100-Vjetori i Lindjes sё Muzikantit Fotaq Filipeu nga Maksim Kulla

Fotaq Filipeu (1915-1992)

Fotaq Filipeu (1915-1992)

100-Vjetori i Lindjes sё Muzikantit Fotaq Filipeu

nga Maksim Kulla

(Shkёputur nga libri pёr artin e kulturёn nё Lushnjё)

Do tё ndalem nё veçanti, nё momentin e tё kuptuarit tё vlerave te njё prej figurave, e cila 30 vitet e fundit tё jetёs sё vet i kaloi nё qytetin e Lushnjёs. Njё personalitet fatkeqёsisht i harruar, por edhe i pavlerёsuar si duhet nga historiografia e muzikёs shqiptare. Ky ёshtё Fotaq Filipeu, nji burrё shtatshkurtёr po me tipare madhёshtore me ecje karakteristike, ndoshta pasojё e gjymtimit nё vitet e gjata tё burgut mbas vitit 1945. Njeri tepёr autoritar, i veshur me shije e kulturё, me pantallona tё gjёra e kёmishё tё hekurosur, me kёpucё llustrafine me maja qё duke shkuar nё punё çdo mёngjes shoqёrohej me sy nga respekti i banorёve, respekt tё cilin ai ua kishte imponuar.
Lushnja ka qenё dhe ёshtё njё nga qytetet mё mikpritёse tё Shqipёrisё dhe kёtё e ndjeu dhe vetё ky artist i cili shkonte çdo ditё nё punё me dёshirёn pёr tё realizuar atё qё ai dinte ta bёnte mё mirё, me njё shpёrthim sa intelektual, aq edhe profesional, thuajse i barabartё me kolegёt e njohur tё tij nё tё gjithё Shqipёrinё, por me mundёsi tejet tё pakta pёr t’i zbatuar idetё nё fushёn e interpretimit dhe tё krijimtarisё muzikore nё njё qytet tё vogёl si Lushnja.
Vlerёsimin më të ndjerë pёr figurёn e Fotaq Filipeut e ka bёrё shoku im i klasёs Visar Zhiti, e parё nga kёndvёshtrimi i persekucionit dhe vuajtjes qё i shkaktoi sistemi, e qё deri nё vitet ’70, nuk arrinim ta kuptonim, ndoshta edhe pёr shkak tё moshёs, pasi nё kёtё kohё nё dukje kishte njё bashkёjetesё normale me respekt reciprok tё vendasve dhe tё ardhurve.
Duke qёnё se formimin e parё muzikor e mora nga profesor Fotaq Filipeu nё solfezh dhe nё instrumentin e fizarmonikёs, e mё vonё edhe si instrumentist e pasardhёs i tij pas daljes nё pension, nё rolin e dirigjentit tё  fanfarёs, do tё mundohem ta trajtoj figurёn e kёtij njeriu model nё kёndvёshtrimin profesional e duke pretenduar sadopak pёr njё vlerёsim real, pёr tё tёrhequr vёmendjen e studiuesve apo muzikologёve dhe institucioneve pёrkatёse tё muzikologjisё shqiptare pёr tё marrё nё konsideratё kontributin e tij, nё atё shkallё qё ai e meriton.

Fotoq filipeu dhe pasioni i tij per muziken...

Fotoq Flipeu… dhe pasioni i tij per muziken…

Po kush ishte Fotaq Filipeu? Ai lindi nё Leusa tё Pёrmetit nё 12 dhjetor 1915, mёsimet e para pёr violinё do t’i merrte nё Janinё dhe mё pas nё Konservatorin e Athinёs, ku diplomohet shkёlqyeshёm pёr violinё e dirizhim, ndërsa nё vitin 1937 do tё cilёsohej si njё ndёr violinistёt mё tё mirё tё vitit. Kthehet nё Shqipёri nё vitin 1938, ku filloi tё japё mёsim nё gjimnazin e Tiranёs dhe tё jetё aktiv nё jetёn koncertale tё kryeqytetit. Nё vitin 1939-1940, pushohet nga puna pёr veprimtarinё e tij si nacionalist e antifashist e mё vonё do ta shohim si mёsues violine nё Normalen e Elbasanit dhe dirigjent i korit tё kishёs ortodokse tё kёtij qyteti. Pёr veprimtarinё e tij nё kёto qytete do tё na duhet tё hulumtojmё mё shumё pёr tё bёrё njё konturim tё pёrgjithshёm tё kёsaj figure madhore tё lёnё nё harresё, sepse ёshtё e pafalshme qё emri i kёtij personazhi mёsimdhёnёs nё kёto shkolla e veçanёrisht nё Normalen e Elbasanit tё mos figurojё nё historikun qё pasqyrohet nё stendat e muzeumit.
Nё janar tё vitit 1945, dёnohet nga sistemi komunist me burgim tё pёrjetshёm pёr agjitacion e propagandё, ku do t’i kthehet nё 25 vjet duke i kaluar nё burgjet e Burrelit e tё Kavajёs e nga ku do tё dalё pas 16 vjetёsh. Nё vitet 1960-1961 pas daljes nga burgu kёrkon tё sistemohet nё punё nё profesion, megjithё vёshtirёsitё qё iu paraqitёn nё sajë edhe tё njohjes qё ai kishte me disa nga kuadrot qё ishin nё pozicione tё larta e qё dikur kishin qenё nxёnёs tё tij, arriti tё tёrheqë vёmёndjen e tyre pёr ta sistemuar nё punё, nё ato qytete ku kishte nevojё mё shumё pёr profesionin e tij, pa pёrjashtuar edhe faktin qё ai ishte i vёllai i inxhinierit tё famshёm Thoma Filipeu, emrin e tё cilit e kishte marrё njё nga veprat e mёdha bonifikuese tё rrethit tё Sarandёs.

Godina e kinoteatrit nё fillim dhe shtёpisё se kulturёs nё fund - Lushnjё 1974

Godina e kinoteatrit nё fillim dhe shtёpisё se kulturёs nё fund – Lushnjё 1974

Nga tё dhёnat gojore kemi dy versione tё ndryshme tё ardhjes nё qytetin e Lushnjёs e para sipas ish regjizorit Gёzim Libohova: “…Fotaqit iu propozuan tre qytete dhe ai zgjodhi Lushnjёn…”, por kemi edhe versionin tjetёr nga ish-drejtori i Shtёpisё sё Kulturёs, Avdyl Tufa, i cili thotё: “…njё ditё Ministri i Kulturёs i asaj kohe i propozon sekretarit tё parё tё Lushnjёs Qemal Myrseli (person mjaft artёdashёs), tё zgjidhte njё nga dy kandidaturat, muzikantin Fotaq Filipeu, dirigjent e violinist dhe  pianisten hungareze Marie Rafaeli, pёr t’i sistemuar nё sektorin e artit… e siç do tё shohim do tё pranohej kandidatura e profesorit”, por gjithsesi cilado që tё ketё qenё e vёrteta, fakt ёshtё se ai erdhi nё këtë qytet qё kishte njё popull artёdashёs, qё e vlerёsoi pёr talentin e tij, dhe bëri që ky qytet të nxjerrё talente e qё nё karrierёn e tyre ata arritën të bëhen artistё tё mёdhenj.
Nёse do tё kishte ushtruar  aktivitetin e tij artistik nё Tiranё, mbase do tё arrinte nё nivele shumë mё tё larta, por qenia pёr disa vite nё burg natyrisht do tё kishte mjaft ndikim apo trysni gjatё jetёs sё tij, duke pasur parasysh se kemi tё bёjmё me raste tё njejta nё mjaft qytete, si: nё Tiranё, Durrёs etj, lidhur me qёndrimin denigrues, indiferent e mohues ndaj shumё figurave tё artit e muzikёs, siç kemi rastin e profesorit tim tё nderuar Ramadan Sokoli, violinistit Pjetёr Gaci, kompozitorit Vangjo Nova etj. Nё Lushnjё profesor Fotaqi gjeti njё ambient mё tolerant pёr ushtrimin e aktivitetit tё tij e do tё kalonte mё mirё po t’i referohemi rastit tё muzikantit Zef Gruda, ish-dirigjenti i orkestrёs sё parё profesioniste tё Tiranёs qё kishte patur tё njёjtin fat me tё e qё pas daljes nga burgu e emёrojnё nё Durrёs dhe nuk i  plotёsojnё as kushtet minimale tё jetesёs dhe ai mё vonё do tё kёrkonte tё shkonte nё qytetin e Kukёsit, ku do tё vazhdonte pёr shumё vite karrierёn e tij artistike.
I dhashё kёto dy shembuj pёr tё kuptuar se Lushnja i respektoi njёlloj artistёt, ndoshta edhe mё shumё se tё tjerёt dhe i vlerёsoi pёr kontributin qё ata dhanё e qё do tё jenё pёrherё mirёnjohёs ndaj njёri-tjetrit.
Nё kёtё aspekt mё duhet tё bёj vlerёsimin tёrёsor tё figurёs sё profesorit tё nderuar Filipeu, pasi kjo do tё bёjё tё mundur qё t’i dyfishojё vlerat e tij.

