back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

111 vjet… nga porositë me shkrim e Faik Konicës

Gazeta

Faik Konica (Joseph Sigall 1930
Faik Konica (Joseph Sigall 1930)

111 vjet… nga porositë me shkrim e Faik Konicës

29 janar 1903

I dashur Atdhetar,
Nesër në letër të gjatë,
sot vetëm këto dy fjalë
Dhelpëritë e njerzve që të duan ty dhe shokët e tu,
që t’ju ndalojnë të punoni – ato dhelpëri do të venë kot
po të mos e humbni zemrën (kurajon).
O burrani pra!!

Sa për letrat “anonymes”,
vendi i tyre është në halé.
Bëj si mua: kur të të vijë nonjë letrë e tillë,
mbaje në taskë që të fshihesh…
Të shtrëngon dorën: F. Kn. (Faik Konica)

Konica - Letërkëmbim 1
Konica – Letërkëmbim 1

Përlindja e Shqiptarëve
Shoqëri për Përparimin e Kombit Shqiptar (testata)

I madhi atdhetar e mik,
të falem nderit për ato të 20 frangat që më dërgove. Kisha nevojë të madhe për to, vlerë tembra, se karakteret që bleva më shuan jetën, më përpijnë sa të holla më bien në dorë, e arkiva si dy vjet më parë n’atë ditë të ligë, ku edhe për 10 franga ndodhem të kem nevojë. Të gjitha këto për shkak të Misurit Ghelber, të tradhëtorit, të turkut shitur mish e shpirt te Sulltani, i cili i frikson botën të mos më çojnë gjësendi.
Eja të përpiqemi t’a shuajmë këtë trangullin, këtë magjistar të poshtër, që kërkon të na urdhërojë ay pyzeveng, se ka mësuar dy fjalë turqishte e merr një ulefè të madhe…
Po Thomaçka, m’i qifja t’ëmën e s’ëmës! Si s’ka turp të gënjejë me aqe paturpësi? Po s’ka frikë se mos e dërgoj atje dorëshkrimin tënt e t’i dalë në sheh gënjeshtra e poshtër? Në do, ta dërgonj në ca ditë e m’a kthe prapë, po të ia u rrëfesh të gjithëve që ta marrin vesh se ç’fjalë thotë Pushtllamaja* janë aqe të vërteta sa ato që tha për defterin tënt…

(Nga letërkëmbimi me Nikollë Naçon në Bukuresht.)

Konica - Letërkëmbim 2
Konica – Letërkëmbim 2

*“Puşt” (dhe prej saj “puştlëm” vjen nga turqishtja osmane, por e shumta e kamus-eve (fjalorëve) nuk e kanë. Përse? Sepse kuptimi qenka edhe më denigrues nga sa e dimë ne. Në turqishten osmane “puşt” vjen nga arabishtja dhe ka kuptimin e fundit të shpinës, mbrapanicës. Dizdari tek Orientalizmat në gjuhën shqipe jep deri edhe kuptimin në latinishte “scortum sodomiticum”, d.m.th. ped. pas. Kjo duhet të jetë arsyeja që e shumta e kamus-eve turko osmane këtë fjalë nuk e kanë. (sqarim nga A.Plasari)

(marrë nga Muri i Fb i Aurel Plasarit)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.