back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

4 janar 1991 – 4 janar 2021 – 30 vite Partia Demokratike – Dega Lushnje!

Gazeta

Protesta e Lushnjes - 4 janar 1991
Protesta e Lushnjes – 4 janar 1991

4 janar 1991 – 4 janar 2021,

30 vite Partia Demokratike – Dega Lushnje!

Mirënjohje themeluesve të Partisë Demokratike Dega Lushnje!
30 vite më parë, në datën 4 janar të vitit 1991, në ato ditë të ftohta dimri, intelektualët e qytetit të Lushnjes ndezën një flakë ëndrrash për të gjithë qytetarët që kërkonin liri.
4 janar të vitit 1991, në Lushnje u zhvillua mitingu i parë, pikënisja për themelimin e Partisë Demokratike në qytetin tonë.
Mirënjohje dhe Respekte të gjithë themeluesve të Partisë Demokratike Dega Lushnje, emrat e të cilëve i gjeni dhe në dokumentin më poshtë.
Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që kanë sakrifikuar jetën për Partinë Demokratike dhe sot janë Dëshmor të Demokracisë,
Mirënjohje nga zemra atyre mijëra anëtarëve, militantëve, dashamirësve që nuk e kanë kursyer për asnjë moment mbështetjen ndaj Partisë Demokratike.
Mirënjohje qytetarëve lushnjarë për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë. Demokratike në këto 30 vite.
Rrugëtimi i Partisë Demokratike duhet të jetë për vlerat e demokracisë në vend.
Më poshtë keni dokumentin e degës së brendshme Lushnje se si e ndiqte situatën e lëvizjes.

.

4 janar 1991 - D.P.B. Lushnje i shkruan Hekuran Isait
4 janar 1991 – D.P.B. Lushnje i shkruan Hekuran Isait

Lënda: Për disa shkelje të rregullave në mitingun e zhvilluar

nga Partia Demokratike dhe e pasuar me një incident.

Ministrit të Punëve të Brendshme
Shokut Hekuran Isai – Tiranë
Siç është njoftuar me 04.01.1991, në ora 13:30 filloi mitingu popullor, organizuar nga Partia demokratike në qytetin e Lushnjës. Paraprakisht përfaqësuesit e kësaj partie nga Tirana, dërguan kërkesën me numër protokolli 12, darë 03.01.1991, pranë sektorit të policisë të Degës së Punëve të Brendshme, Lushnje. Kërkesa me shkrim, e cila u dorëzua me datën 4 janar 1991, ora 7.00. Në kërkesë konformë ligjesh, ishin parashikuar parullat që do të hidheshin dhe aktiviteti do të zhvillohej.
Sqarojmë se nismëtarë të degës së Partisë Demokratike për Lushnjen, ishin ngarkuar Kujtim Gina – ekonomist në Divizionin Lushnja; Bujar Xhaferri – libretist i Teatrit të estradës; Shpendi Sollaku mësues në gjimnaz – (gruaja e tij është ndihmës prokurore); Gëzim Hajdari mësues në gjimnaz; Visar Zhiti, punëtor në Fabrikën e Tullave (ka qenë arsimtar dhe është dënuar me 10 vjet për agjitacion e propagandë armiqësore) si dhe studenti Arben Sula.
Në këtë miting morën pjesë përfaqësues të Partisë demokratike: Sali Berisha, Azem Hajdari, Arben Imami, Aleksandër Meksi… (teksti shkeputet dhe vazhdon në faqen 6)
.

4 janar 1991 - D.P.B. Lushnje i shkruan Hekuran Isait
4 janar 1991 – D.P.B. Lushnje i shkruan Hekuran Isait
….krijohen kushte, siç ndodhi ditën e mitingut, ku disa drejtues të fermave u kishin dhënë mjetet e transportit huliganëve, ish të internuarve për të ardhur në mitingun e partisë demokratike.
Sa më sipër, në zbatim të urdhrit Nr. 11, datë 30.12.1990, e shohim të nevojshme që të disiplinohet organikisht një kompani për ndërhyrjen e shpejtë ndaj veprimeve huliganizmiste. Kjo edhe për faktin se Divizioni i Lushnjës nuk disponon aktualisht e as në prespektivë forca për të përballuar veprimet e grupeve keqbërëse dhe armiqësore. Në vijim të kësaj kërkojmë të pajisemi dhe me disa mjete shërbimi si Radio Storno, armë speciale etje.
.
Kryetar i Degës së Punëve të Brendshme
Gjon Përmalaj (firmë)
.
Marre nga muri i FB i Erald Shulles, 4 janar 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.