Pak rreshta për Familjen Tasi – nga Sandra Aleksandra Tasi

Pamja e sallës së Gjyqit Special

Pamja e sallës së Gjyqit Special ku jane edhe vellezerit Tasi

Datë makthi, ku jetë të pafaj u morën dhe shpirtra fisnikësh,
atdhetarë të dijshëm u hodhën në ferr.
Emnat e tyne janë kujtu, edhe kur tmerri kishte depërtu kudo.
Dritën që ata me aktet e tyne kanë përhapë,
e kemi ndi edhe pse si kemi njoftë së gjalli.
Nji nga nji, drita e njerëzve të tillë, ka mbajtë gjallë at flakën e qiriut
të shpresës në shpirtrat e gjithkujt nga ne.
Mirënjohje për ta, pa fund.
Gentiana Kone
Koço Tasi (1889-1966)

Koço Tasi (1889-1966)

Akile Tasi (1891-1961)

Akile Tasi (1891-1961)

Pak rreshta për Familjen Tasi

nga Sandra Aleksandra Tasi

 
17 Nëntori!
Ditë e zezë për familjen time dhe për shqiptarët e mirë!
Më 17 nëntor 1944, arrestohet gjyshi im, Koço Tasi, dhe vëllai i tij Akile Tasi.
 
Koço-ja kishte mbaruar Juridikun në Romë. Ishte Deputet i Parlamentit të Parë Shqiptar, që del pas Kongresit të Lushnjës. Ka qenë, po ashtu, Ministër i Drejtësisë dhe Prefekt i Gjirokastrës në momentet më të rënda, kur ky qytet kërcënohej nga greko-filët. Koço-ja ka qenë Guvernator i Kosovës, kur Kosova ishte Shqipëri, dhe themelues i administratës lokale të kësaj toke shqiptare. Ai i ka hapur shkollat e para shqipe në Kosovë, tok me Ernest Koliqin, që si Ministër Arsimi, ka dërguar mësimdhënësit atje.
Vëllai i gjyshit tim, Akile, ka mbaruar Gazetarinë dhe Shkencat Politike në Romë. Në SHBA ka qenë ndër bashkëpunëtorët kryesorë të Faik Konicës te “Vatra”. Ai ka qenë, gjithashtu, Drejtor i Bibliotekës Shqiptare, Ministër Kulture i Shqipërisë, dhe ka udhëhequr mediume profesionale, si “Bashkimi i Kombit”, ku kryeredaktor kishte emëruar Gjergj Bubanin dhe redaktor Mustafa Greblleshin. Në këtë gazetë të përditshme, Mitrush Kuteli boton “Poemin Kosovar”.
Akileja do të vdiste në burg të Burrelit (ështe i pavarr), ndërsa Koço-ja, menjëherë pasi vuan 20 vite në burgjet komuniste (në burg shkruan librin “E drejta”), del në prag-vdekjeje.
Vuajtjet e familjes Tasi nuk mbarojne me kaq.
Babai im, Napoleoni, që ka njohur rrjedhshëm pesë gjuhë te huaja dhe, që ndër të tjera, ka përkthyer sonetet e William Shakespeare, John Keats-it, Lord Byron, do të vuante 8 vite burg; halla ime – Tefta – po ashtu do të burgosej. Ndërsa xhaxhai, Lekë Tasi, Violonçelisti i Parë i Orkestrës Simfonike të Shqipërisë, dhe xhaxhai Ylli Tasi, Inxhinier i Ekselencës, do të internoheshin së bashku me familjet dhe gjyshen time, Aleksandra, në Grabjan, ku do të detyroheshin të hapnin kanale…
Familja Tasi vuajti vetëm pse e donte Shqiptarinë, lirinë dhe përparimin!
.
(marre nga muri i Aleksandra Santra Tasi, 17 Nentor 2018)

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook