back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

11 mijë shqiptarë bashkë në koncertin e “Al Bano e Romina”, live në stadiumin “Qemal Stafa”, shtator 1989 – nga Vasilika Sherifaj

Gazeta

Albano e Romina - Tirane, Shtator 1989
Albano e Romina – Tirane, Shtator 1989

11 mijë shqiptarë bashkë në koncertin e “Al Bano e Romina”,

live në stadiumin “Qemal Stafa”, shtator 1989

nga Vasilika Sherifaj

Isha në koncert edhe unë me shoqet e mia. Biletat i sollën në Ministri. Sekretaren e ministres e kisha shoqe dhe sigurova një biletë edhe për vëllanë. Asnjëherë nuk e kuptova pse u treguan aq bujarë me biletat!!! Sepse ndonjëherë ishte e vështirë të siguroje biletë edhe për në Teatrin Kombetar. Mbase, që të mos ndodhte gjë mbas koncertit. Ishim me fat se ishim përballë skenës. Diku te rreshti tretë. U kënaqem duke kënduar me sa zë kishim në kokë. Dihet! Këngët i kishim mësuar që kur kishim qënë në shkollë të mesme, te “Qemali”, përmes radios. Ndonjëherë tekstet e shkruara i ndanim me njeri-tjetrin. Nuk kishim censurë ne të klasës sonë. Gjërat i bënim kolektive dhe s’kishim frikë nga njeri- tjetri. Fare! As në mendje! Emocioni që më përshkonte ishte i jashtëzakonshëm, i papërsëritshëm. Dikur u kapëm të gjithë nga duart dhe shihnim njeri-tjetrin duke ulëritur e kënduar me zërin e shpirtit, “Liberta…” Kurrë s’i kishim dëgjuar më 11 mijë shqiptarë të këndojnë së bashku të intonuar si në koncertin e “Al Bano dhe Romina”, live në stadiumin “Qemal Stafa”, në shtator të vitit 1989…

Albano Carrisi - Tirane 1989
Albano Carrisi – Tirane 1989

Ishim pa përvojë, axhaminj, nuk ishin të përgatitur që atë uragan ta kthenim në protestë. Ne ishim brezi që ishim mësuar t’i bindeshim vijës së Partisë. Duhej edhe pak kohë që të piqej revolta dhe kundërshtimi brenda nesh. Ne ishim brezi që ishin rritur tre minuta larg sheshit Skënderbej. Me shkolla të mira, me privilegje, krahasuar jo vetëm me pjesën tjetër të Shqipërisë, për edhe me pjesën tjetër të Tiranës!
Ndonjëherë, kam menduar që regjimi e lejoi koncertit, sipas këshillës së ndonjë psikologu, që të shkarkohej energjia rinore!
Nuk e kam dëgjuar nga askush këtë, është thjesht deduksion.
Më vonë, sa herë i kthehem atij momenti, teksa e mendoj, them se: ne i këndonim ëndrrëes së lirisë, pa e ditur ende mirë se ç’ishte liria në thelb. E vetmja gjë që nuk mbaj mend mirë, janë mendimet që duhet të kishim mbas koncertit.

Albano e Romina - Sanrremo 1989
Albano e Romina – Sanrremo 1989

Kujtoj që rruga bri bllokut ishte në errësirë të plotë. Vetëm kaq. Unë banoja te “Myslym Shyri” dhe prindët na thanë: Koncerti dhe zërat e stadiumit që këndonte dëgjoheshin deri te shtepia… Mamaja më pyeti: “Po ç’u bë atje, ashtu?! Dëgjohej sikur këndonit këtu!!” Nuk e di a e kanë këtë kujtesë myslymshyrsit e tjerë!?!
Atë kohë, besoj, askush nuk ka pasur ndonjë pajisje për të incizuar jehonën e koncertit mbi Tiranë.
Sa herë e kam kujtuar më vonë këtë koncert them për nomeklaturën: “Gjithmonë e keqja është disa hapa para së mirës…” Ata e dinin ç’bënin! ne jo!
Duhej edhe pak kohë!
Kurse për Albanon dhe Rominën them: Ata kurrë nuk mund ta kuptonin se çfarë na mungonte ne???

“Liberta/ Quanto hai fatto piangere
Senza te/ Quanta solitudine
Fino a che/ avro un senso vivere
Io vivroooo per avere teeeee!

Marrë nga muri i FB i Kastriot Çipit, koment nga Vasilika Sherifaj

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.