Formacioni i orkestrёs sё estradёs profesioniste, 1966

Formacioni i orkestrёs sё estradёs profesioniste, 1966

Vjen nё Lushnjё si instruktor i muzikёs pranё Shtёpisё sё Kulturёs sё rrethit dhe merret me hapjen e kurseve 2 mujore pёr instrumentat muzikorё, violinё e fizarmonikё me amatorё, e mё pas e shohim si mёsues muzike pranё shkollёs ”Kongresi” po edhe dirigjent nё estradёn profesioniste. Kur filloi tё jepte mёsim nё shkollёn ”Kongresi” sipas tё dhёnave gojore, kemi njё detaj qё pёrkon me vitin 1965. Profesor Fotaqi paraqitet pёr tё dhёnё lёndёn e muzikёs dhe nёn/drejtori i shkollёs profesor Agim Sinani do ta shoqёronte nё njё prej klasave, ku do tё jepte mёsim. Pasi fillon ora e mёsimit dёgjohet njё zhurmё jo e zakontё nё klasё, Agimi kthehet tё shohё se çfarё kishte ngjarё, por profesor Fotaqi i thotё me zgjuarsi mos u shqetёso… e nё fakt nuk kaluan ditё do tё shihje nxёnёsit tё mbanin nё duar fletoret e muzikёs duke mёsuar solfezh, pra ai ia kishte arritur qёllimit me komunikimin e tij qё ishte sa kёrkues, por edhe bindёs tё nxiste dёshirёn pёr tё mёsuar lёndёn e bukur tё muzikёs e qё do tё pasonte me kurset pёr mёsimin e violinёs. Mund tё vazhdohet me shumё shembuj nga jeta e tij, por sistemimi i veprimtarisё sё tij nё ato çka thamё mё sipёr, por edhe nё atё qё ёshtё mё e rёndёsishme nё fushёn e interpretimit e tё krijimtarisё, ku kemi mjaft koncerte nё Athinё po edhe nё Shqipёri para vitit 1945, ku profesor Fotaqi ka qenё prezent. Mendohet se ka edhe inçizime nё ”Radio Tirana” me instrumentin e violinёs, kemi njё operetё, kёngё tё kompozuara si dhe shumё orkestracione pёr tё cilat nuk dihet fati i tyre. Duke qenё se drejtonte sektorin e muzikёs pranё Shtёpisё sё Kulturёs me largimin e muzikantit Niko Deda, ai do tё jetё dirigjenti i orkestrёs sё estradёs profesioniste nё disa premiera dhe ndёrkohё do tё vazhdonte tё bёnte pёrpjekje pёr masivizimin e rritjen cilёsore tё instrumentistёve tё orkestrёs duke organizuar mёsimin e teorisё sё solfezhit e duke i pёrshtatur orkestracionet sipas aftёsive tё secilit instrumentist deri sa arriti tё krijojё baza tё forta pёr njohjen e partiturёs, duke mundёsuar pas njё pune kёmbёngulёse futjen e kulturёs sё tё mёsuarit e konceptin e tё lexuarit nё mёnyrё mё tё organizuar tё notave muzikore qё shumё shpejt do tё jepte efektin e vet pozitiv.
Ai ishte i apasionuar pas punёs, aspak inferior, tepёr autoritar e kёrkues, plot kompetencё nё profesion sa nuk mund ta kuptoje pse ishte aq i palodhur dhe i vendosur pёr tё realizuar atё çka ishte shumё e vёshtirё, por mesa dukej luftonte jo vetёm nga pasioni e dashuria qё kishte pёr artin, por edhe pёr tё kapur kohёn e humbur qё padrejtёsisht ia kishin mohuar. Pas pёrpjekjeve tё vazhdueshme do tё nisnin nё rrugёn e gjatё tё interpretimit nё formacionin muzikor tё estradёs profesioniste instrumentistёt Tahir Beqiri[trombё], Thanas Gramatiko [klarinetё-saksofon], Dajlan Begolli [flaut-saksofon], Qemal Sinani e Shahin Hrushiti [kitarё], Mamo Beqo [bateri] etj, tё cilёt do tё ishin pjestarё tё pёrhershёm tё orkestrёs sё estradёs profesioniste pёr shumё vite me rradhё bashkё me orkestrantё tё tjerё, si: Rudak Ismaili, Dashnor Kruja [fizarmonikё], Robinson Lipe [flaut], Haki Voshtina, Roland Tomorri [violinё], Ylber Lame [kontrabass], Agim Hajdari, Ylli Kurti [bateri], Edmond Bejko [bateri-trombё], etj, qё herё pas here do tё zёvёndёsoheshin me instrumentistё qё formoheshin nё shkollat artistike tё arsimit tё mesёm e tё lartё. Fotaq Filipeu kompozoi operetёn ”Edlira”, kёngёn ”Lushnja e jonё” e mjaft kёngё tё tjera si dhe orkestroi marshe e kёngё pёr estradёn profesioniste e pёr lёvizjen amatore. Orkestra e estradёs profesioniste, megjithёse e vogёl nё numёr dhe jo e gatshme teknikisht, arriti deri atje sa nё shfaqjen e operetёs ‘‘Edlira’’ tё jetё formacioni bazё qё do tё pёrballonte me shumё vёshtirёsi kёtё vepёr tё kompozuar nga profesor Fotaqi. Opereta u shfaq 2 netё rresht u prit mjaft mirё nga publiku, por jehona e tij mbeti nё nivel lokal, me njё kronikё tё shkurtёr nё gazetёn ”Drita” dhe njё artikull nga gazetari Petrit Kranja nё gazetёn”Bashkimi”.

Fotaq Filipeu me nxёnёsit e tij te violinёs ,1967

Fotaq Filipeu me nxёnёsit e tij te violinёs ,1967

Nё muajin nёntor tё kёtij viti u mbushёn 50 vjet nga vёnia nё skenё e kёsaj operete, por qё nga ajo kohё nuk kemi tё botuar asnjё material studimor apo kritik dhe me keqardhje konstatojmё njё indiferentizёm nga institucionet artistike e ato botuese  pёr arsye nga mё tё ndryshmet e vazhdon njё heshtje nga specialistё tё etnomuzikologjisё pёr tё konfiguruar njё portret qё ka vlera tё padiskutueshme nё karrierёn e tij si muzikant. Duke iu referuar artikullit tё gazetёs ”Bashkimi” tё gazetarit Petrit Kranja, i cili ka meritёn pёr tё vetmin material tё kohёs qё ёshtё botuar e qё bёn fjalё pёr kёtё operetё do tё pёrpiqem ta paraqes atё çfarё shkruhet nё tё pa i ndryshuar asnjё presje, duke bёrё komentet e nevojshme e duke e anashkaluar nё disa raste politizimin e bёrё gjatё shtjellimit tё artikullit. Do tё mundohem ta analizoj nё kёndvёshtrimin profesional pёr tё mёsuar mё shumё rreth kёsaj vepre muzikore e cila ёshtё lakuar pёr shumё vite me rradhё dhe qё askush nuk e ka marё mundimin tё shkruajё njё artikull kritik e pёr tё arritur mё pas nё konkluzionin se me çfarё vepre kemi tё bёjmё konkretisht, çfarё vlerash ajo mbart e nё rast se ekziston si vepёr a mund tё rivihet nё skenё qoftё edhe sikur tё ketё nevojё pёr ndonjё ripunim tё saj. Po citojmё artikullin e gazetёs”Bashkimi” tё datёs 24 dhjetor 1964 ”Operetё nё skenёn e Lushnjёs”. [Operetё nё Lushnjё?? Po operetё. Ndoshta ndonjёrit mund t’i duket e çuditshme kur dёgjon fjalёn ”operetё”, qё shfaqet nё skenёn e Lushnjёs, ose me mirё tё themi nё Myzeqe, nё atё vёnd ku 20 vjet mё parё sundonte padija. Revolucioni popullor solli ndryshime tё mёdha nё tё gjitha fushat e jetёs edhe nё Lushnjё. Njerёzit e saj arritёn tё shfaqin operetёn e parё, tё cilёt e pregatiten dhuratё pёr nder tё 20 vjetorit tё çlirimit tё Atdheut. Libreti i operetёs ”Edlira” u punua nga shkrimtari L. Qafzezi, muzika ёshtё kompozuar nga F. Filipeu dhe opereta u vu nё skenё nga G. Libohova. Kjo qe njё ndёrmarrje e madhe nga aktorёt profesionistё tё estradёs dhe amatorёt diletantё tё shtёpisё sё kulturёs e tё krijimtarisё popullore tё Lushnjёs e me gjithё vёshtiresitё mundёn t’u japin artdashёsve tё qytetit tё tyre njё gjini tё re muzikore. Opereta ”Edlira” prej dy aktesh paraqet jetёn e gёzueshme nё fshatin e Myzeqesё, dashurinё pёr punёn e pёrbashkёt dhe futjen e sё resё nё fshat, gjё e cila shtjellohet rreth Edlirёs me njё varg ngjarjesh qё ndjekin njёra tjetrёn tё shoqёruara edhe me veprim muzikor. Edlira ёshtё njё vajzё fshatare, qё rritet nё vitet e pushtetit popullor. Atё e ka fejuar i ati me njё burrё tё kaluar nga mosha 50 vjeçar i cili ka paguar edhe para. Dhёndri plak, rol tё cilёn e interpretoi aktori profesionist i estradёs Dhimitraq Nushi nuk ia arriti qёllimit, se Edlira e ndihmuar edhe nga kolektivi, theu zakonin prapanik dhe mori atё qё dashuroi shokun e fёminisё, Agimin, qё sapo mbaroi shkollёn e lartё pёr agronom dhe u kthye pёr tё punuar nё fshatin e lindjes. Tematika e libretit ёshtё aktuale e ndikon pozitivisht nё edukimin e punonjёsve. Vargjeve tё libretit qё paraqesin realitetin e jetёs sё fshatit tonё socialist, i pёrgjigjet edhe muzika e pёrpunuar me kujdes nga F. Filipeu. Para sё gjithash duhet thёnё, se muzika u pёlqye nga spektatorёt e tё gjitha shtresave. Ajo ёshtё e ёmbёl e nё pjesёn mё tё madhe tё saj pёrbёhet nga motive tё muzikёs myzeqare. Meritojnё tё pёrmenden oktetet me vajza e djem, ku shikohet nё mёnyrё tё theksuar motivi i muzikёs myzeqare, qё i japin gjallёri operetёs dhe paraqesin nё skenё njё ambjent tё gёzuar myzeqari. Por, duhet thёnё se nё disa vende, muzika nuk e kalon kufirin e operetёs dhe kjo vjen sepse nё  libret trajtohen edhe aspekte dramatike, siç ёshtё rasti kur, plaku vete tё marrё me zor Edlirёn dhe shokёt e shoqet e saj, i kёrcёnohen atij, duke i thёnё: shporru, shporru se grushti tё pret. Si operetё e parё, ajo meriton fjalё tё mira pavarёsisht se nga ana artistike ka mjaft dobёsi. Kolektivi qё punoi pёr tё, sё bashku me kompozitorin F. Filipeun, ka punuar me pasion e pa u lodhur. Shembull  pёr kёtё mund tё biem pjestarёt e orkestrёs, tё cilёt megjithёse tё pakёt nё numur dhe tё rinj nё profesion e kryen detyrёn mirё. Natyrisht, me njё orkestёr mё tё plotё, opereta do tё dilte shumё mё mirё, por, qё kёtej mund tё nxirret njё mёsim, se edhe nga njё orkestёr e vogёl, me guxim tё punohet qё nё t’ardhmen tё ecet drejt forcimit dhe zgjerimit tё saj. Me tё drejtё ata dhe tёrё pjestarёt e tjerё tё operetёs merituan duartrokitje nga spektatorёt. Solistёt, si gjithё tё tjerёt, u pёrpoqёn e dhanё atё çfarё patёn mundёsi, por duhet thёnё se ata lёnё mjaft pёr tё dёshiruar. Kolektivi artistik lushnjar ka bёrё njё hap tjetёr pёrpara me vёnien nё skenё tё kёsaj operete. Kjo tё bind, se nё Lushnjё ka mundёsi tё zhvillohet njё aktivitet artistik nё njё nivel mё tё lartё…”
Duke e analizuar me kujdes kёtё artikull vёmё re se mungon informacioni i plotё pёr pjesёmarrёsit qё e realizuan kёtё shfaqje, pasi aty na jepen me iniciale autori i libretit Luan Qafzezi, regjizori Gёzim  Libohova, dhe kompozitori Fotaq Filipeu si dhe njё prej roleve kryesore[plaku], aktori Dhimitraq Nushi. Nё kёte artikull nuk pёrmёndet autori i skenografisё, kush ka luajtur nё rolet kryesore tё personazheve tё Edlirёs dhe Agimit si dhe nё rolet e tjera dytёsore apo episodike. Duke hulumtuar pёr kёtё vepёr nё kontakt edhe me pjestarё qё kanё interpretuar nё kёtё shfaqje mёsojmё se autori i skenografisё ka qenë Lek Previzi, koreograf Bajram Cakalli. Nё rolet kryesore janё Marjeta Puka [Edlira] dhe Myrteza Baboçi[Agimi], Dhimitraq Nushi[plaku] dhe nё rolet e tjera dytёsore apo episodike ishin Suzana Gjeçi[Edlira nё moshё tё vogёl], Flamur  Shabani[Agimi nё moshё tё vogёl] dhe trupa pёrbёhej nga dy grupe nё formё okteti Ferial Alibali, Antoneta Gjermёni, Liri Llazo, Suzana Aliçka, Athina Vogli, Milika Prifti, Vita Puka, Drita Guxhumani, Savete Toska dhe Mihal Gopo, Aleksandёr Lipe, Jovan Byzhyti, Petraq Dhimitri, Thoma Tushe, Sokrat Bozo, etj. Nё formacionin e orkestrёs nё kёtё operetё ishin Fotaq Filipeu[dirigjent], Milika Prifti [piano], Tahir Beqiri [violinё], Gaqi Bello e Xhani Celkupa [fizarmonikё], Thanas Gramatiko [klarinetё-saksofon], Dajlan Begolli [flaut-saksofon], Franc Pali [Trombё e parё], Huso Demi [Trombё e dytё], Mamo Beqo [Bateri]. Ky formacion muzikor qё nuk kishte eksperiencё u pёrpoq ta luajё kёtё vepёr me dy akte, por pёrveç efektit qё dha nё sallё duhet tё kuptojmё se ajo nuk mundi tё zёvёndёsonte njё orkestёr qё tё paktёn tё ishte gjysёm sinfonike, ku tё mbizotёronin instrumentat e harqeve, instrumentat frymorё tё drurit  e tunxhit si dhe ato tё perkusionit qё Lushnja nё kёtё kohё nuk i kishte, por edhe nuk mundi t’i sigurojё. Solistёt kryesisht amatorё u pёrpoqёn tё jepnin maksimumin e tyre dhe u pёlqyen nga publiku, por nё rast se dirigjentit, i cili ishte edhe kompozitori i operetёs do t’i ishte vёnё nё dispozicion njё orkestёr me cilёsore apo edhe kёngёtarё tё nivelit  profesionist, mbase do tё tёrhiqte sadopak vёmёndje nё rrethet intelektuale artistike tё vendit. Mungesa edhe e eksperiencёs pёr realizimin e shfaqjeve të tilla, por edhe tёrheqja nga shfaqja e dy interpretueseve tё roleve kryesore Gaqo Pёllumbi[Agimi] dhe Dolorez Spahiu[Edlira] bёri qё kjo vepёr tё mos kap vlerat interpretative tё kёtij zhanri muzikor e do tё konstatojmё se shumё shpejtё do tё shuhej jehona e saj. Pati tentativa pёr t’a prezantuar nё institucionet artistike tё Tiranёs, por pa rezultat pasi jo vetёm qё mungonte dashamirёsia por edhe sipas tё dhёnave gojore u pretendua pёr rimineshencё me disa vepra tё njohura. Nuk arrijmё dot tё vёrtetojmё se ku ёshtё paraqitur materiali muzikor i kёsaj vepre dhe cilët individё specialistё apo komision arritën nё kёtё konkluzion dhe pse kёta specialistё qёndruan indiferentё duke mos mbajtur qёndrim kritik nё analizat e veprimtarive qё organizoheshin nё sistemin e kulturёs e tё artit qё do tё qartёsonte vlerat qё kishte kjo vepёr e padyshim do tё nxiste autorin tё reflektonte nё ripunimin e saj. Nuk dimё gjithashtu se ç’qёndrim mbajti mё pas autori i materialit muzikor, por pёrderisa opereta mbeti nё heshtje dhe mё vonё nuk kemi ndonjё ripunim tё saj mund tё lidhet ndoshta edhe me ndonjё presion qё mund tё ketё pasur profesor Fotaqi e qё e ka bёrё atё tё tёrhiqet. Nё artikullin e gazetёs ”Bashkimi” [qё mendoj se mund tё jetё censuruar], nuk gjejmё asnjё fjalё pёr vlerёsimin e punёs sё kompozitorit e dirigjentit, i cili bёri njё hap tё guximshёm pёr vёnien nё skenё tё kёsaj vepre muzikore dhe jo vetёm qё nuk u fol pёr tё, por sipas tё dhёnave gojore ai ka debatuar me drejtues tё asaj kohe pёr mosvlerёsim, pra nuk ishte njeri qё nёnshtrohej lehtё, por ishte njeri me karakter e personalitet. Gjithsesi nё vitet e mёvonёshme nuk kemi tё kompozuar nga ai ndonjё vepёr tё gjinive tё mёdha muzikore kjo ndoshta edhe pёr shkak tё ”dёshtimit” qё pёsoi me operetёn. Sot qё flasim do tё duhet tё merremi me partiturёn origjinale tё saj [kopja e vetme e sё cilёs zotёrohet nga e bija e tij, violinistja Elda Filipeu], pёr tё bёrё njё rivlerёsim real e kritik e ndoshta ndonjё pёrpjekje pёr ta rivёnё nё skenё. Ky do tё ishte shpёrblimi mё i madh qё mund t’i bёhej kёtij personaliteti tё qytetit tonё pas vdekjes.
Pas operetёs krijimtaria e tij siç do ta shohim do tё pёrqёndrohet nё disa kompozime e orkestracione kёngёsh pёr estradёn profesioniste, grupet amatore si dhe mё vonё pёr formacionin e fanfarёs muzikore tё qytetit qё i pёrshtaste ndonjё herё edhe sipas aftёsive individuale tё secilit istrumentist. Kompozimet e tij ishin tё natyrёs lirike tepёr melodioze e tё thjeshta pёr t’u kёnduar e duke u frymёzuar edhe nga motivet e folklorit myzeqar tё cilat entusiazmonin publikun e qytetit, por qё fatkeqёsisht e gjithё kjo prodhimtari nuk u vlerёsua nё shkallё kombёtare, por edhe nga kritika muzikore e periudhёs nё fjalё. Ndёr kёngёt mё tё bukura qё pёrsёri nuk i gjejmё tё botuara nё literaturёn muzikore ёshtё kёnga ”Lushnja e jonё” me tekst tё Shefqet Karajit njё vals qё kёndohej shpesh e qё pati jehonё tek tё rinjtё e asaj kohe, kёnga ”Zeshkania”, ”Djalё tё lutem shumё”, ”Pёr ty kёndoj myzeqe”, ’’Dridhёron dimri me borё’’ etj. Pati edhe shumё kompozime tё tjera, por vlen tё theksohet njё fakt se vetёm nё njё nga premierat e estradёs profesioniste e shfaqur nё qershor tё vitit 1965 me titull ”Pse unё? Po kush.. dhe ç’mё duhet mua” kemi 3 kёngё tё kompozuara prej tij dhe 15 kёngё tё orkestruara pёr formacionin orkestral. Duke vazhduar mё pas me ata qё kanё shkruajtur e qё do tё shkruajnё pёr kёtё fenomen tё artit muzikor tё pa vlerёsuar deri tani nga muzikologjia shqiptare e institucionet pёrkatёse pёr tё ndёrtuar fizionominё e plotё profesionale e shkencore tё tij, ai meriton vёmёndje pёr t’u analizuar si model nga studiuesit tanё pёr aq sa iu dha mundёsia nё ato kushte tё vёshtira tё shpaloste talentin e tij. Ai hedh bazat e para pёr konsolidimin e orkestrёs, ku instrumentistёt qё do tё dilnin nga dora e tij do tё merrnin pjesё nё koncerte, nё premierat e estradёs profesioniste dhe nё festivalet pёr femijё dhe pёr tё rritur qё do tё organizoheshin nё vitet nё vazhdim. Puna e tij me orkestrёn e estradёs profesioniste do tё vazhdonte me premiera tё tjera tё sukseseshme qё do tё arrinin sukses nё mjaft qytete tё vendit. Kemi turneun e janarit dhe tё prillit tё vitit 1964, kemi shfaqje ku kёngёtaret Milika Prifti e Vide Puka do tё ishin shumё tё suksesshme nё shfaqjet nё Durrёs, Tiranё, Elbasan, Skrapar etj, kjo do tё vazhdonte edhe nё disa premiera tё tjera, ku mё pas dirigjenti Fotaq Filipeu do tё kalojё nё sektorё tё tjerё nё shtёpinё e kulturёs dhe mё vonё me klasat e violinёs. Pёr Fotaq Filipeun nuk mund tё flitet vetёm me nostalgji e me aludime siç ёshtё vepruar nё ndonjё rast, por do tё duhet njё angazhim mё i madh duke u thelluar nё fakte tё vёrteta, tё cilat ekzistojnё, por qё aktualisht disa prej tyre na mungojnё. Me ardhjen e tij nё Lushnje pasioni dhe dёshira e tij ishte tё jepte mёsim nё violinё dhe me shumё mundim arriti tё hapё kurse pranё Shtёpisё sё Kulturёs, ku filluan tё formoheshin violinistёt e parё si Roland Tomorri, Eva Mёhilli, Haki Voshtina, Rezana Ypi, etj, paralel hapi edhe kursin e kitarёs ku do tё pёrgatiteshin Qemal Sinani e Shahin Rushiti etj. Ai hedh bazat e para pёr konsolidimin e orkestrёs, ku instrumentistёt qё do tё dilnin nga dora e tij do tё merrnin pjesё nё premierat e estradёs profesioniste, nё koncertet e shtёpisё së pionierit, nё festivalet pёr fёmijё e pёr tё rritur qё do tё organizoheshin nё vitet nё vazhdim si dhe nё formacionet muzikore tё qytetit, tё grupeve amatore tё shkollave dhe ndёrrmarjeve, ku nё kёto vite filluan tё krijoheshin ansamble me grupe valltarёsh e grupe korale. Pas tёrheqjes nga estrada profesioniste ishte koha kur nё mjaft qytete tё vendit, Ministria e Arsimit filloi tё stimulojё hapjen e shkollave dhe klasave tё muzikёs dhe do tё ishte momenti, ku ai do tё merrej fuqishёm me mёsimdhёnien nё instrumentin e violinёs dhe do tё shohim qё nё vitin shkollor 1966-1967 do tё hapet pёr herё tё parё klasa e muzikёs, ku profesor Fotaqi do tё jepte mёsimin e volinёs e tё solfezhit.

Dirigjenti  Fotaq Filipeu dhe fanfara muzikore nё sheshin e qytetit tё Lushnjes, 1968

Dirigjenti Fotaq Filipeu dhe fanfara muzikore nё sheshin e qytetit tё Lushnjes, 1968

Nxёnёsit qё formuan klasёn e violinёs ishin, Teki Libohova, Alfred Dhamo, Nikoleta Mati, Dalina Vila, Pellumbesha Shkurti, Adriatik Hatellari, Frida Guga, Aishe Jaçellari, Edmond Doko, Ylli Yzeiri, Jolanda Tufa, Xhemal Kruja e Sokol Voshtina etj. Me kёta fёmijё ai do tё realizonte ёndrrёn e tij pёr tё lёnё gjurmё nё historinё Lushnjёs duke bёrё njё punё kolosale, e cila do tё jepte frutin e vet. Ai i donte jashtё mase ata fёmijё dhe nё dukje ishte i ashpёr e tepёr ”nervoz” [kishte ndonjё rast qё ndonjё nga prindёrit e fёmijёve keqkuptohej pёr mёnyrёn e komunikimit], por nё thellёsi tё shpirtit kishte ndjenjёn e fuqishme pёr tё formuar muzikantё pёr tё cilёn ai s’kursente asgjё. Fotaq Filipeu hodhi bazat e para pёr konsolidimin e orkestrёs, ku instrumentistёt qё do tё dilnin nga dora e tij do tё merrnin pjesё nё koncerte, nё premierat e estradёs profesioniste dhe nё festivalet pёr fёmijё e pёr tё rritur qё do tё organizoheshin nё vitet nё vazhdim. E kёshtu vit pas viti kёta fёmijё tё vegjёl qё rriteshin me violinёn nё duar njё nga njё do tё vazhdonin shkollat nё  Liceun artistik tё Tiranёs e nё shkollat artistike nё Elbasan, Durrёs e Fier, ku me kualifikimin e tyre duke vazhduar edhe Institutin e Lartё tё Arteve, ata sot kontribuojnё nё zhvillimin e lёvizjes muzikore nё qytetin e Lushnjёs e nё Tiranё, ku mund tё pёrmёnd Alfred Dhamon, Nikoleta Matin, [violinё], Ylli Yzeirin [corno], Edmond Dokon [dirigjent], pati edhe nxёnёs muzikantё tё tjerё qё dhanё kontribut pёr gjallёrimin e jetёs artistike nё qytet,  por pёr arsye tё ndryshme mjaft prej tyre zgjodhёn tё vazhdonin rrugё tё tjera nё jetё, gjithnji duke ruajtur respektin pёr mёsuesin e tyre, i cili me punёn e palodhur luajti rol vendimtar nё edukimin intelektual dhe formimin e kulturёs sё tyre muzikore. Duket qartё se profesor Fotaqi meriton tё cilёsohet si muzikanti qё dha mё shumё pёr zhvillimin e artit muzikor nё Lushnjё, por qё tё pasurohet mё shumё aktiviteti i tij ёshtё i domosdoshёm grumbullimi fakteve pёr periudhёn e studimeve nё Greqi e mё pas pёr aktivitetin e tij artistik si violinist, dirigjent apo mёsues i lёndёs sё muzikёs, ku dihet qё ka dhёnё mёsim nё gjimnazin e Tiranёs para viteve 1940 e mё pas nё Normalen e Elbasanit apo nё korin kishtar tё kёtij qyteti. Nё bisedat e lira profesor Fotaqi tregonte pёr koncertet me violinё qё kishte dhёnё gjatё kohёs sё studimeve nё Konservatorin e Athinёs, por edhe gjatё kohёs qё studjonte nё gjimnazin e Janinёs. Nё njё rast iu dha mundёsia tё drejtonte orkestrёn sinfonike tё konservatorit e ku pas pёrfundimit tё programit, profesori tij qё ishte edhe dirigjent i orkestrёs i drejtohet atij duke i dhёnё baketin: (shkopi i dirigjentit) ”Ti meriton tё jesh pasardhёsi im!” -  njё vlerёsim i merituar ky qё do ta pёrjetonte gjatё gjithё jetёs. Ja vlen tё pёrmendim njё detaj tjetёr po nё njё nga momentet e pushimit gjatё punёs pёr ngritjen e orkestrёs frymore, ku pёr tё nxitur dёshirёn pёr muzikёn klasike tregonte pёr njё ndodhi reale qё e pati pёrjetuar gjatё kohёs sё studimeve nё Greqi… ”Njё ditё, i propozoj shokut tim tё dhomёs, qё studjonte pёr inxhinjeri tё shihte operan ”Aida” tё Xhuzepe Verdit nё Operan e Athinёs. Nё fillim ai hezitoi, por unё arrita t’i mbush mendjen, dhe gjatё gjithё kohёs e vёshtroja me vёmendje dhe kuptoja qё mezi po qёndronte pёr ta parё deri nё fund atё shfaqje. Çuditёrisht ai rezistoi, dhe kjo ndodhi edhe herё tё tjera pёr shfaqje tё ndryshme ku pёrsёritej e njёjta situatё. S’kaloi shumё kohё, dhe vjen njё ditё e bukur, kur unё isha i zёnё me punё pёr pёrgatitjen e njё koncerti pёr violinё, kur ky shoku im inxhinjer mё bёn ftesё pёr tё ndjekur njё premierё operistike… E pashё me vёmendje dhe habi dhe nё kёr moment hutimi, buzёqesha… E kuptova qё tek ai tashmё pasioni dhe dёshira pёr tё ndjekur veprat klasike qe bёrё ushqim shpirtёror!  Menjёherё e ndёrpreva punёn dhe shkova me tё… Qё atёherё ai qe gjithnjё i pranishёm, dhe ndiqte rregullisht koncertet me muzikё klasike botёrore…”
Tashmё pёr dirigjentin Fotaq Filipeu gjatё rrugёtimit tё tij nё ushtrimin e profesionit, pёrgatitja e orkestrёs frymore do tё ishte njё nga punёt mё tё vёshtira tё jetёs sё tij sigurisht duke pasur edhe dashamirёs rreth vetes, instrumentistё amatorё[puntorё, nxёnёs e intelektualё], qё me pёrkushtim arritёn tё perfeksiononin formacionin e fanfarёs. Gjatё provave qё zhvillonim nё Shtёpinё e Kulturёs ish-godina e patriotit Nebi Sefa, pёr pёrgatitjen e orkestrёs ai punonte shumё pёr mёsimin e teorisё sё solfezhit, pasi futja nё formacion e klarinetёs, flautit, trombёs, trombonit, tenorit, baritonit e bassit kёrkonte formim profesional. Me shumё mundim duke punuar kokё mё kokё e duke organizuar edhe kurse profesionale nё Lushnjё dhe nё Tiranё me specialistё tё instrumentave pёrkatёs Fotaq Filipeu ia arriti qёllimit pёr funksionimin normal tё kёtij formacioni muzikor, i cili  pёr shumё vite do tё luante njё rol tё rёndёsishёm nё gjallёrimin e atmosferёs festive tё ngjarjeve lokale e kombёtare. Ai ka meritёn e kurorёzimit tё fanfarёs muzikore tё qytetit me tё cilёn vёrteton se ai mbetet njё muzikantё shumёdimensional e i papёrsёritshёm qё me pasionin e dashurinё pёr profesionin arriti tё korrte frytet e punёs sё tij. Askush nuk e imagjinon pasionin e pёrkushtimin e punёs sё bёrё nga profesor Fotaqi me vёshtirёsitё qё ai haste nё punёn e pёrditёshme duke punuar me individё tё veçantё pёr mёsimin e teorisё sё muzikёs pёr leximin e notave muzikore e pёr sigurimin e instrumentave pёrkatёs. Ai do tё  konkretizonte nё praktikё realizimin e dёshirёs sё artistёve amatorё tё cilёt sё bashku do tё mbeten nё lёvizjen kulturore-artistike tё qytetit si model i njerёzve tё nderuar qё dhanё kontribut modes pёr mjaft vite me rradhё. Orkestra frymore e qytetit tё Lushnjёs pas njё pune intensive u paraqit nё koncertin e saj tё parё nё 5 maj 1968, me katёr marshe nga repertor i muzikёs patriotike e partizane ku interpretuan 23 instrumentistё, tё cilёt do tё pёrbёnin formacionin bazё tё fanfarёs sё qytetit e kёta do tё ishin instrumentistёt: Dajlan Begolli, Xhevit Alla, Kurt Beqiri, Rudak Ismaili e Thanas Gramatiko [klarinetё], Tahir Beqiri, Kujtim Qёndro, Huso Demi, Haki Voshtina, Jovan Bizhyti e Flamur Shabani [trombё] Pajtim Malasi e Andon Cauli [flikorno], Nesti Qirici [tenor], Agim Sherifi [bariton], Ylber Lame e Edison Lipe [flaut], Maksim Kulla e Albert Mati [trombon], Naun Prifti [grandcasa], Aqif Kiptiu [bastubb].
Ky formacion herё pas here do tё ripёrtёrihej me instrumentistё mё tё kualifikuar dhe me ta do tё merrte pjesё nё tё gjitha aktivitetet ceremoniale tё programura nё qytet e nё fshatra tё Lushnjёs e pёrvjetore festash nё qytete tё ndryshme tё vendit.

Madhёshtia e dirigjentit Fotaq Filipeu nё Festivalin e I tё kёngёs pёr fёmijё dhe pionierё, Lushnje

Madhёshtia e dirigjentit Fotaq Filipeu
Festivali i I i kёngёs pёr fёmijё dhe pionierё, ne Lushnje

Nё shkrimin ‘‘Acquarel me figurёn e  Filipeut’’ publicisti Jozef Radi shpjegon ‘‘…Fotaq Filipeu, nё tё keqen mё tё madhe bёri mё tё mirёn e mundёshme pёr njё qytet tё vogёl si Lushnja, ai mbolli pa lodhje, dashuri pёr muzikёn, pasionin pёr violinёn, korrektesё profesionale tё pashoqe, disiplinёn artistike ndaj kujtdo, fёmijё a burrё qё mbёshteste mjekrёn mbi violinё dhe merrte kordёn pёr ta rrёshqitur mbi katёr tela pёrgjegjshёm dhe me pasion…’’ Nё vitin 1971 ai do tё jetё dirigjent nё festivalin e parё tё kёngёs pёr fёmijё i  cili do tё vazhdonte edhe me festivalin e dytё, njё arritje e meritё e profesor Fotaqit, qё i  shtoi vlerat qytetit tё Lushnjёs e mё pas do tё dilte nё pension e ndoshta edhe nga rrethanat e kohёs u tёrhoq nё qetёsinё e vet, kur kishte energji pёr ta vazhduar profesionin, por ato vite do tё ishin nga mё tё vёshtirat pёr  sektorin e artit e tё kulturёs ku mjaft artistё e shkrimtar morёn goditje nga i ashtuquajturi Pleniumi i IV dhe kёshtu pёrfundoi kariera artistike e kёtij muzikanti qё medoemos duhet tё zerё vendin qё i takon nё enciklopedinё e artistёve Shqiptarë.
Ai vdes nё qytetin e Lushnjёs nё vitin me 17 maj 1992, duke lёnё gjurmё tё thella nё kёtё qytet dhe pёr atё ç’ka thamё deri tani pёr profesorin e nderuar Fotaq Filipeu arsyetojmё se ardhja e tij nё Lushnjё ndoshta e pengoi nё njohjen e tij nё shkallё kombёtare, por pёr atё ç’ka ai na dhuroi ishte njё shans, pasi pa tё historia e zhvillimit muzikor nё Lushnjё do tё ishte e vakёt. Me potencialin e tij ai do tё shёrbente si njё start i fuqishёm pёr zhvillimin e lёvizjes muzikore nё rrethin e Lushnjёs e cila vazhdimisht do tё pёsonte ndryshime si nё fushёn e krijimtarisё, ashtu edhe nё atё tё interpretimit.
Bashkia e Lushnjes duke vlerёsuar kontributin e tij me vendim nr. 77, dt 12.12.2006, vendosi t’i akordojё titullin ”Qytetar Nderi” dhe me vendim nr. 63, dt 17.11.2009, vendosi tё emёrtojё njё nga rrugёt e qytetit me emrin ”Fotaq Filipeu”.
Lushnje, dhjetor 2015

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook