mbajё tё hapёt pёrgjithmonё.
E tani pak fjalё pёr Shqipёrinё si shtet ekzistues. Thashё aq herё se shpesh ca shqiptarё flasin pёr politikё e merren me historinё e tyre duke parё ёndrra nё diell. E kёtё pyetja 7 e demostron qartas. Shumё shqiptarё nuk dinё e nuk duan tё dinё se mё 1912 e mё 1944 pavarsia e Shqipёrisё qe para sё gjithash vepra e rastit, vepra e njё rasti relativisht tё favorshёm, e se rasti nuk e lejonte atёherё bashkimin e tё gjithё shqiptarёvet.
Mё 1912, Serbia synonte t’i merrte tёrёsisht tokat shqiptare me ndihmёn diplomatike tё Rusisё. Eventualisht Serbia ishte e gatshme t’i jepte Greqisё njё pjesё tё vogёl. Edhe Austria e madhe e Italia kishin syrin te Shqipёria, por situata ndёrkombёtare (Franca, Anglia e Rusia) nuk e lejonin. E kёshtu, Austria e Italia hynё dorёzanё pёr pavarsinё shqiptare e pikёrisht pёr njё pjesё tё trojevet shqiptare: mё mirё pak se aspak, thanё atёherё shqiptarёt.
Lufta e Dytё Botёrore gjeti Shqipёrinё si koloni. Mё 1941, kjo koloni italiane u zgjerua me Kosovёn, por fuqitё e mёdha fituese nuk e parashikonin fare shtetin shqiptar tё pavarur, sepse Jugosllavia e Greqia ishin shtete fitimtare e kishin tё drejtё pёr kompensime. E kёtu pati fat njё njeri si Enver Hoxha: me pak fjalё them se Partia Komuniste shumё e vogёl afirmoi pavarёsinё e Shqipёrisё me ndihmёn e Jugosllavisё. Kjo pavarёsi u njoftua pak mё vonё me shumё vёshtirёsi. Vetёkuptohet, pavarёsia i pёrkiste vetёm Shqipёrisё sё vogёl e ishte, nё fillim, krejt formale.
Mё 1948, Plaku Broz pati komplikime me Bashkimin Sovjetik e grupi hoxhenverian u çliruan nga pёrqafimi jugosllav, por ende pёr shumё kohё u frikuan tmerrёsisht e me tё drejtё nga Jugosllavia e evituan me pёrpikmёri çdo provokim: nuk u fol mё pёr Kosovёn etj. etj.
Historiani i paanshёm kёtu na thotё se kjo sjellje qe mё pozitive se negative e se pak nga pak pavarёsia e Shqipёrisё sё vogёl u afirmua edhe nё botёn ndёrkombёtare (Kombet e Bashkuara).
Enver Hoxha duhet kritikuar pёr çdo gjё tjetёr, por nuk ka asnjё dyshim se ai afirmoi pavarёsinё e atyre trojeve shqiptare qё atёherё mund tё bёheshin tё pavarura; e kush sot fajёson njё poet sepse shkroi vetёm pёr njё Shqipёri tё vogёl, punёn e tepron e s’di se politika ёshtё arti i realizimit tё gjёrave tё mundёshme, e se i pari hap nё jetё e nё politik ёshtё mё i vёshtirё se i dyti.
Kjo pyetje, pra, pёrmban edhe njё teori poetike qё nuk duhet pranuar nё asnjё rast: poetёt… na vendosin nё lёndёt e tyre siç duhet tё ishim. Kjo mund tё vlente pёr njё poemё didaktike. Sot tё gjitha teoritё poetike dhe estetike na pohojnё se poeti ёshtё i lirё tё kёndojё atё qё i pёlqen atij e se ka, eventualisht, vetёm detyrёn tё bёjё vepra qё na pёlqejnё e na gёzojnё. Pёrndryshe jemi edhe ne hoxhenverianё e lejojmё vetёm pёrmbajtjen poetike e estetike qё na pёlqen neve: poeti mund tё bёjё shumё-shumё vetёm krime estetike, e kёto krime i zbulon kritika letrare e nuk i pёrkasin fare politikёs.
 
8.Nё disa gazeta ka filluar njё “etapё gjyqёsore” ndaj intelektualёve. Dikujt i kujtohen se ka botuar njё poezi pёr PPSH-nё e dikujt tjetёr se ka bёrё portretin e Enver Hoxhёs, duke mos menduar gjatё se kёto punime ishin “haraçi” qё autorёt duhej tё paguanin pёr punimet e tjera pa parti dhe pa Enver. Mençuria e kёtyre “gjyqeve” ka nxjerrё pёrfundimin se proceset demokratike nuk kanё nevojё pёr “intelektualё tё tillё”. A nuk duket se po jetёsohet famёkeqja luftё e klasave?
 
Dr. Vinçenc Golletti - Lufta e klasave u shpёrdorua nё kohёn e socializmit real e qe pёr Stalinin, e njerёz tё tjerё si ai, zbulimi mё frytdhёnёs i marksizёm-leninizmit. Nё çdo shoqёri, nё çdo grup shoqёror, nё çdo familje ka njёfarё lufte, e kjo mund tё bёhet luftё e vёrtetё kur kontradiktat, dmth. dallimet midis tё begatit e tё varfёrit, midis tё riut dhe plakut, midis gruas e burrit, midis njeriut tё thjeshtё e njeriut me tituj etj. etj. janё tejet tё mёdha e tepёr tё padrejta.
Pёr tiranёt, dua tё them pёr Stalinin, Hoxhenverin e njerёz tё ngjashёm. Lufta e klasave qe mjeti mё i bukur e mё shkencor pёr tё mёnjanuar çdo opozitё, çdo njeri tё urtё e tё mirё, çdo konkurrent, çdo njeri qё nuk na thotё sistematikisht: po!
Kur njё shoqёri nuk ёshtё shumё e padrejtё, kjo “luftё” bёhet antagonizёm pozitiv e i jep jetёs po atё dinamizёm qё jetёs i nevojitet.
Shoqёria ruse ishte mesjetare e kishte shumё padrejtёsi kolosale. Kjo vlen edhe pёr Shqipёrinё e viteve 1912-1945. Sistemi enverhoxhian situatёn e bёri edhe mё tё keqe me partinё unike, me diktaturёn e verbёr etj.
Kush sot do tё dёnojё njё njeri tjetёr pse bёri njё portret ose njё poezi “me karakter politik” si thuhet nё pyetjen 8, ai na thotё me fjalё tё qarta se s’ёshtё shqiptar qё do tё shkojё pёrpara, por ёshtё individ qё do ta ringjallё sektarizmin pёr shkak tё egoizmit tё vet.
Fajin pёr hoxhenverizmin e ka çdo shqiptar, nё mёnyrё tё drejtё ose tёrthorazi; e sot ёshtё koha tё harrohet nё jetёn konkrete çdo çёshtje qё nuk ёshtё vёrtet pozitive, sot ёshtё koha tё punohet me ndershmёri e me zell. E kaluara nuk na jep asgjё dhe e sotmja ёshtё, mё mirё: duhet tё bёhet koha e rёndёsishme qё na garanton ardhmёrinё mbarёkombёtare.
E kaluara, sidomos e kaluara e keqe, duhet tё bёhet aty pёr aty histori e duhet studiuar me gjakftohtёsi. Kush nuk vepron kёshtu vazhdon tё rrёnojё tё shkuarёn, ёshtё njeri i keq e sidomos sektar, njeri qё punon pa e ditur pёr tё mirёn e imperializmit grek, serb e italian.
Nga ana tjetёr ёshtё e pёrshtatshme tё theksohet se fillimi i demokracisё praktike shkoi kudo nёpёr situata tё atilla.
 
Dr. Robert Elsie - Poetёt shqiptarё janё para sё gjithash njerёz. Gati çdo njeri nё Shqipёri u kompromentua. Unё kam pёrshtypjen se gati çdo shkrimtar ka botuar ose ka shkruar njё himn partiak. Kohёrat ishin tё tilla.
Nё bibliotekёn time, mes librave tё shumtё nga letёrsia shqipe, kam njё vёllim tё poezisё sё zgjedhur me titull: “Fryёmzim na dha koha e partisё”. Kёtё vёllim duhet ta ruaj nё bibliotekё, sepse, pas disa vjetёve, ajo do tё gjykohet si vepra e parё humoristike e viteve tetёdhjetё. Do tё vijё njё ditё qё do ta rilexojmё e do tё qeshim tё gjithё.
 
9.Ju e doni me gjithё zemёr popullin shqiptar, kёtё popull tё vuajtur gjer nё dhimbje. Si do ta dёshironit vajtjen tuaj mё tё afёrt nё Shqipёri?
 
Dr. Vinçenc Golletti - Jam njeri qё mundohet tё jetё realist nё jetё e qё kёrkon tё largohet nga ёndrrat e dёshirat qё nuk mund tё pёrmbushen. Kjo do tё thotё se modestia rregullon shpeshherё jetёn time e se pёrpiqem tё jetoj me maturi.
Pas sёmundjes qё pёsova tri vjet mё parё, ёshtё mirё tё kujdesem pёr shёndetin tim. Pёr tё kujdeset edhe mё shumё se unё bashkёshortja ime, Dr. Prof. Lilo Weidner-Golletti.
E kёshtu, sot pёr sot, njё udhёtim pёr nё Shqipёri nuk do tё ishte shumё i pёrshtatshёm pёr mua.
Natyrisht nuk dua tё pёrjashtoj nё mёnyrё absolute njё udhёtim timin nё Shqipёri, po njё gjё e tillё do tё jetё e mundshme, eventualisht, vetёm nё njё tё ardhme jo shumё tё afёrt.
Gazetat e letrat qё mё dёrgojnё miqtё e ndonjё faqe qё shkruaj unё e qё botohet nё Shqipёri, duhet tё zёvendёsojnё praninё time personale nё tokat shqipfolёse.
Me siguri nё jetё vlen ca herё mё shumё prania morale se prania trupore.
 
Dr. Robert Elsie - Dёshiroj qё nё vizitёn time tё ardhshme tё shoh njё popull krenar siç ka qenё.
Kjo krenari do tё kthehet, sipas meje, vetёm kur shqiptarёt ta kuptojnё se Shqipёria nuk ёshtё njё Zvicёr e dytё.
Edhe pёr ca kohё Shqipёria do tё mbetet njё vend mjaft i varfёr, njё pёrjashtim nё Evropё. Por edhe atje, me gjithё vёshtirёsitё, mund tё jetohet me kёnaqёsi dhe me gёzim.
 
10.Pas vdekjes sё Enver Hoxhёs, Ramiz Alia u bё trashёgimtari i fronit diktatorial. Tashmё dihet botёrisht dyfytyrёsia e tij, dyfytyrёsi e pёshtirё gjer nё urrejtje. Pas fitores sё opozitёs nё zgjedhje, R. Alia jep dorёheqjen. Kjo do tё thotё se diktatura nuk ka ardhmёri. Ardhmёria i takon popullit. Por populli s’mund ta gёzojё asnjёherё tё plotё tё nesёrmen e dёshiruar, pa u dёnuar ata qё dje e kanё pёrshkardhur, ata qё sot tentuan ta vrisnin, ata qё ende lakmojnё t’ia pёrdhosin ardhmёrinё. Ç’pёrgjegjёsi, mendoni ju, duhet tё rёndojё mbi R. Alinё si kryetar i diktaturёs pasenveriane? Dhe tjetёr: si e gjykoni se duhet tё jetё presidenti i ri i Shqipёrisё?
 
Dr. Vinçenc Golletti – Pas fitores sё bukur dhe tё plotё tё demokracisё dёnimi i “shokut Ramiz” mund tё dukej si gjakmarrje. Ata i dёnoi historia plotёsisht e do t’i dёnojё pёrherё pёrçmimi i popullit.
Shqipёria e re, Shqipёria jonё nuk e njeh gjakmarrjen e nuk do ta njohё. Natyrisht, mund tё ketё ndonjё pёrjashtim tё rrallё. Sidomos nёse sjellja e sotme e hoxhenverianёvet nuk i pёrmbahet ligjit.
Pikёsёpari gjykatat kanё sot probleme mё aktuale, mё urgjente e mё tё rёnda, sidomos me dhunёn private (me kriminalitetin), e cila ёshtё, me sa duket, mjaft e pёrhapur nё mbarё vendin e po rritet ditё pёr ditё, e pra, me siguri, numri i procesevet do tё shtohej ad infinitum e do tё mbushte pёrsёri vendin me urrejtje, emocione e pasione.
Nuk trembem tё them se propozimi do tё ishte zgjidhja mё e arsyeshme e problemit e, kjo ёshtё kryesorja, lulёzimi i Shqipёrisё sё re do tё ishte pёr kёta individё ndёshkim moral shembullor e vёrtetё i efekshёm.
Presidenti i ri i Shqipёrisё duhet tё jetё njeri me personalitet tё spikatshёm, karakter tё fortё e tё moralshёm; njё njeri qё nuk viziton kryeqytetet evropiane pёr tё lypur lёmoshё, njё njeri i cili, kur ёshtё e nevojshme, di tё ndikojё pёr tё mirё mbi punёn e burokracisё dhe tё policisё pёr ta krijuar vёrtet e sa mё parё shtetin juridik nё Shqipёri.
 
Dr. Robert Elsie - Nuk kam asnjё mendim tё caktuar, dmth. nuk kam pёrgjigje.
 
11.Tashmё ёshtё bёrё traditё qё i intervistuari tё pyetet pёr botimet apo veprimtaritё e tjera tё tij gjer nё çastin para intervistёs, veç unё them do tё ishte me mjaft interes pёr lexuesin tё na thoni edhe diçka nga planet e ndonjё dёshirё tuajёn nё tё ardhmen.
 
Dr. Vinçenc Golletti - Sot, mjerisht, as shёndeti as mosha s’mё lejojnё tё punoj si mё parё, e planet e mia janё shumё modeste. Mё pёlqen fort tё mund tё lexoja edhe ca herё autorёt klasikё, sidomos Ciceronin, edhe Dantin e Gjergj Fishtёn, si edhe punimet e reja tё rёndёsishme nё fushёn e antropologjisё, tё gjuhёsisё historike, tё fizikёs e tё biologjisё. Por me gjithё zemёr shpresoj tё shkruaj akoma pak faqe me interes pёr shqiptarёt e, nga ana tjetёr, dёshiroj tё jetoj edhe ca ditё pёr tё parё se si sistemi demokratik e pluralist zё fill e lёshon rrёnjё tё thella nё Shqipёrinё e re. E kjo ёshtё e mundur nёse shqiptarёt kujtojnё ngaditё se pёrgjegjёsinё mё tё madhe pёr njё qeveri tё keqe, nuk e kanё qeveritarёt, por tё qeverisurit, e nёse sjelljen e tyre ata ia pёrshtatin kёsaj maksime.
 
Dr. Robert Elsie - Jam duke pёrfunduar “Historia e letёrsisё shqiptare”, (Anglisht), njё vepёr mjaft e gjatё, qё e kam filluar pas pesё vjetёve. Ende jam i zёnё me mijёra hollёsi nё kёtё libёr, kёshtu qё nuk kam plane tё tjera shkencore. Ende s’po e shoh fundit e tunelit. Nё tё njёjtёn kohё jam i angazhuar nё Shoqatёn bamirёse: “Evropa pёr Shqipёrinё”. Tё cilёn e kam krijuar nё qershor tё vitit tё kaluar sё bashku me disa kolegё gjermanё.
Dёshira imё pёr tё ardhmen e Shqipёrisё? Qoftё sa mё e afёrt dita qё ajo tё mos ketё mё nevojё pёr kёtё Shoqatё!
-
(Bisedoi pёr Arbёrinё – Ferdinand Laholli, 1-5 qershor 1992)
.
.

 

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook