back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

14 Korriku i Francës dhe piktura e Eugène Delacroix – nga Ermira Godo

Gazeta

Eugène Delacroix – “Liria që udhëheq popullin” (La Liberté guidant le peuple)

14 Korriku i Francës dhe piktura e Eugène Delacroix

nga Ermira Godo

Franca sot feston “zgjimin e lirisë”, festën kombëtare,
ditën-symbol të triumfit të Revolucionit francez,
në homazh të 14 korrikut 1789 – marrjes së Bastilles,
bashkimit kombëtar dhe fundit të monarkisë absolute.

 

Ermira - Xhomaqi - Godo
Ermira – Xhomaqi – Godo

***
Në tablo – një pikturë vaji në kanavacë e piktorit francez Eugène Delacroix (Euzhen Dëlakrua) – është Marina (Marianne) mbi barrikada – simbol i Lirisë – “Liria që udhëheq popullin” (La Liberté guidant le peuple), e cila u ekspozua për herë të parë në vitin 1830 në Paris, me titullin “Skenat e barrikadave” (Scènes de barricades).
Nëse nuk do të luftoja për vendin tim, të paktën do të pikturoja për të…” – shkruan Delacroix, duke iu referuar veprës së tij, e cila sot ruhet në muzeun e Luvrit në Paris. Por figuara mitologjike e Marianës është edhe shumë më e hershme: Emri “Marianne” është i formuar nga “Marie” (perëndeshë-nënë kristiane) dhe Anne (perëndeshë-nënë selte). Kështu “Marianne” me gjithë gjasat rrjedh nga “Marie-Anne”, emër shumë i përhapur në shek. e XVIII-të në Francë, simbol popullor, i cili shndrrohet kësisoj në personifikim të tij duke u bërë e pavdekshme. Simbol i një gruaje me kësulë Frigjiase, ajo mishëron Republikën Franceze dhe vlerat e saj: “Liri, Barazi, Vëllazëri”, ikonë e lirisë dhe demokracisë.

***
Nga qershori 1848, emri “Marianne” filloi të përdorej në mënyrë klandestine për të simbolizur Republikën franceze. Më pas nisi një konkurs për të përfaqësuar alegorinë e re të këtij pushteti. U paraqitën kështu asokohe dy figura të Marianës, në antitezë me njëra-tjetrën:
-E para – e “urtë”, ajo e nënës, e ulur me flokë të lidhura pas, me gjoks të mbuluar dhe të paarmatosur, e veshur me fustan të gjatë dhe me një kurorë dafine ose lisi në shijen e republikanëve konservatorë.
-E dyta – “revolucionare”, me flokë të lëshuara, kësulë frigjiase, gjoks zhveshur, luftarake e armatosur, e zjarrtë në imazhin e republikanëve revolucionarë…

Ishte kjo Mariana e zgjedhur mbi barrikada,
Mariana heroike e rebele,
Monumentale e veshje antike,
.
Mariana sublime, impulsive, mes të betejes
Kushtruese e thirrëse,
Nxitëse e pashtershme…

Simbol i republikës franceze,
Me flamurin në dorë e bajonetën,
Mariana këmbë zbathur
E gjinj zhveshur,
.
Simbol i vegjëlisë
Mariana e monedhave, stampave, imazheve
Cilin vallë nuk do të frymëzonte?…
.
Edhe vetë Hugonë
Në përshkrimin e Gavroshit tek “Të mjerët”

Edhe statuja e Lirisë, kjo alegori “Liria që ndriçon botën”, e ofruar nga Franca Shteteve të Bashkuara, e cila përfaqëson vlerat e përbashkëta të dy republikave me kushtetutat që rrjedhin nga iluminizmi: liria e ndritur dhe ajo ndriçuese, është e frymëzuar prej Marianës revolucionare…
Mariana frymëzon mbarë ëndrrat e lirisë
Kundrejt çdo politike diktati e censure
Mariana mbetur e përjetshme ndër shekuj…

***
Joyeux 14 juillet à toutes et à tous mes amis!
Gëzuar 14 korrikun!

Marrë nga muri i Fb i eg, 14 korrik 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.