23 Shkurt 1848 – Gazzetta “L’albanese D’italia” & Girolamo De Rada – nga Kastriot Frashëri

Girolamo de Rada - L'Albanese D'Italia (1848)

Girolamo de Rada – L’Albanese D’Italia (1848)

23 Shkurt 1848 – Gazzetta “L’albanese D’italia” & Girolamo De Rada
nga Kastriot Frashëri

Sot mbushen 175 vjet nga dalja e numrit të parë të gazetës “L’albanese d’ Italia” (Shqiptari i Italisë).
Shtypi arbëresh lindi si nevojë për vetë ekzistencën e identitetit kombëtar të dhjetëra e mijëra pasardhësve të breznive që emigruan nga viset e ndryshme shqiptare ndaj sundimit turk, duke u ngulitur në trevat italiane, në vitet njëzet të shekullit XV, sidomos pas vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Kjo gazetë mbrojti të drejtat e shqiptarëve, duke radhitur fakte e argumente të historisë së Shqipërisë, me qëllim që të njihej edhe opinioni në Itali e më gjerë.
Në krye të saj qëndronte Jeronim De Rada, rilindës i shquar i kohës. Shtypi i kohës dëshmon, që ka dhënë ndihmesën e tij në fushën shoqërore, kulturore dhe politike gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare shqiptare.
Girolamo (Jeronim) De Rada ishte djali i një babai të kishës bizantine italo-shqiptare, i lindur në Macchia Albanese në kodrat e Sila Greca, në provincën e Kozencës, De Rada ndoqi Kolegjin Italo-Shqiptar të Sant’Adriano në San Demetrio Corone

Fiamuri i Arbërit - Monument i De Radës

Fiamuri i Arbërit – Monument i De Radës

Marre nga muri i FB Kastriot Frashëri, 23 shkurt 2023

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook