back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

28 Prill 1912 13 Qershor 1912 – “Vatra” njihet zyrtarisht edhe nga Shteti Amerikan

Gazeta

Themeluesit e Vatrës 1912
Themeluesit e Vatrës 1912

28 prill 1912 – 13 Qershor 1912 –

“VATRA” njihet zyrtarisht nga Shteti Amerikan

Me 3 Qershor 1917,
VATRA hapi fushatën “Për Shpëtimin e Shqipërisë”
dhe mblodhi 150 mijë dollarë
me të cilat u shpëtua Shqipëria në Konferencën e Paqes…

Janë tre ngjarje madhore për Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA”,

28 Prill 1912 – data e themelimit te Federates Panshqiptare Vatra

13 Qershor 1912 – Dita kur Vatra njihet zyrtarisht prej Shtetit të Massachusetts.


3 qershor 1917 – Dita e Vatrës për Shpëtimin e Shqipërisë

Stema e Vatrës
Stema e Vatrës

Në Kalendarin e Vatrës dhe rekordet arkivore shkruhet: Me 13 Qershor 1912, u njoh prej shtetit të Massachusetts dhe mori diplomën e saj (Charter), të shënuar prej zotit Albert P. Langtry, sekretarit të Shtetit. Në aplikim ishin të shënuar emrat e Faik Be Konitza, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota.
Pra sot, me 13 Qershor 2014, mbushen 102 vjet nga regjistrimi i Vatrës në shtetin e Massachusetts, ndërkohë që data e themilimit të Vatrës mbetet 28 Prill 1912.
3 qershor – Vatra dhe Dita e Shpëtimit të Shqipërisë nga Shqiptarët e Amerikës
Data 3 qershor, e cila njihet si Dita e Shpëtimit të Shqipërisë, e kishte fillesën që në një takim të Komisionit të Vatrës në muajin Maj 1917. Komisioni që drejtonte Vatrën, u mblodh me 20 maj 1917, në orën 3 pas darke. Në qendër të punës ishte raporti i dërguar nga Delegati diplomat i Vatrës në Londër, Mehmet Konica. Pas atij raporti një letër dërguar nga delegate tjetër i Vatrës në Zvicër, Dr. Turtulli, i mallëngjeu vatranët e pranishëm. Delegati propozonte që të ngrihej një Komitet për Mbrojtjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Këtij qëllimi t’i paraprinte një fushatë për të mbushur arkën e Vatrës me qëllim që të mundësohej financimi i këtij shërbimi diplomatik i munguar, në mungesë të një shteti shqiptar, dhe të financoheshin miqtë diplomatë të Shqipërisë në Amerikë dhe Europë. Propozimi i Dr. Turtullit shoqërohej me shembullin e tij dhurus, duke dërguar 1.000.00 (njëmijë dollarë).
Komisioni drejtues i Vatrës e priti propozim-dhurimin me duartrokitje dhe menjëherë nisën diskutimet për detyrat e shqiptarëve të Amerikës në mbrojtje të Atdheut në ato kohë kritike. Diskutantët arritën në një pikë të përbashkët: Vatra do të mbetej gjithnjë e turpëruar në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e Botës, po të mos i përgjigjej nismës së fushatës të propozuar nga Dr. Mihal Turtulli, i cili duke dërguar 1000 dollarë, e bënte fakt të kryer hapjen e fushatës dhe Vatra duhej ta niste sa më parë. U mor vendimi që Vatra t’i përgjigjej dhuratës dhe thirrjes së nxehtë të atdhetarit të shkëlqyer, ashtu si ua kërkonte nderi atdhetarëve të Botës së Re, trimërisht me dorë dhe zemër të hapur.

Dr. Mihal Turtulli
Dr. Mihal Turtulli

Njëzëri u vendos:
1-Të caktohej e Diela e 3 qershorit, si Dita e Shpëtimit të Shqipërisë, për të mbledhur një shumë së paku prej 40 mijë dollarësh të këshilluar prej Dr. Turtullit.
2- Të ftoheshin të gjitha degët e Federatës Panshqiptare të Amerikës me anëtarët e tyre, të gjitha shoqëritë shqiptare të veçanta, të gjitha Shoqëritë fetare Kombtare – dhe të gjithë shqiptarët – të organizojnë mbledhje në këtë ditë dhe të japin ndihmën e tyre sa më të madhe për Shpëtimin e Atdheut.
3-Të ftoheshin të gjitha gazetat dhe revistat shqiptare të bashkëpunonin për të mbaruar këtë vepër, e cila do t’i nderonte në sytë e botës dhe në sytë e Shqipërisë, atdhetarët e Amerikës, dhe do t’u japte një vend nderi në historinë e përlindjes Kombëtare.
4-U drejtohej të gjithëve lutja që të dhuronin $10 e sipër për të mbledhur kështu shumën e këshilluar nga Dr. Turtulli.
(marrë www.gazetadielli.com)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.