back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

13 Tetor 1943 – Fritz Radovani (Pjesa I)

Gazeta

Fritz Radovani
Fritz Radovani

13  Tetor  1943 – Fritz Radovani (Pjesa I)

70 Vjetori i bombardimit të Tiranës ose “Në Shqipni ‘rrêna i ka kambët e gjata…!’”

Plot 70 vjet që vazhdon me rrêjtë Shteti Shqiptar, Akademia e Shkencave dhe me té, të gjithë ata mercenarë historianë, që nuk e shkruejnë një rresht për bombardimin ma mizor të Luftës së Dytë Botnore, me 13 Tetor 1943, ora 13.13’ të drekës, ku u vranë 503 qytetarë të Tiranës nga Aleatët. Bombardimi filloi tek Fusha e vjeter e Aviacionit dhe vazhdoi për gjatë rrugës së Kavajës, deri te shtëpia e oficerëve (Klubi i Artistëve)…
Tirana u la me gjak!
Deri sot, që po mbushen plot 70 vjet të kësaj gjakderdhje të pashembullt, askush s’ka tregue qëllimin e vërtetë të ideatorëve barbarë kundrejt popullsisë së pafajshme të Kryeqytetit Shqipnisë: Tiranës… Dhe, as nuk duket kund “e vërteta” e shëmtueme e të gjithë atyne që e projektuen dhe zbatuen këtë vepër kriminale!!!
Shqipnia e shkelun prej nji pushtuesi te tjetri… Pa i shpallë luftë “askujt”… dhe pa pasë pushtue KURRË nji pllambë tokë të huej, bombardohet kur sejcili asht me lugë në dorë, tue shty të shkreten kafshatë, e tue mendue se “çka t’bajmë për darkë?”
Bombardohet një nga zonat ma të popullueme të Kryeqytetit, dhe nuk vritet asnjë “okupator”… i vetëm… veç kalimtarë dhe njerëz të ulun ndër sofrat e bukës së drekës!
Edhe sot mbi trotuarët e asaj rrugë përballë Kishës së Jezuitëve, janë ndër pllaka gjurmët e ciflave të hjekuna të atyne bombave që gjakosën një Popull të pafaj…
Gati 15 vjet përpara, kobra Nexhmije Hoxha, i pohon gazetares R. Xhunga, se “ne komunistët nuk kishim si të pohonim bombardimin nga Aleatët, se ne ishim me ta!”
Sigurisht, as Aleatët, nuk kishin si të pohonin bombardimin e tyne mbi kokat tona të mituna… e mbi të gjithë Ata Shqiptarë, që per 47 vjet nuk e harruen atë “Gjak!”
Vërtet u vranë e u masakruen me mija Burra… U interrnuen mija familje e humbën përgjithmonë ndër kampet e shfarosjes komuniste, edhe pse ikëm nga Europa me flamurin e “revolucionit”, terroristi Ramiz Alia deklaroi: “I kemi ruajtur lidhjet e vjetra si unë dhe shoku Enver… Edhe gjak do bëjmë… Pushteti është përjetësisht yni !”

Avionë bombardues Amerikanë
Avionë bombardues Amerikanë

***
Ishe i vogël tre vjeç, në shtëpinë nr. 173… tue ngranë drekë me Babën dhe Nanën.
Zhurma e uturima e avionëve si atë ditë, vazhdon edhe sot në trunin tim…
Në zbritje të shkallës Baba u vra! Nana filloi virrmën… Unë nuk kuptova asgja!
Atë natë u nisëm për Shkodër dhe arrijtëm nga mesnata…
Mbas dy o tre ditësh dikush në rrugë holli një bombë… U trondita nga krisma e saj dhe vrapova tek prehni i Nanës, shikova Nanën e topitun dhe kishe thirrë: “Gjak!”
Unë kujtoj vetëm Fëtyren e tronditun të Nanës… po jo, thirrjen time “Gjak!”…
Kujtoj, se kur fillova me u rritë dhe na dilte gjumi spontanisht nga shprazja e armëve në orët e para të ditës, në Zallin e Kirit, jo larg nga rruga Badra, ku jetonim…
Automatikët e komunistëve godisnin në trunin tim gjithnjë thirrjen “Gjak!”
(Pjesa e parë… Vazhdon) Melbourne, Tetor 2013.

 

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.