40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi nga Kastriot Dervishi

Vargje me shkrimin e Vilson Blloshmit

Vargje me shkrimin e Vilson Blloshmit

40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi

nga Kastriot Dervishi

 
“Kush me shpatë vret
prej shpatës do të vritet…!”
shprehje latine
 
17 korrik 2017, mbushen 40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.
Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë dhe gjykatës.
 
-Genc Leka (1941-1977), ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim të organeve të Sigurimit të Shtetit.
U arrestua më 31.8.1976.
 
-Vilson Blloshmi (1948-1977), ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. Raportimet e para për të nga Sigurimi janë nga viti 1966, ndërsa ndjekja aktive është nga viti 1970.
U arrestua më 5.8.1976.
.
Perkujtimorja Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Perkujtimorja Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Çështja e trajtimit të tyre në një proces agjenturialo-operativ të centralizuar nis në maj 1975. U implikuan 39 persona. Regjimi kërkoi të lidhte gjoja “sabotimet” në kooperativë me një grup “armiqsh” ishin familje kulakësh, në krye të të cilëve qëndronin intelektualë si: poetët Blloshmi dhe Leka. Për këtë arsye u nxorën në gjykim 8 të pandehur, një pjesë e të cilëve u përdorën për të dënuar të ekzekutuarit (formulë e njohur kjo e proceseve komuniste).
Bedri Blloshmi u arrestua më 3.4.1976. Pas një hetuesie të gjatë e barbare, përfshi trajtimin e ekspertizave letrare, gjyqi ndaj tyre në kinemanë e Librazhdit ishte një demonstrim i urrejtjes klasore, një triumf i ligësisë ndaj së drejtës dhe moralit njerëzor.
Për vite me radhë këtë çështje e ka zbardhur me përkushtim të veçantë, Bedri Blloshmi (i dënuari i tretë i këtij procesi), vëllai i Vilsonit, i cili arriti të zbulojë vendpushkatimin e tyre, si dhe të grumbullojë një dokumentacion të bollshëm, një pjesë të së cilit e ka botuar.
Procesi ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977.
Me vendimin nr. 45, datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim.
U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr. 202, datë 2.7.1977.
Më 16.7.1977, Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977. Nga kërkimet e bëra, nuk është arritur të gjendet procesverbali i fjalës së fundit të poetëve.
Bashkëlidhur urdhri i ekzekutimit
Urdhri i Ekzekutimit nga Kadri Hazbiu (6 vite me vone do te vritesh nga arma e tij e dashur Sigurimi)

Urdhri i Ekzekutimit nga Kadri Hazbiu
(6 vite me vone do te vritesh nga arma e tij e dashur Sigurimi)

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook