12 shkurt 1945 – Numri i parë i gazetës Rilindja!

Gazeta "Rilindja" - (1945-1999)

Gazeta “Rilindja” – (1945-1999)

12 shkurt  1945

Numri i parë i gazetës Rilindja!

71 vjetori i numrit të parë të gazetës Rilindja!

Me12 shkurt 1945, në Prizrenin historik, kryeqytet shpirtëror i gjithë shqiptarëve në botë, nisi punën gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi, Rilindja!
Rilindja – Abetarja, Dritarja dhe Vatra e intelektualëve më të shquar të Gazetarisë, Penes dhe të Mendjes i të gjitha kohërave në gjithë shqiptarinë, që në kohërat më të vështira Frymonte Shqip.
Sot 71 vjetorin e daljes me 12. 02. 2016 Rilindja si gazetë është mbyllur tash e sa vjet ndërkaq gazetarët, redaktorët, punëtorët e saj kanë mbetur në rrugë nga pushtetarët tanë. Pallati i Shtypit është uzurpuar nga Qeveria, ndërkaq punëtorët e saj kanë mbetur të injoruar dhe të dëbuar nga pushtetarët e pasluftës që e “çliruan” Kosovën!
Një popull që nuk ka traditë nuk është autokton.
Vetëm ne shqiptarët heqim dorë nga tradita, duke krijuar mite e histori të rrejshme për interesa personale, grupore e politike.
Rilindja ka qenë dhe do të mbetet akademi e gazetarisë shqipe në Kosovë!
Rilindja ka qenë dhe do të mbetet tradita më e lashtë e gazetarisë shqipe në Kosovë!
http://botapress.info

Prend Buzhala

Prend Buzhala

Duke kujtuar 71-vjetorin e “Rilindjes”

Ishte kohë lufte më 1999, kur “Rilindja” ndau çmimin “Gazetar i Decenies”

Data 12 shkurt ishte festa e gazetës “Rilindja” (e cila u ndalua pas luftës). Ajo sot shënon 76 vjet. Shënohej edhe në kohë lufte, kur unë isha gazetar në zona lufte. Falë miqve kolegë: Zeqir Bekolli, Frrok Kristaj e Bajram Kabashi, si dhe jurisë Shyqri Galica, Ali Cenaj e Frrok Kristaj, më 12 shkurt 1999 ndau Çmimin Gazetar i Decenies. Në informatën e asaj dite thuhej se: “Juria e përbërë nga gazetarët vendosi që çmimin për gazetar të decenies (çmim ky që e përditshmja “Rilindja e ndan për herë të parë), t’ia ndaj korrespodentit të “Rilindjes” nga Klina, z. Prend Buzhala, ndërsa shpërblimi tradicional “Gazetar i vitit” iu nda dy gazetarëve të të “Rilindjes”, Evlianë Beranit e Zeqir Bekollit, si dhe fotoreporterit të kësaj gazete, Ilaz Bylykbashit.”
Megjithatë, kjo gazetë është sinonim i kohëve nëpër të cilat kaluam… kronikë e gjallë e jetës këndej, dritare për në botë, sofër e kulturës dhe arteve… afirmuese e sa e e sa penave… U botua edhe në zjarrin e luftës dhe dha dëshmorë gazetarët e saj…
U burgosën, u përndoqën pothuasje gazetarë të panumërt të saj në kohët më të vështira! Janë burgosur, disa të tjerë janë keqtrajtuar, ndaluar etj etj për dhjetë vjet… po kanë qëndruar!
Gjatë luftës korrespondentët e “Rilindjes” raportonin nga zjarri i betejave, duke e ndarë fatin e njëjtë me popullin… Shkolla dhe modeli i saj i gazetarisë, janë të papërsëritshme… Sepse që të gjithë e deshën atë, jo sipas “modelit të regjimeve”, por të çliruar. Dhe posa mori frymë më lirshëm, ndodhi shuarja e saj! Paradoks, apo jo!
Prend Buzhala muri i FB 12 shkurt 2016

Numri i Pare i Rrilindjes -12 shkurt 1945

Numri i Pare i Rrilindjes -12 shkurt 1945

***

Gjej rast ta përshëndes kët gazetë, e cila mbas viteve ’90, për disa vite radhazi, i hapi portat e botimit për shumë shkrime edhe ndaj Lazër Radit, i cili gjeti ne faqet e saj hapësirën e munguar në shtypin e Tiranës… Shumë shkrime të tija dhe mjaft shkrime për të, u botuan pikërisht në këtë gazetë, e cila sot për fatin e keq të të gjithëve nuk është më e pranishme në shtypin shqiptar…
(Jozef Radi, shënim për Gazetën Rilindja)

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Artikuj, Gazeta  Etiketat: , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook