Deklaratë e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike

Shoqata Antikomuniste Perndjekurve Politike

Shoqata Antikomuniste Perndjekurve Politike

Deklaratë

e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike

Ndal!
Rikthimit në pushtet
të kriminelëve të
Sigurimit të Shtetit!
.
Ekspertja e Sigurimit të Shtetit, autorja e ekspertizës që çoi në pushkatim poetin Genc Leka, kandidat për anëtare e Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit. Aktualisht procedura është në Kuvendin e Shqipërisë dhe figura e saj po verifikohet nga institucionet e pastërtisë së figurës.
Është tashmë e dokumentuar botërisht pjesëmarrja e saj në krimet e komunizmit dhe zgjedhja e saj në një institucion me rëndësi siç është KKRT do të përbente një krim më vete nga Kuvendi i Shqipërisë dhe çdo institucion tjetër që në shkelje të ligjit e mundëson zgjedhjen e saj.
.
Diana Culi - dhe Poetet e Librazhdit

Diana Culi – dhe Poetet e Librazhdit

Në bazë të ligjit, ajo nuk mund të zgjidhet për shkak të pjesëmarrjes së vërtetuar me prova e dokumente në krimet e Sigurimit të Shtetit, por ne kemi informacione se po përdoret një artificë ligjore sipas të cilës kush ka marrë një vërtetim pastërtie nga “Komisioni Bezhani”, e merr sërish të tillë edhe pse implikimi i saj në krime është publik. Në këto kushte Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politik i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë, Autoritetit mbi Informonin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, Komisionarit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë të kryejnë detyrën e tyre e të mos fshihen pas ligjeve djallëzore për të fshehur krimet e komunizmit dhe autorët e tyre.
I kërkojmë Partisë Demokratike dhe krejt opozitës si dhe Ambasadave të USA e BE dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit si dhe organizatave të tjera të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut të ushtrojnë çdo mundësi e influencë për të ndaluar vallen e rikthimit në pushtet të autorëve të krimeve të komunizmit.
Zgjedhja e Diana Çulit në krye të televizionit publik shqiptar është një fyerje për viktimat e krimeve të saj dhe familjarëve të tyre dhe krejt të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë. Fakti që kjo po ndodh në prag të pritjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE tregon edhe një herë se Shqipëria është shumë larg standardeve perëndimore të trajtimit të krimeve komuniste dhe autorëve të tyre.
.
*Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike tw Shqipërisë

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , ,
Një përgjigje
  1. Jozef Radi Tha:

    Një shoqëri që provokohet nga politika në mënyrë sistematike në dhimbjet dhe tragjeditë e saj përmes figurash të shtrydhura, shpesh cinike dhe fyese e përmes qëllimesh djallëzore e poshtëruese, dëshmon se asgjë serioze nuk mund t’i ofrojë së nesërmes… Ajo dëshmon katërcipërisht lidhjen me të djeshmen kriminale, krizë të thellë morale dhe mbetet trishtueshëm e paaftë për të sjellë figura që premtojnë besim edhe respekt… j.r.

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook